E shtune, 20.04.2024, 08:58 AM (GMT+1)

Mendime

Hysni Osmanaj: Bisede me Xhavit Hasanpapen

E diele, 02.02.2020, 06:58 PM


Bisede me Xhavit Hasanpapen, djalin e babes se mire dhe intelektualin e shquar tropojan....

Nga Hysni Osmanaj

Te lumte mendja dhe dora per shkrimet qe ben per Tropojen tone, bukurite dhe vlerat e saj te pa mata... e sidomos per perlen e saj Valbonen... Me te drejte beni apel qe te mbillen peme dhe te ruhet mjedisi ne çdo cep,por ne veçanti nga Q. Morina rruges deri ne Valbone... Po ne i kishim si rralle vend dhe i preme, i abandonuem, e kthyem gjithe ate pasuri ne toke te djegur.. Le te bejme nje  udhtim ne kohe jo me te larget se 30 vite.. Sapo del ne Qafe Morine perballe te shpaloset nje pamje madheshtore... nje mrekulli e rralle me pemtoret buze rezervuarit e Kasaje, per te vazhduar me brezaret e vreshtit te Borkit dhe Mejdanit, ku rruga gjarperon mes mrekullive te plantacioneve me kumbulla, qershi, molle e dardhe te Sopotit, Cernices, Dojanit, Rudeshit dhe Dubraves.. Ne te dy krahet karshi si gjerdan i arte shtrihen vreshtat e Tuçepit dhe Bogzes... si dhe blloqet me drufrutore te Rrogamit e deri ne Luzhe... Sapo len qytetin e B. Currit dhe nisesh per ne zemren  e alpeve, ne te dy anet e rruges rrethuar nga drure dekorativ si plepa, blire etj  syri te kenaqet me pemtoret e Margegaje, Koçanaje e Shoshanit plot arra, kumbulla, geshtenja qe shtrihen buze kaltersive te lumit e deri ne blinajat e Seoces... Pastaj vjen Gryka e Dragobise, fshati Dragobi, Mbas  Kollata, Quki i Dunishes me Liqenin sykalter dhe vet mbreteresha Valbone me Fushen e Gjese dhe Rrogamin e Shales... Ky eshte vetem nje atraksion turistik i Tropojes, pa folur per Curraj Eper, Lkenin e Ponarve, Velishtin, Lumen e Gashit, Padeshin dhe Universin e Bjeshkeve nga Karroni i Salces e deri ne Ujeze te Shipshanit!! Eehhh... por sapo hap syte, nje realitet krejt tjeter... Vetem Shkelzeni, Bisheva e Cukali, Korja e Kollata nuk kan levizur, nuk kan mundur tu lekundin kershat... As Lumi Valbone, megjithe zinxhiret shemtues te hidrocentraleve... Ti mire shkruen e mendon Xhavit Hasanpapaj per realitetin e sotem.. se shpresa vdes e fundit dhe brezat do ringjallen pa tjeter!!!

Hysni Osmanaj, Tirane, Janar 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora