E premte, 19.04.2024, 05:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Kosova në Konferencën ndërkombëtare mbi ilirët në Grenoble

E merkure, 15.10.2008, 04:07 PM


Edi Shukriu
Konferenca e 5-të ndërkombëtare mbi epirotët dhe ilirët përfundoi punimet katërditore në
Grenoble (Francë) dhe në të për herë të parë morën pjesë edhe studiues nga Kosova.  (7-11 tetor 2008).  Pjesëmarrja e studiuesve nga  Kosova ishte risi në konferencës, si ishte edhe pjesëmarrja e studiuesve më të rinj, krahas studiuesve të njohur botëror të antikitetit, si janë Pierre Cabanes, John Wilkes, Neritan Ceka apo Jean-Luc Lamboley, i cili ishte koordinator shkencor i konferencës.  Kumtesat e studiuesve nga Europa dhe SHBA sollën rezultatet e përnjohjeve dhe të hulumtimeve të reja arkeologjike në fushën e arkeologjisë, epigrafisë dhe të numizmatikës në Shqipëri, në Kosovë, në Kroaci, në Maqedoni dhe në Greqinë veriperëndimore.  Në konferencë u trajtuan për herë të parë edhe çështjet e këmbimeve ekonomike dhe kulturore në rajon dhe më gjerë, si dhe ato të fushës së linguistikës dhe të arkeologjisë nënujore që po zhvillohen në Shqipëri. 

Pjesëmarrja dhe prezantimet me PowerPoint të pesë studiuesve kosovar u mirëpritën nga pjesëmarrësit e konferencës.  Prof.Dr. Edi Shukriu trajtoi dy labyrinthet e gdhendura dhe jo të zakonshme që janë paraqitur në monumentin e Hyjneshës Dardane nga Smira, duke u ndalur në veçanti në labyrinthin rrethor, që lidhet me traditën autoktone dhe krye-hyjneshën dardane. Ajo po ashtu trajtoi lidhjet midis dardanëve/ilirëve, grekëve dhe romakëve që sjell ky monument (Two labyrinths and Dardanian, Greek and Roman relations by Dea Dardanica’s monument).  Sedat Baraliut, doktorant në arkeologji, prezantoi  ritet funerale të epokës së hekurit në Dardani, në veçanti ato në Kosovë (Rites funéraires en Dardanie à l’âge du fer).  Arben Hajdari dhe Pleurat Kabashi, dy doktorantë të tjerë kosovar, prezantuan rezultatet e hulumtimeve trevjeçare arkeologjike në Ulpianë, të udhëhequra nga E. Shukriu dhe J-L. Lamboley (Résultats préliminaires des campagnes de fouilles à Ulpiana 2006-2008), ndërsa Fatmir Peja prezantoi rezultatet e gërmimeve shumëvjeçare në Harilaç (Harilaq (Kosovo) une forteresse d’antiquité tardive et paleobyzantine).  Arkeologjia kosovare ishte prezente edhe përmes kumtesave të arkeologëve nga Shqipëria, Luan Përzhita dhe Gëzim Hoxha, të cilët prezantuan të dhëna mbi fortifikatat në rrugën antike Lezhë-Nish dhe mbi rezultate e reja në Kalanë e Prizrenit. Mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës flet dhe fakti se fotoja e gërmimeve në Ulpianë ishte e vendosur në programin e konferencës.

Duke sjell rezultate dhe trajtime të reja në fushën e antikitetit, si dhe diskutimet rreth lokaliteteve dhe çështjeve të caktuara, konferenca e porsapërfunduar në Grenoble edhe një herë vuri në pah nevojën e bashkëpunimit më intensiv dhe të qasjes interdisiplinare në kuadër të trajtimit të parahistorisë dhe të historisë antike.  

Labyrinthi rrethor, Smirë
(Nga libri: Edi Shukriu, Kosova antike, 2004, fot. 1)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora