E marte, 01.12.2020, 09:26 PM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pararojet e vdekjes

E premte, 24.01.2020, 08:55 PM


PARAROJET E VDEKJES

NGA KALOSH ÇELIKU

“Mendimtarët luftojnë me varfërinë, dhe Urinë

Dhe, me skamjen. Jetojnë të braktisur, pa famë

dhe të urryer, kurse të marrët notojnë

në para, rrinë në timonin e shtetit; shkurt,

jetojnë si veshkët midis dhjamit…”

ROTERDAMI

Gjatë Luftërave Krynegritëse Historike Shqiptare nëpër shekuj dhe fushëbetejave fushore e malore për Liri: Çlirimin e parë të Shkupit 1844. Kryengritjes Dervish Carës me krahun e djathtë të pushkës, Luftës për Liri dhe Shqipëri, Emin Xhambazi (Çeliku) për t’i çliruar qytetet: Velesin, Prilepin dhe Manastirin, ku edhe u shpartalluan nga ushtruia turke me topa. Beteja e përgjakshme e Katllanovës (afër Shkupit), sipas librit historik të Aleksanadar Matkovskit: Kryengritja e Dervish Carës (1985). Njëri grup i kryengritësve vazhdoi luftën në Grykën e Kaçanikut (Kosovë), dhe tjetri grupë e vazhdoi luftën në malet e Dibrës, ku Hajredin Pashës, sipas këngëtarit popullor: “jo më pak, se: në atë Fushëbetejë, dymbëdhjetë mijë ushtarë ia grinë në llogore, ende në vorre pa i shti.

Herën e dytë, në vitin 1912 (Bajram Curri dhe Hasan Prishtina), me kryengritësit shqiptar në luftë kundër “vëllezërve” historik turq, Perandorisë osmane e shpallën: Çlirimin e dytë të Shkupit Shqiptar. Fitore, që përçudi, pas çlirimit edhe, e dorëzuan vetë pa luftë?!

Vite, me radhë Aradhat kaçake Kryengritëse, e më vonë edhe ato Balliste dhe partizane “çlirimtare” i kanë pasur edhe Pararojet e Vdekjes, paralëjmëruese rreziku në pusi mes maleve. Qindëra metra larg dhiareve t’u prinë para për luftë Çlirimtare. Nëse, ato bien në prita: Aradha të paralajmërohej nga pararojet, dhe fillojnë luftën.

Pararojet e Vdekjes, kanë ekzistuar që nga koha e lindjes njerëzimit. I kanë pasur luftërat e paranjerëzimit me Natyrën strategjike. Dhe, më vonë edhe Lufta e Parë Botërore. I ka pasur edhe ajo, Lufta e Dytë Botërore. Nuk e di, a do t’i ketë edhe Lufta e Tretë Botërore. Shkaku, përparimit të strategjisë politike rrufjane dhe teknike luftarake.

Hapin e tyre politik, symëshelë dhe luftarak e ndjekin edhe Partitë e Sotshme Politike Shqiptare me “kryengritjet” e tyre historike, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Nuk e them, ende dot për partitë politike “maqedonase”. Arsyeja: kam Shenja paralejmëruese. Aqsa, munden me forcat e tyre partiake dhe “vëllezërve” të Njerkës ende pa burrë me “kurorë”, emërojnë partizanët e tyre të arratisur: ministra, zv/ministra, ambasadorë, drejtorë, kryetarë komune, këshillltarë neokomunistë, komisione partiake për planprogramet e teksteve dhe lektyrave shkollore. Ardhmërinë e Ditës Nesërme Shqiptare të arsimit dhe kulturës. Rektorë universitar partiak joprofesinistë edhe nëpër lagje dhe katunde. Ndarjen e Çmimeve partiake shtetërore, dhe Çmimeve artistike në emër të Shtetit “përbashket” nën një çati të Shtëpisë Shqiptare, ende pa oxhak (“Vëllazëriëm- bashimit”). Dihet, nën frerët e “komandantëve” të partive politike në pushtet. Cucave dhe djemëve të pasardhësve të sistemit ish komunist. Sot, ende vendosin për Çmimet shtetërore arsimore dhe letrare në “Shtetin e “përbashkët”, ish komunist jugosllav.

