Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Monolog

| E shtune, 25.01.2020, 09:34 AM |


Neki Lulaj

Monolog

Pse gjithë kjo plandër mbi supe

Vetvetën pse po e mashtroni

Zbërthnjani kopsat korës se këmishës

Shiqone rrëmetin për rreth vetës

Të pa gjeturit me ngulm kërkoni

Rendë,rendë po gaboni..

Toka ime plotë eshtra plumba e ka gjoksin

Deshmorët e qetë pse s`po i leni

Luftëtaret bonjakët i harroni

Ku janë të pagjeturit

Ç`është e tepërt ,tepër është

Përse vallë gjithë kjo shtirakti

Pse gjithë ky trap ? Ky ngërq? Ky zgrip?

Kjo po me tmeron

E toka jonë ka pellge gjaku

E gjoksin plotë plagë

Hiqni zdërhallet nga karrikat

Uluni e bashkë punoni….

-Janar, 2020-