Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Mulla Asllan Murati dhe Gjenerali Kermabo

| E enjte, 23.01.2020, 08:43 PM |


Përkujtim

Mulla Asllan Murati dhe Gjenerali Kermabo

Nga Hilmi Saraçi

(Në shënjë respekti dhe përkujtimi për Mulla Asllan Muratin i cili kohë më parë ndërroi jetë po shkëpus një fragment nga libri (im) monografik “Mulla Asllan Murati persomalitet i shquar kombëtar dhe fetar”- për të treguar kështu se ai (Mulla Asllani) ka qenë dhe mbetet njëri ndër figurat të mëdha kombëtare dhe fetare. Ai në veprimtarinë e tij kombëtare dhe fetare ka merita të vecanta, prandaj vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë popollin shqiptarë e ne vecanti për mua që e kisha nip të dashur, të respektuar dhe bashkpunëtor të pazëvëndsueshëm, sidomos për cështje kombëtare dhe fetare. Për të gjitha këto Ai kishte një dituri të gjërë dhe të vecantë për të mbjellë dhe për të shpërndar dashurinë ndaj KOMBIT dhe ATDHEUT…)

…Mulla Asllani shquhet për marrëdhëniet që kishte me ndërkombëtarët. Këto marrëdhënie kishin lindur në bazë të angazhimit të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si kryetar i Bashkësisë Islame (Mitrovicë) që ishte prej vitit 1982- 2003  të gjithë komandantët (gjeneralët) e KFORI-t kanë kontaktuar dhe kanë ardhur në Bashkësinë Islame, ku kanë biseduar për hallet dhe problemet e Bashkësisë Islame dhe të besimtarëve të Mitrovicës. Gjenerali i parë i KFORI-t franqez  Bonsen, kur ia kishte dorëzuar detyrën gjeneralit Kermabo e kishte porositur: ”Gjeneral Kermabo, dëgjo me vëmendje, me imamin Mulla Asllan Muratin të keshë kontakte të përhershme , sepse sa herë të takohesh, ke për të mësuar diçka”…

Shumë herë bisedat ishin të drejtuara për gjendjen  aktuale në Mitrovicë dhe më gjerë . Kështu në fillim kishin organizuar disa vizita me rastin e festave të Bajramit, ku me vizitën e parë që kishin berë  kishin zbuluar 42 varreza në anën e poshtme të rrugës që kriminelët serbë i kishin vrarë dhe varrosur më 1999. Këto varreza me trupat e vrarë të shqiptarëve, Mulla Asllani me kamerë ka kërkuar që të inqizohen si viktima të luftës të vrarë nga kriminelët serb. Këto viktima të vrarë nga kriminelët serb, Mulla Asllani i kishte paraqitur publikisht nëpërmes TV-Mitrovicës.

Kermabo përveç që ka shkuar  shumë herë në zyrën e Bashkësisë Islame të Mulla Asllani, ai (Kermabo) ka shkuar shpeshherë edhe në shtëpinë e Mulla Asllanit. Një herë Kermabo kishte vizituar Mulla Asllanin bashk me këshilltarin e tij përsonal  dhe me dy përkthyes. Njëri prej tyre ishte shqiptar nga Ferizaji , Rexhep Bytyçi dhe tjetri ishte një dalmatinas i quajtur Milenko. Në bisedë e sipër Mulla Asllani i drejtohet gjeneralit Kermabo: “Zoti gjeneral! A e di çka e kam këtë përkthyes tuaj (dalmatinas) Milenkon?” Kermabo i kishte thënë  se nuk e di.Mulla Asllani i kishte thënë se e ka kusheri, sepse jemi të një gjaku. Dalmacia, kishte shpjeguar Mulla Asllani, ka qenë e banuar me fisin ilir të quajtur dalmat që do të thotë “bari i deleve”  dhe është e njohur se prej Danubit e posht deri në Adriatik dhe Gjevgjeli kanë jetuar fiset ilire. Atëherë përkthyesi kishte thënë se kështu kanë thënë edhe të parët tanë. Pastaj Mulla Asllani e kishte pyetur  pse quhet “Ilirska Bistrica?”... Përkthyesi dalmatin ishte pajtuar se kështu,siq thot imami, na kanë treguar të parët tanë. Kermabo thotë se për këtë nuk paskam ditur se porosia e  gjeneralit Bonsen se “sa herë të rrishë me Mulla Asllanin do të mësosh diçka, kjo edhe po vertetohet”…Pastaj Mulla Asllani iu kishte drejtuar gjeneralit për Xhaminë e Ibrit të cilën e kishin djeg kriminelët serbë dhe kishte shpjeguar se para dy ditëve kishte kaluar pranë vendit ku ishte dikur xhamia e Ibrit, tani në këtë vend ishin të parkuara dhe laheshin veturat e kriminelëve serbë.Në këtë rast jam ndier shumë keq si fetar dhe si  shqiptar, prandaj kërkoj nga ju që kjo xhami si shumë të tjera të rindërtohet në vendin ku ishte më parë. Gjenerali Kermabo ju kishte përgjigjur: “Zotri imam, ju lutem të pritni edhe pak kohë se po ua japi fjalën e nderit se më sy tuaj do ta shohesh xhaminë në vendin ku ishte më parë”…

Pas një kohe gjenerali Kermabo organizon një darkë solemne në “Villa Gërmi” dhe i fton  strukturat politiko shoqërore për  përshëndetje lamtumirëse që po shkon nga Kosova. Në këtë darkë e kishte ftuar edhe Mulla Asllanin.Mulla Asllani kur kishte shkuar, gjenerali Kermabo kishte dalur që  ta priste musafirin dhe mikun e tij Mulla Asllanin. Kur afrohet gjenerali i thotë: “Mirëse vjen zotri imam!. Prania juaj me nderon shumë”. Mulla Asllani ia kthen: “Zotri gjeneral kam ardhur për të uruar rrugë të mbarë nga Kosova dhe të kam sjellur një dhuratë modeste sa për kujtim , por nuk është e vogël, sepse i ka 11 mijë kilometra katror”.Pastaj Mulla Asllani e kishte nxjerr një hartë të Kosovës e punuar me kristale të “Trepçës” duke i thënë:” Zotri gjeneral, këtë dhuratë (hartë të Kosovës) ta kam sjellur për tri arsye. 1. Sa herë  ta shikosh ta përkujtosh se imami i Mitrovicës ta ka dhuruar këtë hartë 2. Sa herë të shohësh të kujtosh Kosovën, sepse më se 10 vjet keni qëndruar në Kosovë, 3. Sa herë të shohesh të përkujtosh kufijt e Kosovës. Gjenerali Kermabo e pranoi dhuratën dhe e qiti para kamerës duke e falendëruar Mulla Asllan Muratin për kujdesin dhe nderimin ndaj gjeneralit franqez.