Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aleks Kapllaj: Donald Trump, mbrojtësi i jetës në Shtëpinë e Bardhë

| E diele, 26.01.2020, 02:37 PM |


Donald Trump, mbrojtësi i jetës në Shtëpinë e Bardhë

Nga Aleks Martin Kapllaj

Ka 47 vjet, që në Washington të SHBA, zhvillohet Marshimi për Jetën, në të cilin marrin pjesë qytetarë nga të gjitha shtetet e Amerikës në mbrojtje të jetës që nga embrioni deri në ditën e lindjes.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është presidenti i parë që merr pjesë në këtë marshim dhe përshendet dhe inkurajon me fjalën e tij të gjithë pjesëmarrësit, duke u deklaruar mbrojtësi i parë i jetës në "Shtëpinë së Bardhë".

Çdo fëmijë është një dhuratë e çmuar nga Zoti dhe çdo njeri meriton të mbrohet, sepse është krijuar në "imazhin e Zotit të Plotfuqishëm "- ka cituar biblën Trump.

Më shumë se 100 mijë njerëz, sipas organizatorëve, kishin konverguar në Washington, hapësirën e madhe që lidh Kampidolio-n me monumentin e Lincoln-it, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj abortit dhe premtimin se do të angazhohen për kthimin e dënimit që e bëri atë të ligjshëm në 1973. Shumë të rinj, nga të gjitha shtetet amerikane, të cilëve Presidenti Amerikan i ka rezervuar një përshëndetje të veçantë: "Ju jeni zemra e marshimit për jetën - tha ai - dhe është gjenerata juaj që po e bën Amerikën një komb pro jetës dhe pro familjes”, duartrokiten presidentin që mbështet kauzën e tyre që i përket të gjithë njerzimit.

Trump, i cili është në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e nëntorit e ardhshëm, akuzoi demokratët se ata bënë,  "pozicionet më radikale dhe ekstreme të abortit që janë parë ndonjëherë në këtë vend me shekuj, duke mbështetur të drejtën për abort me paratë publike.

Trump, i kujtoi publikut për veprimet dhe ligjet konkrete që bëri për të mbrojtur foshnjat e palindura. Në fakt, një nga aktet e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë ishte ndalimi i fondeve amerikane për organizatat joqeveritare që praktikojnë ose promovojnë abortin në botë, e ashtuquajtura politika e qytetit të Meksikës. Kreu i shtetit amerikan më vonë shpalli një masë që ndalon sigurimin e fondeve publike për abort në Shtetet e Bashkuara, duke bërë një ndryshim të përhershëm, që nga viti 1976 është aprovuar çdo vit në bazë të ligjeve të shpenzimeve Federale. Gjatë tre viteve të para të detyrës, presidenti amerikan krijoi gjithashtu një zyrë të re "lirie të ndërgjegjes dhe besimit" për të mbrojtur mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor kundër praktikimit të aborteve ose operacioneve të ndryshimit të seksit.

Një vit më parë Trump ka deklaruar, datën 22 janar, datë që Gjykata e Lartë në 1973, kishte aprovuar ligjin e ndërprerjes së shtatëzanisë - Ditën Kombëtare të shenjtërimit të jetës.

"Së bashku- u shpreh Trump në përshendetjen e tij- ne duhet të mbrojmë, duam të mbrojmë dinjitetin dhe shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Kur shohim imazhin e një foshnje në bark, shohim madhështinë e krijimit të Zotit. Kur mbajmë në krah një foshnjë të porsalindur, ne e dimë dashurinë e pafundme që çdo fëmijë sjell në familje", dhe për këtë perqafoni nënat tuaja me dashuri e dhemshuri, sepse janë heroina e falë atyre "vendi i ynë ka qënë bekuar me shpirtra të jashtzakonshëm që kanë ndërruar historinë e njerzimit", përfundoi fjalën e tij presidenti i SHBA-së, Donald Trump.