E premte, 03.12.2021, 10:38 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Voce Zela

E hene, 27.01.2020, 06:34 PM


Voce Zela

Nga Edison Ypi

Shqiptarët do ishin shurdhuar nga ulurimat e kongreseve, urratë e aksioneve, trokitjet e çizmeve të parakalimeve nëse të gjitha këto nuk do t'i hidhte në hale 1 zë i vetëm, gjenialja Voce Zela.

Voce Zela nuk ka qënë kurrë festival, vals, shi, lemzë, djalosh, fëmijë i parë, lumturi, atdhe, gërshet.

Voce Zela ka qënë, është, dhe përgjithmonë do jetë, vetëm eter, pasion, shpirt, pa asnjë lidhje me materialitetin banal, mediokër, vulgar.

Voce Zela nuk ishte diçka që Shqipëria e fitoi kur lindi dhe e humbi kur Voce Zelës zemra i ndali.

Voce Zela, ishte, është, dhe do jetë, një frymë e pashkatërrueshme, Kumt Providencial, Mëshirë Hyjnore, që Shqipëria e ka pasur, e ka, dhe gjithmonë do ta ketë.

Voce Zela është ajo flakëza e qiririt që lëshon atë dritëzën e mistershme që nuk e lë terrin të bëhet krejtësisht i zi, nuk e lë udhatarin të humbi udhën në natën e skëtërrëshme.

Voce Zela është ajo arësyeja misterioze që edhe jetës më fatkeqe, i jep një shkak për të qënë deri në fund e dashur.

Voce Zela ishte një element kompensues, një faktor ekuilibrues, që nuk e la dëshpërimin të bëhej shkatërrimtar edhe kur proletarët ulurinin, fshatarët rënkonin, shkrimtarët shkarravisnin, këngëtarët zhurmonin, të dobëtit spiunonin, të talentuarit vuanin.

Për dhjetra vite Shqipëria ka qënë skëterrë dhe shqiptarët ishin skllevër. Por shpresa nuk dha kurrë shpirt, mes tjerash, falë Voce Zelës.

Për të neutralizuar deridiku efektin vdekjeprurës të helmit që villnin plenumet, kongreset, festivalet, filmat, librat, Zoti u solli Shqipërisë dhe shqiptarëve Zërin e vet, Zërin e Voce Zelës.

E pafundme dhe e mbyllur si Universi, Voce Zela u paksoi shqiptarëve robërinë dhe u shtoi Lirinë.

Kur këndonte Voce Zela, dimrin e ngrohte, beharin e freskonte, dhimbjet i paksonte, sëmundjet i shëronte, shpresën e ngjallte.

Voce Zela ende këndon; Psherëtin me zë të Saj, jet' e trembur se mos vdesi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora