E premte, 19.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Mendime

Mehill Marku: Një jetë bashkë... në dallgët e detit!

E shtune, 01.02.2020, 09:58 PM


NJE JETE BASHKË... NE DALLGET E DETIT !

Nga Mehill Marku

I shikoni këta dy burra : si dy male lidh sup me sup me  njeri tjetrin apo si dy dallgë deti që ndoqen  njëri tjetrin? Ata të dy: SKENDER  DOÇI e NDUE  JAKU i njihni të gjithë ju se ata  kanë qenë e janë burra me emer të madh per gjysem shekulli dhe sot e kësaj dite, në Floten Luftarako Detare , dhe me detyrat e larta që kanë pas, kanë qenë pjesë e jetes tonë. Me ata jemi rrit e burrëruar, ata na kanë edukuar me atëdhedashurinë e perkushtimin në realizimin e detyrave, ata na mësuen detin , detarinë dhe artin detar. Per ne brezat e asaj kohe e të asaj FLD ata kanë qenë e kanë mbet shembulli i perkryer, ëmblema e FLD në gjurmet e të cilëve ne jemi rrit, aftësuar e perparuar në të gjitha drejtimet. Ndaj sot ata gezojnë dashurinë,respektin e mirënjohjen e të gjithë neve., Dhe i meritojnë. I meritojnë se ata i deshen me shpirt anijet , detaret, të cilave u perkushtuan gjithë qenjen e tyre, aftësitë e rralla, perkushtimin maksimal , kujdesin per secilin kuader që të aftësohej, e të rritej si njeri e si kuader, se ata kishin besim te kuadrot dhe efektivi i FLD , ashtu siç edhe efektivi kishte besim e respekt per ata dy burra.

Tipari dallues i gjithë kuadrove të FLD ka qenë uniteti e shoqëria e ngushtë me njeri tjetrin, unitet e shkushmëri që ishte bazë e gjithë arritjeve nën drejtimin e këtyre dy kuadrove madhorë!  Dhe uniteti kishte bazen nga poshtë , nga detyrat e postet luftarake në Nendetse apo në anijet mbiujse, e modelin e shembullin e gjenim te komanda , te Komandanti e Komisari, se uniteti i tyre rrezatonte unitet e shoqëri luftarake në anije e në Bazat Detare.

Dhe ky unitet, kjo shoqëri, në det është objekt i shkrimit tim sot.

Dhe ilustrimi më i mirë i këtij shkrimi është kjo foto e Skender Doçit me Ndue Jakun.

Në shënjë respekti, jo vetem të moshes , se Ndue Jaku është 6 vjet më i ri se Skender Doçi , por mbi të gjitha se kështu të lidhur sup më sup me njeri tjetrin ata luftuen e sfiduan dallget e jetes, dallget e detyrave, dallgët e kohes , dhe që ahere kur u njohen e i lidhi deti e detyrat ata u bënë shokë dhe mbeten shokë , kështu me dorë mbi sup çka do të thotë që ato supe u bënë mbështetje e tyre per të realizuar detyrat e vështira të detit e të kohes .

Tek i shoh ashtu bashkë e krah më krah më duken si dy male: bjeshkët e Tropojes nga është Skenderi,  të lidhura pazgjidhshmërisht me malet e bjeshket e Mirdites nga është Ndue  Jaku, apo si dy dallgë të forta deti që ndjekin njera tjetren drejt bregut!  Dhe kështu shokë e miq të ngushtë gjithë jeten. I bashkoj e i shoqëroj jeta në anijet e flotes , detyrat e perbashkëta: herë eprorë e vartes e shumë kohë si koleg: Skenderi per një çerek shekulli si komisar e Ndue Jaku 11 vjet Komandant i Fld..

Skenderi filloj në Nendetse ku u shque per aftësi e perkushtim të rrallë e Ndueja e filloj si oficer lundrimi në anijet mbiujse në Sazan dhe veç rritje pati në jeten e karieren e tij .  Per herë të parë u bashkuen dhe u njohen nga afer në Flotiljen e Vlores që kishte dhe Sazanin : ku Skenderi ishte Komisar i Flotiljes e Ndueja Shef i Shtabit të Flotiljes. Nuk thonë kot se percaktuese në marrdhënjet mes njerzve janë mardhëniet e punes. Dhe në punë shkelqyen gjithëmonë të dy , në çdo detyrë që nga anija deri në Komanden e Flotes deri sa dolen në pension. Bazë e shoqërisë mes tyre ishte karakteri miqësor i të dyve, serioziteti e perkushtimi në detyrë , shoqëria e paster mes tyre dhe familjeve të tyre.  Por bazë ishte dhe origjina, oxhaku nga vinin në det.trashgimia luftarake e burrërore e prindëve të tyre.

Skenderi si bir i Ish Komandantit të Brigades 25 Sulmuese në luften Nacional Çlirimtare Veli Niman Doçi e Ndueja djali i Gjon Jakut ish partizanit me pushkë në dorë në Çeten Pukë- Mirditë me Bardhok Biben e Mati Doden.

Të dy nxenes të shkelqyer në mësime që nga Shkolla Ushtarake "Skenderbej" dhe në Akademinë Detare në Bashkimin Sovjetik. Skenderi e mbaroi atje shkelqyeshem Akademinë e Ndueja , si pasojë e prishjes marrëdhënieve mes shteteve , vitin e fundit e mbaroj në Shkollen e Marines në Vlorë ku jo vetem e mbaroj shkëlqyeshem por dhe doli oficer me graden Toger. Të dy nuk kerkuen privelegje në caktimin në detyra vetem thanë :

" Ku të ketë nevojë Atëdheu".  Qendrim burrëror e fisnik si prinderit e tyre që nuk kursyen asgjë per Atëdheun e Popullin.  Gjithëmonë afer njeri tjetrit, si karakter, si parimor, si të aftë , si  epror e vartes , si koleg por dhe si familje, edhe shtëpitë në Vlorë i kishin dera deres.dhe shkonin aq mirë siç shkojnë dhe sot e kësaj dite. Vajza e Skenderit  : Alketa (volejbollistja e famshme)  2 vjeçe kur lindi djali i Ndues, Sokoli   4 muajsh , shkonte i rrinte afer si vëllait të vet dhe ashtu foshnjërisht e ledhatonte me dorë e i thonte " : "Keti motra " !

Në vitet 80-90 koha dhe detyra i bashkoi e i bëri kolegë në Komanden e FLD.

Skenderi Komisar e Ndueja Komandant i FLD.

Dy kuadro shumë të aftë e të perkushtuem  aq sa më shumë mendonin e punonin per gadishmerinë e rritjen e modernizimin e FLD duke sakrifikuar dhe perkujdesjenë per familjet e tyre. Dhe gjithëmonë kudo bashkë.

"  Sa herë , tregon Ndueja , tek raportonim në Organet eprore të kohes dhe unë e shkelja ndonjëherë , tek ngrija zërin e ua thoja troç per gjëndjen e Fld Skenderi më cikte e ashtu me atë qetsinë e tij epike, mundohej të gjente një mënyrë tjeter per tua thënë të verteten.  Kompesonim njeri tjetrin "

Ose benim një stervitje bashkëvepruese në det mes Bazave Detare.  Ishte nganjëherë koncepti  se me stervitjen e gadishmërinë merret Komandanti , ndersa per edukimin e gjendjen moralo politike të efektivave merrej Komisari.

Këta dy burra ishin komandë unike e unik me njeri tjetrin. Herë e jepte Alarmin Luftarak komandanti e herë komisari. Një qellim kishin.

Benin një stervitje në Gjirin e Vlores. Komisar Skenderi doli me Nendetse dhe iu afrue të kalonte nen ujë Mezokanalin, ose suç e qunim "Zonen e Mbrojtjes Kunder Nendetseve" ndersa Komandant Ndueja doli me Gjuajtsin Detar e anije të tjera mbi ujse per të zbuluar Nendetsen. Dhe e zbuluan mes Mezokanalit dhe i hodhen një granatë zhurmuese mbi bord per ti thënë Nendetses " Dil se të zbuluem"

Komandanti zbuloi Komisarin.!!!!

Tek i shikon kështu bashkë si shokë e miq tash e 50 vite , tek takohen , rrufisin ndonjë kafe apo kthëjnë ndonjë gotë raki me njeri tjetrin apo dhe me shoket e tjerë  të nderuar të flotes , tek u dallgëzon shpirti per shoqërinë e tyre, ska se si të mos na frymëzojë kjo shoqëri deti e detaresh dhe ne, ish bashkëkohsve e bashkëlundruesve të tyre. ,mvartësve e shokëve të tyre që janë të shumtë e emer per emer. Me punen e tyre, me atëdhedashurinë e tyre këta dy burra i bëjnë nderë vehtes tyre, i bënë nderë detyrave të larta e per shumë vite që kryen në Flotë , na bënë e na bëjnë nderë e krenarë dhe ne që kemi pas fatin ti njohim e të lundrojmë nen ujë e mbi ujë me ata, që gjatë gjithë jetes tyre rrezatuen mirësi e fisnikëri.

Unë kam pas fatin ti njoh këta dy burra që heret në rininë time.

Të parin kam njohur Ndue Jakun. Isha në Shkollen Ushtarake "Skenderbej"  Zhvillohej Parada Ushtarake. Në krye të kuadratit të marines mes të madhit Dashamir Ohri dhe Heroit të Popullit Spiro Kote binte në sy mes tyre flamurmbajtësi , një oficer i ri , i hijshem, me atë uniformen e bukur të marines, i gjatë , i drejtë që i shkonte aq shumë Ndueja Flamurit e  Flamuri Ndues , aq sa të ngjallnin krenari e pse jo deshirë per tu bërë dhe ne si ai oficer marine. Se mos vetem unë. Të gjithëve na rrinin sytë te kuadrati i marines. Sikur shikonim detin, dallget e valët e tij , dhe na shtohej kërsheria se a do mund dhe ne të behemi neser si ata, oficera marine.... Dhe kur e mora vesh se ai flamurmbajtësi ishte nga Lezha , nga Shëngjini , nga isha dhe unë  që atë ditë Ndue Jakun e kam pas idhull, ti ngjaj atij burri.

Dhe nëse nuk u kam ngjarë o Komandant Ndueja , faji është i imi. Më vonë pasi u transferova nga Brigada e Nendetseve pata fatin të punoj bashkë me Nduen në Budin Shëngjin. Më pas dhe kur ai shkoi Komandant FLD na mbajti lidhur puna e detyra. Nëse nuk u bëra si ai të pakten punova e lundrova bashkë me atë dhe perfitova aq shumë prej tij  sa veç një fjalë dua ti them:

" Mirënjohje komandant Ndue Jaku!"

Nuk kam njohur njeri e kuader detar më të aftë e më krijues , më njerzor, më kerkues e më parimor , më të thjeshtë e komunikues  se Ndue Jakun.

Me Skender Doçin u njoha per herë të parë në Brigaden e Nendetseve më 1968 në Pashaliman. Ishte Komisar i Nendetses Katert nga që kish qenë disa vite Komandant Nendetse.

Një  burrë kreshnik, si çetinë mali , sa i duhej të perthyhej dy herë që të kalonte neper lugjet e Nendetses , i shkelqenin sytë si të shqiponjes, i qeshte buza si valët e Valbones, i zgjatej shtati si shtizë flamuri, fjalë pak e sak si burrat e moçem pranë Oxhakut, dukej autoritar e këte ja jepte shtati dhe detyra e rendësishme por ishte shumë komunikues dhe qeshte me gjithë zemer tek komunikonte e bënin ndoj shaka mes kolegve, vartësve apo marinarëve në Nendetse apo në bazë. Si zv/komandant i Brigades Nendetseve per pregatitjen e kuadrove ai vuri i pari pregatitjen e kuadrit në baza  shkencore, i cili me aftësitë e tij si në lundrime dhe në kabinete u bë promotor i pregatitjes si kuadro komandues të Nendetseve të brezave më të ri.

Komandant e komisar  që dinte të depertonte thellë në gjendjen shpirtërore të secilit. Unë e kam ndjerë nga afer doren e ngrohtë të tij dhe gjej rastin ti them me shpirt dhe këtij burri " Mirënjohje" . Dhe mirënjohja ime besoj se simbolizon Mirënjohjen  e gjithë efektivit të Flotes Luftarako Detare si per Komisar Skender Doçin ashtu dhe per Komandant Ndue Jakun.

E dini se çfarë më thanl per njeri tjetrin tek u thashë se mund të bëja një shkrim per ata:

Skenderi më tha per Nduen: " Ndue Jaku ka qenë dhe është burrë, burrë i fjalës e burrë i vepres. Po-ja e Ndue Jakut ishte Po dhe Jo- ja e tij ishte Jo! Ndue Jaku jo vetem zbatonte Artin Ushtarak sipas standarteve por ai dhe krijonte gjatë zbatimit të tijë"

Ndersa Ndue Jaku per Skenderin më tha :

"Po bëre shkrim o bëje per të dy bashkë o per mua mos e bëj fare!!!!"

Dhe unë nuk ja prisha Komandant Ndues, bëra siç më tha, se mu duk thënia e tij ishte binjake me foton: gjithëmonë bashkë e sup më sup.

Doren e ngrohtë, zemergjersinë, fisnikërinë, tolerancen , njerzinë e dashurinë e tyre per kuadrot e efektivat e flotes i kemi gezuar të gjithë gjatë jetes në det e në FLD, në punen e veprimtarinë tonë luftarake të perbashkët!

Dhe prap më rri mëndja te foto ku Ndue Jaku i ka hedh doren në sup Skender Doçit! Se nuk i hidhet dokujdo dora në sup! Ajo dorë simbolizion dashurinë e shoqërinë e sinqertë të kalitur dallgëve të detit e dallgëve të detyrave e të jetes, ajo dorë ka shijen e burrërisë e fisnikërisë , ata i thonë kështu njeri tjetrit se bashkë kemi lundruar, bashkë jemi perpjekur me gjithë shpirt per floten e Shqipërisë që ishte  një  flotë me 150 anije luftarake, ta rrisim e ta modernizojmë.

Veç malet lidhen me njeri tjetrin si këta dy burra , edhe këta male janë : Malet e Flotes Luftarako Detare apo si dy Fanarë deti që na kanë treguar gjithëmonë kurset e daljes në breg, kurset e rritjes e të krenarisë të të qenit detarë! Se shoqëria e lindur dhe kalitur në det ka jetëgjatësinë e detit, forcen e dallgëve , zemergjersinë e valëve, bardhësinë e shkumes dallgëve dhe shijen e kripes.

E kush më pak e kush më shumë të gjithë ne ish detaret dhe detaret e sotem kemi në shpirt nga pak nga këto cilësi të larta që na bëjnë të jemi krenarë se ku kemi sherbyer dhe krenarë që kemi mes nesh një shoqëri të tillë, e tillë që gjithëmonë sa vjen e forcohet sepse e vadisim dhe e mbajmë gjallë me kujtesen tonë, me respektin e mirënjohjen per njeri tjetrin , shoqëri që i ngjanë detit që nuk thahet kurrë!

Ndjehemi krenarë per atë se kush na ka drejtuar e komanduar në det e në jeten në Floten Luftarako Detare!

Qofshi jetë gjatë per vehte, per familjet tuaja të dashura por dhe mes nesh o ëmblema e Flotes Luftarako Detare : SKENDER DOÇI E NDUE JAKU!

-----------------------

E para është fjala

I dashur Mhill!

Të falenderojmë pafundësisht për fjalët e ngrohta, megjithëse shpesh herë mbi diapazonet e meritave. Pa diskutim që na u bë qejfi. E kujt nuk i pelqën fjala e mirë, fjala e embël, fjala e sinqertë? E keni venë re se në kohën që jetojmë, në shtypin e shkruar e atë elektronik, të kaluarën e lavdishme të popullit tonë, të flotës, të ushtrisë, madje madje edhe të sektorve të tjerë të zhvilluar në kohën e pushtetit popullor, të cilat do ta benin krenar çdo shqiptar, nuk u rezervohet të paktën dy fjalë a dy rrjeshta, siç ndodhi tani në 75-vjetorin e çlirimit, përkundrazi nuk mungojnë ironizimet e deri anatemimet e paskrupullta.

Për fat nuk  mungojnë edhe atdhetarët, ndermjet të cilve Mhilli i ynë, që më penën e tij të artë vazhdon të përjetësojë në prozë e poezi punën e brezave që me dijet dhe përkushtim, me kembëngulje e solidaritet, më dashurinë për atdheun e flotën luftarake detare, të cilës i falën pjesën me të mirë të jetës se tyre. Arritjët në FLD janë atribut i të gjithve e i të gjithë brezave, dhe më e mrekullueshmja ka qenë, se brezat kanë ecur në gjyrmët e njeri tjetrit, duke vendosur një gur në lavdinë e flotës luftarake detar. Ta evidetosh këtë fakt është detyrë partiotike e secilit prej nesh. Mhilli është në pararojë. Të gjithë e falenderoijmë, të gjithë krenohemi më te.

Sot fjalët janë më bollek, ku ajo e ndyrë, ka fituar të drejtën e qytetarisë, ndersa fjala e bukur, fjala e vlerë, fjala e mirë janë strukur diku në një anë si të ishin jetimë. Pesha e fjalës është e jashtëzakonshme. Akoma më e madhe është pesha e fjalës se mirë. E këtë më saktë se kushdo e ka kuptuar Mhilli. Eshtë kjo arsyja që objekt i fjalës se mirë në shkrimet e Mehillit janë shokët tanë komandatë e komisarë, puntorë e detarë, inxhinjerë e teknikë, të cilët dijet i vunë në sherbim të interest të përgjithshem, që i dhanë shpirtin e tyre shoqërisë ushtarake detare, që profesionalizmin e vunë në sherbim të gatishmerisë teknike e luftarake. Na kishte marrë malli për fjalën e mirë. E këte kenaqësi na e dhe Mhilli, kalorës i i saj i pa diskutueshem, por edhe kolegët tanë me nderhyrjët e tyre.Të faleminderit Mhill. Ju fareminderit kolegë.

Komandatët e komisarët të të gjitha shkallve kanë rolin e tyre të padiskutueshëm, po çfarë mund të benin ato pa pervojën e paraardhsve, pa ndihmën e shtabit të flotës, të komandave të njësive e reparteve, pa oficerët me aftësi të larta tekniko profesionale, pa përsonnelin inxhinjero-teknik, të anijeve e të ofiçinave të mirëmbajtjës, pa atllasët e FLD-së, detarët tanë të lavdishem, pa ju të dashur kolegë që njëmendësoheni me poetin e shrimtarin Mhill Marku, pa mbeshtetjën e familjeve tona. Fjala është e para.

Me shumë respekt e mirënjohje

Ndue e Gjyste Jaku

PERGJIGJE...

Të dashur e të nderuar Gjyste@Komandant Ndue Jaku!

==================================

Të dashur e të nderuarit/et  lexuesa/se të poezive e të shkrimeve të mija!

==================================

E publikova kët koment    jo per të evidentuar falënderimin që më bënë Gjyste/ Ndue Jaku por per të vetmen arësye :

Ky koment më erdhi si një leksion per "Fjalën" , leksion per fjalën e mirë se siç e thonë dhe ata : "na ka marrë malli per një fjalë të mirë, per një fjalë të ëmbël, shoqërore e njerzore! Se "Fjala" është e para, si fjala e mirë e si e keqja. Fjala e mirë të ngjit në shpirt e fjala e keqe të vret më shumë se plumbi!

Mirënjohje pafundësisht Gjyste/Ndue Jaku per gjithë këto fjalë të mira , që aq mirë dini ti qendisni si ju e kurkush si per të gjithë shokët e FLD dhe mes tyre dhe per mua që më frymëzuan per më shumë e më mirë!

Ju i dashur Komandant Ndue Jaku keni qenë e jeni etalon i fjalës mirë! Edhe kur të kritikoje fjala juaj kishte ëmbëlsinë e atij që të respekton e të don per më mirë, kishte shijen e kripes siç thotë në komentin e tij Ing. Sabri Çelmeta.

Gjatë gjithë jetes e punes perbashkët në FLD kam dëgjuar nga ju : komanda, urdhëra luftarak, lavdërime dhe vërejtje e kritika por kurrë nuk kam dëgjuar nga goja juaj o Admiral i FLD, dhe Admiral i fjalës së virtytshme, Ndue Jaku fjalë ofenduese, fjalë të paperdorshme në komunikimin ushtarak e shoqëror, jo vetem fjala e mirë e juaja por dhe kritika, vërejtja të ngjiteshin pershtat se nuk e kishi per keq, aq më pak per të na nenvlersuar e ofenduar,  por veç si e si per tu permirësuar e rritur.

A nuk është një ´` leksion`´ ky koment! Ndaj e publikova . Flm!

-Nga Shengjini, 1 Shkurt 2020-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora