Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prenke Jakova

| E merkure, 27.06.2007, 12:25 AM |


Prenke Jakova 1917-1969

Nder i Kombit, Artist i Popullit

Lindi ne Shkoder me 27 qershor 1917.

Studioi ne gjimnazin e franceskaneve "Illyricum" te qytetit te Shkodres, te themeluar nga Gjergj Fishta. Ne kete institucion hedh hapat e pare ne studimin e muzikes nen kujdesin e muzikantit Martin Gjoka, duke qene klarinetist ne banden e shkolles.

Pas perfundimit te studimeve punon si mesues i gjuhes dhe i muzikes ne shkollat e Berdices (Shkodres, 1936-1939), te Oroshit (Mirdite, 1940), Shkodres (1940), Katerkollit (Ulqin, 1940), Ostros (Kraje, 1940). Te kesaj periudhe jane disa krijimtari si melodi per fizarmonike dhe ndonje kenge popullore e harmonizuar per kor, si dhe kenge per femije.

Vazhdon studimet muzikore ne Konservatorin "Santa Cecilia" te Romes (1942-1943), ku ndjek kurset per klarinete, solfezh, pianoforte dhe frekuenton klasen korale.

Ne Shkoder, ne vitin 1943 organizon nje koncert festiv duke aktivizuar koristet dhe instrumentistet e qytetit: Ne kete koncert u degjuan edhe pjeset " Tantum ergo" dhe "Ave Maria", qe mbeten nder krijimet e pakta te tij me karakter fetar.

Ne 1945 afirmohet si kompozitor, me venien ne skene te melodrames "Juda Makabe" sipas vepres me te njejtin titull te Gjergj Fishta, ku Prenka ishte jo vetem autor i muzikes, por edhe dirigjent i orkestres dhe nje nder organizatoret kryesore te shfaqjes.

Me 15 shtator 1947 realizoi "Dasma shkodrane", shfaqje muzikore me regji te Andrea Skanjetit dhe muzike te Prenke Jakoves, ku per here te pare u ngjit ne skene nga Prenke Jakova nje kor me tre zera. Ne fundin e vitit 1947 arrestohet dhe mbahet ne burg per nje vit, por fatmiresisht e rimerr serish aktivitetin e tij muzikor.

Ne vitin 1949 emerohet mesues muzike ne shkollen "11 Janari" te qytetit te Shkodres e njekohesisht punonte ne drejtimin dhe organizimin e veprimtarive muzikore per gjithe qytetin. Ne vitin 1951 emerohet shef muzike ne Shtepine Kultures e te Krijimtarise Popullore, Shkoder dhe e vazhdon kete pune deri ne fund te jetes se tij. Pranohet anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise ne vitin 1952.

Me 1 dhjetor 1958 shfaqet ne teatrin e ri "Migjeni" te qytetit te Shkodres opera e pare shqiptare, "Mrika" e kompozuar nga Prenke Jakova, me tekst te Llazar Siliqit. Kjo veper konsiderohet si "Gur Themeltar i Artit Operistik Shqiptar".

Ne 1960 dirigjon te Parin Koncert Simfonik te Orkestres simfonike amatore te Shtepise se Kultures Shkoder. 1961 -1962 ne kete periudhe krijimtaria e tij eshte teper e madhe si kompozim kengesh, marshe e pjese korale te llojit te kantates dhe siutes, kompozime per pjese teatrale, si dhe shkruan muzike per filma dokumentare, "Drite mbi Shqipni" (skenar LL. Siliqi e regji E. Keko), "Ringjallje" (skenari Ll. Siliqi, regjia E. Keko). Angazhohet ne kete periudhe edhe me drejtimin e orkestres frymore: organizon festivale folklorike te rrethit. Me 1962 eshte dhe seleksionues, redaktues, orkestrues dhe drejtues i Festivalit te Pare te Kenges ne Shkoder. Me 1964-1968 vazhdon impenjimin e tij me orkestren frymore duke kompozuar, orkestruar e pershtatur per kompleksin frymor pjese te ndryshme dhe duke korre suksese ne konkurset kombetare te orkestrave frymore. 1964 bashkepunon me orkestren simfonike te Pekinit ne kuadrin e shkembimeve kulturore mes dy shteteve Shqiperise e Kines. Me 1964 kompozon muziken per nje tjeter film dokumentar, "Krah per krah".

Me 1966 nis punen per kompozimin e operes "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" sipas libretit te LL. Siliqit: e cila shfaqet ne Teatrin e Operes dhe te Baletit ne Tirane, me 17 janar 1968. Kjo veper eshte nje nder veprat me te mira te muzikuara te Teatrit lirik shqiptar (Spiro Kalemi, Prenke Jakova, botues "Gjergj Fishta, 2006"). Vitet e fundit te jetes se tij drejton me sukses trupen amatore shkodrane. Artisti Prenke Jakova u nda nga kjo jete me 16 shtator 1969.

Vleresimet

22 dhjetor 1958
Per krijimin e Operes "Mrika" nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordohet "Urdheri i Punes i Klasit te Pare"

12 maj 1959
Nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordohet "Cmimi i Republikes"

6 shkurt 1961
Nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordohet titulli "Artist i merituar"

Ne vitin 1979
Nga presidiumi i Kuvendit Popullor i akordohet titulli "Artist i Popullit"

27 qershor 2000
Nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordohet titulli "NDERI I KOMBIT"

Prenke Jakova, i paharrueshmi

Tonin Cobani

Dy pasione te medha e udhehoqen kompozitorin Prenke Jakova gjate gjithe jetes: dashuria per muziken dhe adhurimi absolut per Shkodren, qytetin e lindjes dhe te veprimtarive te tij muzikore. Dashuria per muziken dhe adhurimi per Shkodren nuk mund te ndahen te ai njeri, i cili, duket se iu dha muzikes per ta bere qytetin e tij te lindjes nje qytet te permendur per muziken e kultivuar, ashtu sic ishte i paperseritshem ai qytet per muziken popullore qytetare, per jaret, kenget e shregullave, humorin... Prenke Jakova enderronte te krijonte ne Shkoder breza muzikantesh, prandaj qysh ne moshen 20-vjecare ngriti banden muzikore te te rinjve te qytetit, me pas punoi me orkestren frymore dhe kompozoi marshe per ate formacion qe mbeten nder veprat me te mira te asaj gjinie. Enderroi ta bente Shkodren qytetin e pare shqiptar te muzikes lirike, prandaj kompozoi operen "Mrika" dhe e vuri ne skene ne teatrin e ri "Migjeni" me kengetare e orkestrante amatore, duke pervijuar punen e tij serioze ne vepra te tilla, si: Juda Makabe, Dasma shkodrane e me pas Skenderbeu, qe u vu ne skene nga Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit ne Tirane. Enderroi te krijonte nje orkester simfonike per ate qytet dhe e krijoi me instrumentiste gjysme-profesioniste per te qenderzuar me pas Shkodren, me veprimtari kombetare, sic eshte Festivali Kombetar i Kenges per Femije ne Shkoder etj. Ai krijoi me seriozitet cdo pjese muzikore dhe, duke filluar nga kenga per femije deri te kantata apo vepra e plote skenike, mbeti shkodran. Por ai nuk ishte lokalist, me kuptimin e ngushte te kesaj fjale. Nese do ta donin qytetin e tyre te lindjes keshtu sa me shume artiste dhe shkrimtare, sportiste dhe krijues te te gjitha fushave, politikane dhe biznesmene, Shqiperia do te ishte ajo "parajsa" tokesore, sic e kane enderruar te gjithe brezat dhe, aq me teper, e deshirojne sot me te rinjte. Vlerat universale te qyteterimeve nder shekuj nuk vijne prej krijuesve pa atdhe, pa vendlindje, pa prag shtepie. Prenke Jakova i perket asaj race te shoqerise njerezore, qe identifikohen me qytetin e tyre per te rrezatuar magjishem tek atdheu e me gjere. Prandaj eshte i paharrueshmi i Shkodres dhe i Shqiperise.

Per 90-vjetorin e lindjes se kompozitorit Prenke Jakova, muzikanti i shquar Robert Radoja, shprehet me nje habi per median dhe institucionet. "Duhet bere me shume, thote ai, sepse Prenke Jakohes nuk i detyrohet vetem Shkodra dhe muzikantet qe kane dale nga ai qytet, por e gjithe Shqiperia. Per maestro Radojen, qe ka qene nxenes i tij, Prenke Jakova eshte babai i operas shqiptare. Eshte shembulli i punetorit te muzikes. Ne cdo gjini te muzikes Prenka ka vene dore ka tingelluar muzika e kultivuar kombetare. Ai, bf, ka nje marrsh te mrekullueshem qe quhet "Marrshi i fizkulturisteve", ka kenge per femije, gjithashtu, te mrekullueshme, ka "Margjelo" e "Syrin si qershia", qe tanime, duket se e kane humbur autoresine, kaq mbarekombetare jane bere. Por ai ka edhe dy himne kombetare, vazhdon Radoja, te cilat mund te propozohen me deshiren e familjes per himnin e ardhshem te Kosoves, tani ne prak te pavaresise se saj kur eshte shpallur edhe nje konkurs per sibolet e shtetit te ri..

Gëzuar Ditëlindjen Jakovës së harruar

Sot më 27 qershor, kompozitori Prenkë Jakova do mbushte 90 vjeç. Siç ka ndodhur tjetër herë, jo vetëm me Jakovën, por dhe për figura të ndritura të artit e kulturës që vijnë nga Shkodra, ka heshtje e vetëm heshtje. Prenkë Jakova, "Artist i Popullit" dhe "Nder i Kombit" është vlerësuar si një artist me talent të jashtëzakonshëm. Lidhjet me muzikën i nisi si autodidakt. Ishte 17 vjeç kur krijoi bandën muzikore të fëmijëve të qytetit të Shkodrës, ku bënin pjesë 40 fëmijë e të rinj, disa prej të cilëve do të bënin më vonë elitën e muzikës klasike shqiptare, si Çesk Zadeja, Simon Gjoni, Tonin Harapi, Tish Daija etj. Më 1938 kjo bandë arrin të shkojë në Fiera De Levande në Itali. Më 1940, Jakova punoi me bandën koralet e veprave të njohura si Traviata, Berberi i Seviljes etj, të cilat ekzekutohen bashkë me trupën e operës italiane që kishte ardhur në Shkodër. Aktiviteti i tij artistik ishte i gjithanshëm, prodhimtar dhe intensiv. Më 1945 ai përgatit dhe vë në skenë melodramën "Juda Makabe", me libret të At Gjergj Fishtës. Më 1946, në kongresin e dytë të rinisë, mjeshtri Jakova krijoi një orkestër të mirëfilltë xhazi, e para në Shqipëri. Më 1947 përgatit shfaqjen folklorike "Dasma Shkodrane "dhe më 1952 shfaqjen muzikore "Dritë mbi Shqipëri". Viti 1958 shënon dhe kulmin e krijimtarisë, kompozon operën e parë shqiptare, "Mrika". Në 1968 kompozon operën "Skënderbeu". Përveçse kompozitor, Jakova ishte organizator artistik, dirigjent, drejtues muzike, themelues i shtëpisë së kulturës në Shkodër. Repertori i tij muzikor përbëhet nga 19 opera, opereta, melodrama, tablo muzikore, kantata, 8 romanca, 60 këngë. Nga këto të fundit janë të pavdekshme "Margjelo","Synin si Qershia", "Marshi i fiskulturistëve" etj, 6 vepra muzikore me përmbajtje fetare, një numër i madh këngësh popullore të përpunuara, këngë partizane të përpunuara dhe suita, këngë patriotike të përpunuara etj. Prenkë Jakova vdes në kulmin e krijimtarisë së tij, më 16 shtator 1969, duke u vetëvrarë, pasi hidhet nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së kulturës në Shkodër. Më 1979 i jepet titulli "Artist i Popullit", pas vdekjes, ndërsa në vitin 2000 i akordohet "Nderi i Kombit". Prenk Jakova është padyshim një figurë madhore e muzikës shqiptare dhe vlerësimet për të nuk kanë munguar dhe nga specialistë të huaj të artit dhe muzikës. Kështu në njërën prej monografive kushtuar Prenkë Jakovës, atë të studiuesit Isa Alibali, citohet muzikologia angleze Jane Emerson e cila gjatë një bisede me Tonin Harapin në maj 1990 shprehet: "Figura e Prenkë Jakovës shihet në tre dimensione. Si kompozitor, dirigjent dhe orkestrues. Ai ishte besnik i vetvetes dhe cilësia e orkestracioneve të tij ishte e lartë. Ai e njihte me themel historinë e Shkodrës, sidomos artin e saj dhe krenohej me të. Deri më 1920, Shkodra ishte kryeqyteti moral, kulturor e artistik i Shqipërisë. Në tokën pjellore të Shkodrës të pasur me kulturë, lindi dhe u rrit Prenk Jakova. Dhe ai i dha Shkodrës veprën e tij duke e ngritur e lartësuar më shumë qytetin e lashtë" -shprehet Emerson. Në monografinë e Alibalit, miqtë e bashkëkohësit e Jakovës, përmes rrëfimeve e kujtimeve të tyre, theksojnë se ai ishte një kompozitor me fantazi të veçantë që lëvroi çdo gjini të muzikës si arie, romanca, korale për opera etj, të cilat shquhen për nivelin e lartë artistik dhe origjinalitetin, për frymën shqiptare. Ai përdori mirë prirjet, aftësitë dhe talentin e vet në shërbim të arti shqiptar. Kishte vullnet të fortë, fliste pak e punonte shumë. Jeta e kishte vënë përpara provash të vështira, përfshirë dhe burgun komunist, ndonëse i shkurtër dhe i dorëzuar para vitalitetit të artistit. Siç thuhet në monografinë e Alibalit "Prenk Jakova ishte i madh dhe në gjërat e vogla. Ai dinte të guxonte, dinte të shpresonte, dinte të arrinte atë që kërkonte të bënte. Ai e kuptoi drejt detyrën e artistit, të çojë dritë në thellësitë e zemrave të njerëzve dhe këtë detyrë ai e kreu më së miri". Raporti dhe qëndrimi i tij ndaj regjimit të kohës, është i një artisti që di të përshtatet dhe ndonëse nën ndikimin e një ideologjie të rëndë e shtypëse arrin që përmes artit të shfaqë vlerat e talentit. Krijimtaria e Jakovës, dhe ajo që ka si tekste pjesë të politizuara, është tepëre arrirë nga ana artistike. Të tilla janë kënga "Në njërën dorë kazmën e në tjetërn pushkën," apo "Dritë mbi Shqipëri".
Vështirësitë e jetës, ato të planit profesional e shpirtëror, lënia mënjanë nga ata që drejtonin artin prej kupolës së Tiranës, kritika e pabazë dhe e pamoralshme që iu bë operës së dytë, "Skenderbeu", tendencioziteti që binte në sy dukshëm për të minimizuar artin e tij, mënjanimi që i erdhi edhe prej atyre artistëve që Jakova i kish patur nxënës, sollën atë ligështim shpirtëror që ndikoi në vendimin tragjik të vetëvrasjes. I pafuqishëmndaj komploteve artistike, mediokritetit, dhe duke mos qenë i mbështetur nga njerëzit me pushtet që në mjaft raste ishin njerëz që nuk e kuptonin mizikën, çuan në atë që ndodhi më 16 shtator 1969. Ndonëse u vlerësua pas vdekjes - emrin e tij e mban sot shkolla 12- vjeçare e muzikës në Shkodër dhe një kor muzikor privat - qoftë shkodranët, qoftëdashamirësit e muzikës kudo në Shqipëri, dhe në fund të fundit shtetarët e kulturës nuk kishin menduar asgjë për këtë përvjetor të nëntëdhjetë të Jakovës.
 
Anila Dushi

Koha Jone