“Komandantët” e luftës, Sot i kanë edhe ata pararojet për pushtet, në ballë me këngë e valle për poste politike në Qeveri. Vetëmse, pararojet e tyre partiake, nuk janë Pararoje të Vdekjes. Shkaku, se: “patriotët”, papritmas nuk mund të bien viktimë, vriten në pusi. Ato u prinë përpara vetëm fushatave parazgjedhore. Luftës për pushtet. Dëshmi historike, që nuk ndodhë me këto partizanë të sotshëm pararojë. Asnjëri, deri më sot nuk u vra si pararojë, po pas fushatave parazgjedhore u shpërblyen me poste politike.

Dhe, gjithë ato ministra, zv/ministra, drejtorë, ambasadorë, janë pararojë të partive politike. Frerët e të cilëve i ka në dorë “komandanti”, (kryetari i Partisë politike). Publikisht, e them edhe shërbetorët e tyre partiak me brekët nëpër këmbë, e poste politike e kulturore. Fundekrye me emisione çmendurie me këgë e valle “patriotike”. “Shqipëri”…

Pavetëdije, se në emisonet e tyre arsimore dhe kulturore nuk kanë një kënd për librin, Poezinë, personalitetet e letërsisë. Ose, kanë: por për partizanët e tyre partiak pa asnjë vlerë artistike, plotë patetizëm si “ptriotë” kuqezi, arnime e përshkrime të thata partiake: “Bashkim kombëtar, Shqipëri Etnike, Kosovë e Çamëri”…  Popull Universitar, shkrimtar e politik me Çmime partiake shtetërore, kotnasikoti pa vlera të arrira artistike.

Edhe, në Ditën e Sotshme, vazhdoni ta dalldisni popullin shqiptar radiostacioneve e kanaleve televizive shtetëror të “pavarur” partiake e “varuara" me manifestime kulturore “patriotike”. E reklamoni “arritjen” historike politike Shqiptare politike e kulturore me “politikanë” e “artistë” rrugaçë “Bit - Pazari”. Familjarë gjysëm analfabetë partiak me tituj shkencor të katundeve si populli më i lumtur në botë me “tallava” e pizi, ende pa Institucione Kulturore Shqiptare.

Vetëm, i hapni radiostacionet dhe kanalet televizive: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut! Populli më i lumtur në botë me këngë e valle. Emisione televizive, humbje kohe, pa vlera aritsike me lojëra plot budallaki e cica për mejdani. Malli të merr për ata burra shqiptar dhe botëror të dëgjoh ndonjë poezi. Ose, të shohësh cuca e gra me veshje kombëtare me pasuri të fshehura Natyrore nën jelekë tradicional shqiptar me vlera artistike.

Zhurmat e dalldisura kulturore partiake, përveçse në arsim, na kanë hyrë edhe në shtëpi. Familje. Shkollë. Ende pa asnjë libër në bibliotekën shtëpiake. Emision artistik shkollor për fëmijë. Ditën e Nesërme. Lektyra shkollore.

Partitë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u kënaqën duke e fotografuar veten si “patriotë” para kamerave televizive pa asnjë vlerë politike e as artistike. E vetmja vlerë e tyre “artistike”, është: Dalldisja e popullit shqiptar me këmgë “tallava” ekraneve televizive, se: Jeta është, vetëm këngë dhe valle me përdredhje të bythëve dhe shkundjeve të cicave rrejshme jashtë këmishe për mejdani.

Kurrë, nuk ka ndodhur si Sot, “komandantët” (trima pas lufte) të dalin në ballë të aradheve politike luftarake për Liri. Gjithë jetën janë strukur në prapavijë të zjarrit luftës (posteve politike), dhe para kamerave televizive.

Kopeisht, i turren Dashit përmbrapa, mos ndoshta do t’i bien udhës...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora