Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Lista shqiptare

| E marte, 28.01.2020, 08:25 PM |


Satirike

LISTA SHQIPTARE

Ka zënë të zgjerohet, kjo Lista Shqiptare,

Me parti të tjera n'zgjedhje parlamentare!

Paksa me vonesë, Gipës i del gjumi,

Shpërthen me furi sikur flluskë sapuni!

Tha për shtetin amë i bashkohet nismës,

Duke vënë firmën, në fundin e Listës..!

Sa për të vazhduar me disa fjalime,

E për të nxjerr, në gjuhë disa qime!

Se si n'Parlament kur kishte shqiptarë,

Çështja e Luginës nuk na ecte mbarë!

Pastaj nëpër mend sjell një lavdërim,

Kur partia e tij, na qe për bashkim!

Për fatin e keq falë këtij bashkëpunimi,

- Partinë e godiste "sulmi dhe linçimi"!

Tha dhe të tjera, ky farë kryetari,

Duke u krekosur me një stil tugjari!

Ata që e njohin kur ishte n'pushtet,

Politika e tij, thjesht, një "marifet"!

Përçante shqiptarët i linte pa punë,

Për vepra penale, me disa spiunë..!

Ndaj a kthehet prapë, ku na ish'  i pari

- Më sa i vdekuri a ngrihet nga varri?!

Sevdail Hyseni