Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Përpjekjet e fundit për formimin e koalicionit LDK dhe LVV (?)

| E premte, 31.01.2020, 09:06 PM |


Përpjekjet e fundit  për formimin e koalicionit LDK dhe LVV (?)

Nga Hilmi Saraçi

Albin Kurti tani  më në fund  e ka parë së LDK-ja nuk është “kafshatë e vogël”  për ta “gëlltitë” leht   është duke u përpjekur për të gjetur rrugë të ndryshme për ta bindur dhe për ta “detyruar” LDK-në për koalicion, sepse  nese deshton koalicioni, Albin Kurti është humbës, sepse në të ardhmen nuk do të ket shancë për të qenë kryeministër i Kosovës as fitues në zgjedhjet e fundit nese mbahen. Ai me qëndrimet e tija si “kajtagji”  ka humbur besimin e votuesëve në të ardhmen ashtu edhe LDK-ja me Isa Mustafën. Prandaj Kurti , më në fund sikur është “zgjue nga xhumi” duke u përjekur ta formojë qeverine dhenë këtë fushë ka thirur për ndihmë ambasadorë të vëndeve të kuintit dhe të tjerë për ta ndihmuar edhese më parë ishtë kundër përzirjes se tyre. Kjo sikur nuk po i shkon përdore .Kurti si lider i partisë së parë në zgjedhjet e 6 tetorit (2020) ka mënduar se shumë lehtë do të kalojë  më Isa Mustafën- LDK-në, por tani më në fund e ka parë  se kjo  është “arrë” e fortë për tu thyer  prandajnuk po jep rezultate të pritura, sepse LDK-jë nuk lëkundet nga qëndrimet e parashtruara. Në këto përpjekje të fundit sikur e kanë futur Albin Kurtin në një rrugë pa krye e mbushur me  “mjegullë” që po e vështirëson daljen  në hapsirën në rrugë të drejtë pa “mjegullë”.Siq dihet në fillim,në  harmonizimin e programeve pa ndonjë pengesë të dukshme kanë arritë që të pajtohen, prandaj edhe shihej se do të harmonizojnë edhe qëndrimet në ndarjen e ministrive dhe pozitave të tjera në qeverinë e arshme.Kurti nuk është i  rryer si politikan dhe nuk ka përvojë për të vepruar me mënquri  dhe urëtësi si disa të tjerë në zgjidhjem e problemeve.  Në këtë drejtim ka bërë mjaft gabime, por pa përjashtuar edhe LDK-në në krye me Isa Mustafën i cili gjithashtu ka gabime. Kurti si duket është  përpjekur që “livadhin” ta lë për vete e “ndjerrinën” LDK-së. Është e kuptueshme se pozita e kryeministrit i takon partisë së parë (VV) por të tjerat është dashur të ndahen në mënyrë të barabart me partinë e dytë, por kjo nuk ndodhi. “Mollë sherri” ishte propozimi i presidentit në të ardhmen. Për këtë u humbë shumë kohë duke dalë pastaj edhe të tjera “pyka” qëpenguan marrëveshjen e koalicionit deri me tani. Pengesa më emadhe tani është pozita e kryetarit të Kuvëndit- Glauk Konjufca , zgjedhja e tij pa nji marrëveshje dy palëshe-koalicionit(LDK-LVV)).Tani  LDK-ja “ngulë këmbë” se kjo pozitë duhet  t’i takoj asaj (kështu ishin marr vesh edhe më parë edhepse sipas rregullave ky post i takon partisë së parë fituese- LVV-së). Rreth kësaj  për ta “ndihmuar”,  PDK-ja ka filluar ta kritikoj dhe ka akuzuar Glauk Konjufcën së ai duhet  të jap dorëheqje nga kjo pozitë “pasiqë ai ishte mik dhe përkrahës i Ramabajës “i cili i takon  Organizatës Terorste  “Syri i popullit”. Kjo është një përpjekje që të pengohet edhe më tepër dorëheqja e Glaukut i cili me dorëheqjen e tij nga ky post  ndoshta do të zgjidhej mosmasrrëveshja LDK-LVV. Ai (Glauku)tani ka dekluar se nuk do të jap dorheqje sepse kjo dotë kuptohej se PDK-ja ka të deejt.prandaj  sikur janë humbur shpresat për koalicion dhe formimi i qeverisë . Tani Albin Kurti siku po mëndon që ta formojë qeverinë me partitë tëë tjera të përkrahur edhe  më deputetë të pakicës joshqiptarë dhe me “Listën serbe”. Kunsultimi i Albin kurtit me “ListënSerbe” për formimin e qeverisë sikur e bën Kurtin dyfytyrësh- në kundërshtim me mëndimet e tija të mëhershme kur ai ishte një kritik mjaft i ashpër ndaj veprimeve joligjore dhe kundërshtues i shtet ndertimit të të Kosovës - e derigjuar nga Beogradi. Me 3 shkurt (2020) është thirrur séance konstuitive e Kuvëndit të Kosovës për formimin e qeverisë,mirpo mëndoj se  në këtë seancë nuk do të votonin shumica e nevojshme e deputetëve për formimin e Qeverisë me Kurtin kryeministër nese nuk formohet koalicioni…