Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Mos u trembë edhe ti do ta kesh një varr

| E merkure, 29.01.2020, 07:38 PM |


MOS U TREMBË EDHE TI

DO TA KESH  NJË  VARR

NGA KALOSH ÇELIKU

(Nesër nuk u sjellë lule njeri

lëvdata partiake mbi varr)

Edhe, dua të më kritikoni. Shani

Asgjë, nuk më thatë: përsëgjalli:

Punë tjetër, është:”Rilindja Shqiptare”!

Nderime. Fjalë koti patetike. Dhe, lule.

Veç, helmimeve. Djegëjes shtëpive

Shqipërisë. Dy-tri herë me radhë:

Tinës, Gjirit  Zanave Maleve. Kalasë.

E di. Nesër, pas vdekjes do turreni

Para kamerave televizive, te Varri.

Ende, mashtroni popullin shqiptar:

Lule vjollce, lëvdata partiake Zjarri

Nuk kam, as një gotë raki Rrushi?!

Hi-hii-hiii. Mashtroni, zhvishni veten

Lëkurën si gjarpëri te “Përroni Thanës:

Burimin, ku ka raki. Ujë Burimi Poeti

I Ditës Nesërme. Poezisë rebele erotike.

I lumtur do isha, edhe Sot të më shani

Më zi se Dje. Shpëtoni Nënën Parti.

Palaço, ju! Që, e pështyet të vërtetën.

Përpiqeni të më shpëtoni Mua si Poet

Nga Ferri Dantes. Zjarri “Xhehnemit”:

Pavetëdije, varrosni. Dhe, shani veten.

Mos u trembëni! Edhe, ju do keni një varr

Pa problem, me gjithë tesha. Apo, lakuriq:

Politikanë. Shkrimtarë. “Analistë” politik...

(Pispilosje para Pasqyrës)

Ikën ato vite rinie. Çmendurie

Arratisje me Mike. Bregliqeni:

Strugë. Poradec. E, Prishtinë.

Det. E, maleve mes Dimri. Akulli

Pa nxemje, në dhomë. Nata flakë.

Zjarri në shtrat. E prisnim Diellin

Ditën e Nesërme. Libra Dashurie!

Dashuri, edhe urrejtje. Nateditë

I bëmë bashkë para syve Xhadisë:

Pispilosje, para kamerave. Pasqyrës

Ditës Nesërme, në Baba Tomorr...

(Miken e helmuat dhe

fluturoi në Qiell)

Pas ikjes, Gruas Time besnike në Parajsë

Përkrahëses, sime në Jetë Poete. Poezi.

Ishte: Mikja ime F. Breg Liqeni:  Poezi.

Pasmesnate, me telefon u paraqitë Mikja:

O, burrë! Ke, mbetur vetëm me Poezinë.

E di ti: Unë, jam xheloze. Dhe, nuk të lë

Përsëgjalli. Shtrat, me atë Rrospi Xhadi

Liri. A, mund të martohemi: Unë, dhe Ti?!

Qesha, Unë natën. Ne, jemi në një Shtëpi

Vështirë e kemi ta presim Ditën e Nesërme.

Dyert, i ke te hapura krah më krah. Liri.

Asgjë, nuk dija për Miken. Befasoi Poezia

Pas një kohe Poezie erotike, në Korçë:

“A, mund të martohemi: Unë, dhe Ti”?!

E kërkova. Hëngrëm drekën e fundit Poetike

Bregliqe. Unë, ika për pushime, Durrës.

Ajo, u kthye në Shqipëri. Poezinë Erotike...

Një vit më vonë, më bafasoi lajmi publik:

Sot, papritmas edhe një Mike, iku në Poezi...

(Imzot për Mua nuk keni

ende një Zanë Mali)

Përçudi, armike pas shpine m’i ndërsyet:

Edhe, Rakinë e Rrushit. Dhe, Poezinë.

Nateditë, vras Veten me Dy Gra besnike

Imzot, a nuk keni për Mua një Zanë Mali

Mes lisave malit, të më japë pak gji?!

Herë pas here, e kam përplasur kokën

Rrugëve Shkupit. Edhe, në Shtëpi:

Xhadinë, me Dy Gratë e saja Besnike.

Rrospinë, që Dy Gratë e saj besnike

Sot, m’i ndërseu në Luftë pas shpine.

Shkaku, se: këto Dy Gra kurtizane

Luftë, moti kanë shpallur mes vete.

Që, të dyja më duan për burrë besnik

E, Unë dua një Grua tjetër: LIRINË!...

(Mos u trembë edhe ti

do ta kesh një varr)

Patjetër, edhe ti do ta kesh një varr

Arën e Babait. Rrëzë, Çukës Ilire.

Edhe, do të hyjsh brenda pa brekë

Këpucë. Fjalime politike. Çmime.

Siç, të lindi Nana. Varrosi Partia.

Nuk do të kesh pas shpine. Rrugaçë

Rrufjanë. Polici letrare. Poezi. Mike:

Vlerësojnë si Poet partitë politike.

Partizanët e tyre gjysëmanalfabetë:

Fjalime patetike. Çmime shtetërore...