E premte, 19.04.2024, 09:25 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Duhet të ndërgjegjësohemi

E diele, 26.01.2020, 10:08 AM


Ndue Ukaj:

Unë besoj që Amerika dhe perëndimi do të gjejnë ilaçin për t'i kuruar raportet tona me Serbinë, ashtu siç e kanë e gjetur para dy dekadave, kur bombarduan Serbinë dhe na çliruan; dhe siç bënë para 12 viteve kur na pavarësuan.

Ne vetë nuk mund ta bëjmë një gjë të tilë dhe prej këtij iluzioni duhet të çlirohemi sa më parë.

Ajo çfarë kërkohet prej nesh është të gjejmë kurën për t' i shëruar veset dhe sëmundjet e brendshme. Dhe këto nuk janë të pakta.

Duhet të ndërgjegjësohemi se ilaçin për ta kuruar paaftësinë për të bërë shtet normal dhe për të zhvilluar vendin, urrejtjen dhe mosmarrëveshjet ndërmjet nesh, s'ka kush që mund ta gjejë.

Amerika dhe perëndimi s' mund t' na kurojnë as nga injoranca e betonuar në jetën shoqërore.

Amerika dhe perëndimi s' mund t' na injektojnë dashurinë për vendin, dashurinë për njeriun dhe të mirën e përbashkët.

Atë duhet ta mbjellim vetë. Përditë. Çdo kund. Me ndjenja solidare dhe jo duke shpërfillë njëri- tjetrin deri në rrafshe banale.

Kjo është beteja kryesore e Kosovës së nesërme, pra betja për t' iu dhënë njerëzve dinjitet dhe siguri, paqe dhe stabilitet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora