E shtune, 20.04.2024, 03:34 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosovë je zonjë e rëndë

E diele, 02.02.2020, 07:25 PM


KOSOVË JE ZONJË E RËNDË FATIN TËND KUSH PO E NËPËRKËMBË

(Aty ku nuk vepron ndërdija, ndërhyn edhe magjia)

Nga Dedë Preqi

Faktori kryesor që po e anashkalon dhe degradon jetën e qytetarit të Kosovës, dhe të ardhmën e tij, është politika jo e mirëfilltë dhe e paorganizuar, e cila e kushtëzon jetën dhe ekzistencën njerëzore të këtij vendi, duke i dhënë përceptime të gabuara dhe të defektizuara, që në këto rrethana- nga një këndvështrim i veçantë-njeriu nevojtar bëhët i varur, pa i kuptuar pasojat që do ta ndjekin mbrapa.

Në ecurinë e mëtejme të zhvillimit të vendit tonë, jeta e tregon realitetin e vet ndryshe, pikërisht një sistem jo mirë të përllogaritur funksionesh në mënyrë shkencore dhe të ndërtuar me saktësi, përmes formave dhe projekteve shtetndërtuese, që stimulohen nga vullneti dhe bindjet e arsyeshme në përmbushjen e nevojave të veta në plotësimin e  kushteve dhe standartit jetësor.

Nëse natyra do të zotërohet nga njeriu dhe nga vepra e tij në mënyrë magjike, që do të thotë edhe Kosova të zhvillohet në këtë mënyrë, apo të përfitojë prej këtyre projekteve magjike, atëherë konceptet reale të njeriut serioz ngushtohen dhe njeriu historikisht hynë në krizën e humanitetit të vet, ku në çdo kohë do të përballet me rreziqet e natyrave të ndryshme negative, që vijnë nga ndikimet e njerëzve MASHTRUES.

Ky rrezik qëndron thjeshtë në çdo vend dhe shoqëri njerëzore, aty ku nuk vepron ndërdija, që duhet ta vëmë nën kontrollën e brendshme dhe me ndihmën e forcave të kthjellta të shpirtit dhe hirit njerëzor, duke ditur se shpeshherë dhe në rrethana të prekshme njeriu është atakur shumë keq nga situatat e pa pritura të shkatërrimit dhe përçarjeve familjare dhe më gjërë, që i janë shpalosë në jetën e përditshme, burimin e të cilave e ka gjetë edhe tek këto dukuri të errëta, veprimtaria e të cilave  i ka pushtuar vendet tona shqiptare me të madhe.

Asnjëherë më parë Kosova nuk ka rënë kaq poshtë e ndikuar në këtë menyrë të çoroditur, edhe atëherë kur ishte nën pushtuesit e huaj një dukuri e tillë nuk ka vepruar në mënyrë të hapur, siq po ndodh tani, që fati i saj të peshohet edhe të abuzohet në farmat e tilla, përveq njerëzve të pandërgjegjshëm nga pushtarët e vet, edhe më e keqja, sikur ta kishte braktisë ndjenja morale, intelektuale dhe politike këtë vend, që të matët sot ekzistenca dhe fati i një shteti dhe një populli përmes  rrëfimëve dhe bindjeve të magjistarëve.

Nga këtu mund të llogarisim hapat e përparimit dhe zhvillimit të vendit tonë, kur në emisione telivizive të vendit ftohen magjistarët, dhe përmes bestytnive të tyre shpjegohet dhe besohet gjendja aktuale politike dhe e ardhmja e Kosovës, madje në tërësi edhe nyjet politike në mes koalicioneve të sotme, si dhe magjitë e ndikuara në lidershipin e vendit, me preardhje nga Serbia, apo ndonjë vend tjetër i rajoneve të pa njohura aziatike, duke e penguar edhe përspektivën e këtij vendi.

Dhe çfarë eksperimentesh mbi këtë popull duhet të ndodhin, dhe kur e shikojmë në tërësi na krijohet përshtypja se, nuk qenkan më të prekshme dhe më të rrezikshme, as luftat, as katastrofat natyrore dhe as sëmundjet, përkundra rrezikut që vjen nga keqmenagjimet dhe gllabërimi i pushtetit ekonomik, politik, juridik, organizativ e shtetëror, që edhe përfitimet e shtetit nga djersa e popullit, përvetësohen dhe bëhën kapital i tyre.

Jo rrallë herë për ty fliten edhe fjalë të kota, fliten edhe fjalë të shpifura, të cilat kanë për qëllim të ulin prestigjin tënd dhe ekzistencën tënde në këtë botë, por aty ku flitet dhe diskutohet seriozisht si edhe në formën e prekshme, ky lloj djalli që të kanoset në këtë mënyrë dhe forma të ndryshme, ose përfaqëson një frikë të pa përkufizuar dhe armik psikologjik, apo diçka e tillë simbolike, që nuk ta dëshiron rritën tënde dhe as thëmelet e shtetit demokratik.

Kosovë je një zonjë e rëndë, je zotëruese e së vërtetës tënde, mos lejo në asnjë mënyrë të nëpërkëmbësh, mos lejo bastardët të lozin me fatin tënd, ti shesin dhe të bëjnë pazare me gjymtyrët e trupit tënd të lashtë dardan, mos lejo të zbrazët djepi i yt, që rriti bija dhe bijë të çmuar të këtij trolli, të cilët i njohu tërë bota e civilizuar, mos lejo që fati i këtij populli të matët dhe prognozohet përmes magjistarëve, sepse fatin tënd e përcakton dhe e ndërton vetëm Rinia e këtij vendi, që është forca më e fuqishme e përspektivës për të ardhmën tënde.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora