E enjte, 25.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island

E enjte, 30.01.2020, 08:59 PM


Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island

Nga Keze Kozeta Zylo

Përfaqësues nga shoqatat shqiptaro amerikane u mblodhën në qendrën “Eagle” në Staten Island për të mbështetur fushatën elektorale të kandidatit për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut z.Marko Kepi.

Z.Marko Kepi është President i organizatës “Rrënjët Shqiptare” një lider në Diasporë dhe një marins amerikan, i cili i ka zgjedhësit e tij në Staten Island dhe në zonën Bay Ridge, Brooklyn.

Në këtë tubim mori pjesë kongresisti amerikan z.Michael Grimm, kryetari i fushatës së Marko Kepit i cili përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit që të mbështesin kandidaturën e Marko Kepit një djalë plot perspektivë dhe me vizion për të ardhmen në Amerikë.  Kongresisti Grimm tha se ka mjaft prej shqiptarëve zgjedhës që nuk janë regjistruar dhe si të tillë e vështirësojnë fitoren e Marko Kepit.

Kandidati për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut z.Marko Kepi me plot kulturë dhe mirësi midis të tjerash tha se në Staten Island dhe në Brooklyn janë 30. 000 zgjedhës, por shumë prej tyre nuk janë të regjistruar.  Dita e votimit është përcaktuar të jetë në datën 23 qershor.  Prandaj duhet të vinë të regjistrohen dhe të plotësojnë një formular që është nga shteti i Nju Jorkut dhe këto do të jenë konform me ligjin e zgjedhjeve.

Ekipi i fushatës për zgjedhjen e Marko Kepit po punon me të gjitha mundësitë për të regjistruar zgjedhësit dhe për ta çuar më tej punën gjer në fitore të tij.

Udhëheqëit e shoqatave dhe aktivistë të shquar të Komunitetit shqiptar si Dash Miftari, Uk Gjonbalaj, Sali Bollati, Ylber Pilku, Igli Xhaja, etj folën para kamerave të TV “Alba Life” për të mbështetur birin shqiptar Marko Kepin.

Pjesëmarrëit u shpërndanë duke marrë me vete detyrat e ndryshme për të ndihmuar Marko Kepin dhe për ta çuar këtë djalë shqiptar në Parlamentin e Nju Jorkut.

Së shpejti do të sjellim kronikën e përgatitur për këtë tubim nga TV “Alba Life”, New York

28 Janar, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët! Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora