E enjte, 25.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dr. Ibrahim Rugova asht ma i madh se thoni ju

E enjte, 23.01.2020, 09:58 PM


Nga Fritz RADOVANI:

DR. IBRAHIM  RUGOVA

ASHT  MA  I  MADH  SE  THONI  JU…

PAPA GJON PALI II PRITI IBRAHIM RUGOVEN

1998… Në sejcilin minut që lëviznin hagrepët e sahatit… Pritej një lajm per Kosoven!

Sot ju duket e pabesueshme, po ata që e kujtojnë atë kohë, besoj mendojnë si unë… Pra, edhe sot unë nuk mund të mendoj si “disa”!.. Lexoj e lexoj, e shpesh kaloj rreshta e faqe.

Kujtoj mirë edhe dhomen ku punonte Dr. Rugova, si dhe veshtrimet e vizitorve kur hynin në dhomen e Tij… Vetem Ai dinte kush duhet me kenë nder suazat e zyres së Tij! Pak Shqiptar janë me horizontin mendor të Dr. Ibrahim Rugovës, shumë pak e aspak... Ai kishte gjetë Mikun e vertetë të Popullit Shqiptar, kishte gjetë Ate që shikonte Malet e prej çakqirve e xhubletës shekullore deri tek fustanela e shpateve të Jugut, të gjithë Atij i dukeshin si ushtar të atyne 25 viteve kur ata i drejtonte Gjergj Kastrioti, dhe sejcili kur fliste i kujtonte Gjuhen e paharrueshme Shqipe të trashigimtarve të Skenderbeut… Pra, vetem një Burrë Polak, Papa Gjon Pali II, e dinte mirë kush asht ky Ibrahim Rugova?!

Dhe, vetem mbasi Papa i pat shterngue doren, kur pritej me ankth ardhja e Rugovës nga Beogradi… E kur, zbriti në aeroportin e Romës i shoqnuem nga kardinali i Vatikanit, e pat kuptue mirë serbi, se “iku edhe Kosova!”, po edhe Dr. Rugova i tregoi Ballkanit se: “Kosova shpejtë do t’ i perkasin Bashkimit Europjan!”… E po të rronte Rugova ashtu do të ngjante, nuk kishte as sesi të bahej kështu si sot çeshtja e Kosovës… E as e Shqipnisë!

Po bahen sa vite që “shteti shqiptar nuk gjenë ambasador” per me dergue në Vatikan.

Jo pse nuk ka njeri, po nuk ka kush me e gjetë “atë njeri” që i duhet atje... Asht vështirë me e kuptue këte mungesë, kur në “Kushtetuta”.., tradhtarët janë “heronjë të popullit”...

E Shqipnia bashkë me Kosoven dhe me Shqiptarët e tyne... Vazhdojnë Kalvarin...

E pra, Ajo Shqipni e bekueme...Sot, asht nder shtete t’mallkueme! Shikoni kush drejton!

Melbourne, 23 Janar 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora