Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fetah Maliqi: Malli

| E diele, 02.02.2020, 06:29 PM |


Fetah Maliqi

MALLI

Nuk ma heqin mallin

As prindërit e mi,

Atdheu është larg

Mbetur në robëri.

Buka që e ha

Më shton uri,

Atdheu po dridhet

Nga lufta për liri.

Me shokët unë

Dua të jam atje,

Për shokë kam mall

Për liri etje.

Dhe nisem vrap

Ta shuaj mallin,

Në kontak pushke

Mbështes syrin e ballin...!