Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdar Fejzullahu: Më fal Evropë!

| E shtune, 01.02.2020, 08:57 PM |


Hajdar Fejzullahu

MË FAL EVROPË!

Evropë, më fal?

E di që të kam dal duarsh

po më zunë, me shpuan njërin sy

Zhigu më kishte depërtuar deri në tru

Mbeta vetëm me një sy…

Shikoj Romën, Konstadinopojën

Unë u përpoqa të jap diçka

Të tregoj se jam bir Evrope

Ta dhashë një nënë të madhe

Nëna e madhe na e la mesazhin

Mesazhi i saj po na rrëshqet nga duart

E po nuk dime nga t’ia mbajmë sot

Nuk dimë ta mbajmë atë kupën e Evropës

E që dikur e kishim

Më prano Evropë!

Të lutem

Unë nuk jam aziatik, të betohem

Edhe pse jam me një sy e gjysmëtru

Do të shërbej sërish…

Sërish do të jem biri yt!