E premte, 29.03.2024, 06:43 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush ishte Shën Albani i Britanisë?

E shtune, 01.02.2020, 07:49 PM


Kush ishte Shën Albani i Britanisë ?

Shkruan Fahri Xharra

Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re.  (Albanet me famë nje mijëvjecare (Elena Kocaqi )

Këta popuj e dinin fare mirë që kishin prejardhjen. Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë" f.53 Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikët dhe thoshte: "Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47

Shën Alabani ishte martiri i parë i krishter në Britani. Besohet që vdiç rreth vitit 304, gjatë kohës së Dioklecianit. Karriera e tij e krishter ishte shumë e shkurtër, sepse u egzekutua nga Romakët gati fill pas konvertimit. Atij iu këput koka. Në literaturën kishtare si tëasaj katolike, anglikane dhe ortodokse nuk spsjegohet drejt që ky ishte një alban

“I am called Alban and I worship and adore the true and living God”

“ Më quajnë Alban, punoj dhe e adhuroj të vërtetën e Zotit që jeton “- ishin fjalët e tija para egzekutimit .

Në literaturën kishtare si të asaj katolike, anglikane dhe ortodokse nuk spsjegohet drejt që ky ishte një alban, trashëgimtar i britëve , që e spjegova më lartë:; por e spjegojnë gabimisht:  që emri i rrjedhë nga fjala latine “albus” i bardhë “ (his name is derived from the Latin word “albus” which means “white”) (Orthodoxy’s Western Heritage: St. Alban the Martyr )

Albani u nderua  si i shenjti i parë britanik, dhe vend varrosja e tij u shndërruar në vend pelegrinazhi.  Albani ishte njeri i zakonshëm i cili bëri gjëra të jashtzakonshme dhe vazhdon edhe sot të jetë frymëzues.

Historia e Albanit është e shënuar jo vetëm për ate që na sjell në kohën e fillimit të krishterimit,  që ishte i ndaluar por edhe në atë se me ç`farë qëndrimi e mbrojti atë .

Albani ka jetuar në fillim të shekullit të tretë në qytetin romak të Verulamiumit, mu aty ku sot është Katedrala me emrin e tij.

Vdekja e e tij lidhet me datat’kur ‘ perandorët e tmerrshëm i publikuan ediktet kundër Krishterimit. ( Perandori Diokleciani në vitin 303 e skishte shpallur ediktin e ndalimit , kurse në vitin 313 perandorët ( me prejardhje ilire ) Konstantini dhe Licinusi e kishin shpallur Ediktin e Milanosn, zyrtarizimin e Krishterimit.

Viti 304 është i johur si viti i ndjekjes së përgjakuri  të krishterëve me urdhërin e Dioklecianit ( edhe ky me prejardhje ilire )

Ekzekutimi i Albanit nga romakët

Duhet cekur se gati të gjithë shpërndarësit e krishterimit në kohën e Dioklecianit dhe më vonë nëpër Europën Veriore dhe Qendrore ishin albanët , të cilëve nuk iu dihet emri i vërtetë.   (Me siguri në arkivat e kishave të ndryshme edhe janë )

Në Zvicër “ Albanifest” është festa më e madhe vjetore që mbahet për nderë të Shën Albanit, në qytetin historik të Winterthurir, ku Albani është patroni i të shenjtërve.

Fahri Xharra,01.02.20



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora