E enjte, 25.04.2024, 06:49 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Në venat e sulltanëve osmanë ka rrjedhur gjak serb

E shtune, 01.02.2020, 11:12 AM


Blerim Latifi:

Këtyre adhuruesve të Perandorisë Osmane tek ne, hiç s’po ju pëlqen që në këtë filmin e ri “Ngritja e Perandorisë : Osmanët”, krahas Sulltan Mehmetit II, po shfaqet edhe gruaja e babës së tij, Sulltan Muratit II, sulltanesha Mara Brankoviq, e cila ishte vajza e mbretit të fundit serb Gjuragj Brankoviqit. Që nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, kur Sulltan Bajaziti I u martua me Olivera Despinën, vajzën e Car Llazarit, sundimtarit serb, për shekuj me rradhë, në venat e sulltanëve osmanë ka rrjedhur gjak serb. Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i Konstandinopojës, e konsideronte veten trashëgimtar të Perandorisë Bizantine, prandaj edhe i preferonte lidhjet martesore me sundimtarë ortodoksë, sllavë dhe grekë. Pasuesit e tij ndoqën të njëjtën preferencë. Trupat e Brankoviqit ishin të parat që u ngjitën në muret e Konstandinopojës (Stambollit) në ditën kur u pushtua nga Sulltan Mehmeti II.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora