E enjte, 25.04.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Mendime

Si e kemi rrezuar Monumentin e diktatorit ne qender te Tiranes

E marte, 14.10.2008, 11:02 PM


KIKI45

 

Si e kemi rrezuar Monumentin e diktatorit ne qender te Tiranes.

Tirana - Albania 10/10/2008

 

 

Deklaratë / Kërkesë

 

 

Drejtuar: Shenjtërisë së tij Papa Benedikti i XVI.

Shkëlqesisë së tij Jose Manuel Barroso – President i

Komisionit Europian.

Z. Bamir Topi – President i Republikës së Shqipërisë

Z. Sali Berisha – Kryeministër i Shqipërisë.

Znj. Jozefina Topalli – Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Për dijeni: Z. John L.Withers, II – Ambasador i SHBA-së në Tiranë.

Z. Helmuth Lohan – Ambasador i K. Europës në Tiranë.

Z. Robert Bosch – Ambasador i OSBE në Tiranë.

Ambasadës së Selisë së Shenjtë në Tiranë.

Përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Tiranë.

Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;

Ministrisë së Arësimit dhe Shkencave.

Akademisë së Shkencave, Muzeut Historik Kombëtar, etj.

 

Si u rrëzua monumenti i diktatorit komunist në 20 shkurt 1991 në Tiranë. Plani i rrëzimit të monumentit dhe protagonistët e asaj dite.

Kjo ditë të shpallet: “ Dita e Rrëzimit të Simboleve Komuniste”. Të dekorohen protagonistët kryesorë nga Presidenti i Republikës. Të pasqyrohet kjo ngjarje në librat e historisë së shkollave si dhe në pavionin e demokracisë pranë Muzeut Historik Kombëtar. Të realizohet një dokumentar me metrazh të gjatë për këtë ngjarje kaq të shënuar të popullit shqiptar.

 

Fort i Nderuari dhe i Respektuari Ati i Shenjtë!

I nderuari shkëlqesia e tij Jose Manuel Barroso!

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

 

Me anë të kësaj deklarate dhe kërkese, ne, pjesëmarrësit në ngjarjen e mësipërme, po bëjmë një përmbledhje të ngjarjeve dhe momenteve më të rëndësishme të 20 shkurtit 1991 si dhe kontributeve të protagonistëve kryesorë që ndihmuan në rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist.

Për arësye të integritetit tonë fizik dhe atij të familjeve tona; të presionit dhe dhunës fizike dhe psikologjike të ish sigurimit të shtetit komunist; të arrestimeve të shumta etj., që u bënë ndaj protestuesve dhe arësyeve të tjera madhore, ne gjatë gjithë këtyre viteve, nuk jemi prononcuar për këtë ngjarje kaq të rëndësishme të demokracisë.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist ishte momenti më kulmor historik i shekullit të kaluar për popullin shqiptar. Një shprehje e famëshme italiane thotë: “ Un popolo, che non ricorda il suo passato, è destinato di morire” (Një popull, që nuk kujton të kaluarën e tij, është i destinuar të shuhet). Prandaj, për ne është një detyrim moral e shpirtëror, që ta pasqyrojmë më së miri këtë ngjarje në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e asaj dite, që ndau dy sisteme, përmbysjen e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë dhe të fesë në Shqipëri.

Ai monument gjigant prej bronxi që qëndronte qysh prej 16 muajsh në qendër të Tiranës, simbolizonte diktaturën, krimet e komunizmit si edhe izolimin e Shqipërisë nga bota perëndimore. Shqipëria konsiderohesh si vendi me diktaturën komuniste më të egër në Europë sepse atje shkeleshin rëndë dhe haptazi të drejtat e njeriut. Populli shqiptar u indinjua edhe më tepër kur në vitin 1967 ky regjim komunist me militantët e tij iu sul shkatërrimit të të gjithë objekteve fetare të Shqipërisë. Atëhere shumë kisha dhe xhamia u prishën apo u kthyen në magazina dhe në objekte lojrash sportive. Shumë klerikë të respektuar u pushkatuan apo u burgosën pa asnjë shkak. Shqipëria u rrethua me tela me gjemba prej qindra kilometrash.

Populli shqiptar kërkonte me çdo kusht vendosjen e pluralizmit demokratik, zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, rivendosjen e besimeve fetare si dhe të rindërtoheshin objektet fetare. Gjithashtu ai kërkonte lëvizjen e lirë dhe marëdhënje sa më të zgjeruara me vendet perëndimore të Komunitetit Europian etj.

Sistemi komunist i vendeve të Europës lindore dhe i Shqipërisë, në fund të viteve 80 po tronditej në themel. Urrejtja e popullit shqiptar ndaj regjimit komunist kishte arritur kulmin.

Populli shqiptar ka respekt mjaft të madh për Shenjtërinë e Tij Papa Gjon Pali i II i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në vendet ish komuniste të Lindjes.

Stacionet e radiove si Zëri i Amerikës, BBC-i, të Vatikanit dhe Radiotelevizioni Italian dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme duke nxitur dhe pasqyruar me vërtetësi lëvizjet demokratike të popullit tonë kundër regjimit komunist. Këto ishin urat që lidhnin fshehurazi popullin shqiptar me Perëndimin. Urrejtja e popullit tonë ndaj regjimit komunist ishte shumë e madhe sidomos tek shtresa e ish të persekutuarve politikë. Për momentin ideali i tyre ishte rrëzimi sa më parë i monumentit të diktatorit komunist.

Dhjetor 1990. Krijimi i Partisë Demokratike.

Me krijimin e Partisë Demokratike filloi epoka e pluralizmit në Shqipëri. Mbas krijimit të kësaj partie filluan të krijoheshin dhe parti të tjera pluraliste si Partia Republikane, Partia Ekologjike, Partia Agrare, etj. Pothuajse të gjithë shtresat e vuajtura si dhe ato të të persekutuarve politikë u afruan dhe u bënë anëtarë të Partisë Demokratike dhe Republikane. Influenca e këtyre partive në popull u rrit ndjeshëm. Populli Shqiptar i bashkuar rreth këtyre partive të djathta filloi të kërkojë ndryshime rrënjësore demokratike.

Janar 1991. Krijimi i Sindikatave të Pavarura.

Duke filluar nga dhjetë ditshi i parë i Janarit, minatorët e Valiasit ndërprenë punën për afro tetë ditë dhe u futën në grevë urie me me argument plotësimin e disa kërkesave ekonomike që ishin si vijon:

1) Përmirësim i kushteve të punës.

2) Ulje e viteve të punës për daljen në pension të parakohshëm nga 12 vjet në 10 vjet pune në galeritë e minierave.

3) Rritje të pagës mujore në 200%.

4) Rritje të masës së pensionit.

Gjatë grevës u krijua Sindikata e lirë dhe e pavarur e minatorëve me kryetar Z. Fiqiri Xibri (Elektriçist) dhe Sekretar të saj Z. Ilir Myftari. Më 15 Shkurt 1991 kjo sindikatë u legalizua me vendim Nr. 15/1 Prot. të Ministrisë së Drejtësisë.

Greva e Minatorëve përfundoi me sukses sepse ata fituan 60% shtesë page, ulje të viteve të punës në minierë nga 12 në 10 vjet etj.

Duhet të theksojmë se me grevën e 3500 minatorëve të Valiasit u solidarizuan dhe minatorët e Myshqetasë, Priskës, Krrabës, Manzës, Gërdec etj.

Fitorja e kësaj greve, tronditi shumë regjimin komunist. Nga fundi i Janarit filluan të krijohen komisionet për krijimin e sindikatave të tjera të pavarura. U krijua gjithashtu komisioni nismëtar për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Në të bënte pjesë Z. Fiqiri Xibri, Gëzim Shima, Eqerem Kavaja, Ardian Këlliçi, Haki Hoxha, Hiqmet Melasi, Ferdinand Temali, Gëzim Kalaja, Sami Karriqi, Luftim Ahmetaj, Vangjel Kozma, Gani Lami, Ilir Myftari, Ibrahim Kërçiku, etj.

Shkurt 1991. Qyteti i Studentëve.

Në gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Kamzës filluan të bojkotohen mësimet nga studentët, të cilët ishin shtresa më përparimtare dhe demokrate e shoqërisë. Ata, çdo ditë filluan të mblidheshin në Qytetin Studenti në mitingje fillimisht sporadike pastaj të mirorganizuara dhe të përkrahura edhe nga qytetarët e Tiranës. Azem Hajdari, heroi i demokracisë qysh në atë kohë jep mendimin në një miting për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës dhe të monumentit të tij nga qendra e Tiranës dhe për këtë duhesh të futeshin në grevë të urisë një grup i madh studentësh. U vendos që greva e urisë e studentëve të bëhej më datën 18 shkurt në ambjentet e Kinoteatrit Studenti. Një delegacion i përbërë nga zotërinjte Sali Berisha, Azem Hajdari, Preç Zogaj dhe Eduart Selami nisen për të takuar Z. Ramiz Alia, ish President i Republikës për t’i parashtruar kërkesën e studentëve për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës. Demokracia nuk mund të bashkëjetonte me emrin e Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe me monumentin e Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit. Po kjo kërkesë u refuzua. Studentët filluan të braktisin në masë orët e leksioneve të përkrahur edhe nga profesorë dhe pedagogë të tyre të cilët flisnin edhe në tribunën e përkohëshme tek Qyteti Studentik. Zoti Blendi Gonxhe, një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes studentore elektrizonte dhe frymëzonte protestuesit duke perifrazuar poezinë e Shefqet Peçit për Enver Hoxhën.

E Premte 17 Shkurt 1991.

Ish të burgosurit dhe ish të përndjekurit politik të lagjes më kryesore të Tiranës, ku përfshihesh Rruga e Kavajës, Shyqyri Bërxolli (Tregu i Çamëve), Hajdar Hidi, Reshit Çollaku, Myslym Shyri etj. (tani njësia Nr. 10), mbas themelimit të Partisë Demokratike në dhjetor 1990, u organizuan në një shoqatë me kryetar Z. Saimir Maloku (ish i burgosur politik), sekretare Znj. Flutra Hasko (i ati i pushkatuar dhe më vonë u bë kryetare i Lidhjes së Gruas Demokratike të Shqipërisë) dhe nënkryetare Znj. Sanije Vojka ( i shoqi i saj, Gëzim Vojka ish i burgosur politik). Kjo lagje ndodhesh fare pranë monumentit të diktatorit komunist. Bashkëpunimi i kësaj shoqate me Partinë Demokratike, dega e Tiranës, ishte i madh sepse tre shokët e ngushtë të Saimirit si Z. Maksim Konomi, Sotir Qiriako dhe Perikli Dhales, dy të parët ishin ndër themeluesit dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Rreth orës 20 të kësaj dite Z. Saimir Maloku, shkoi dhe takoi tek shtëpia e tij Zotin Sali Berisha duke i thënë atij se shtresa e ish të përndjekurve politik dhe populli i shumëvuajtur i Tiranës, presin ditën më të afërt për të rrëzuar monumentin e diktatorit komunist. Zoti Berisha u gëzua pa masë dhe u shpreh se populli çfar nuk bën me këtë vrull të madh që ka marrë lëvizja demokratike.

E shtunë 18 shkurt 1991. Qyteti Studenti.

723 studentë dhe pedagogë u rregjistruan si vullnetarë për të hyrë në grevën e urisë të studentëve. Komisioni drejtues i grevës në mesditë i dërgoi një kërkesë ultimative 24 orëshe ish Ministrit të Arësimit Skënder Gjinushi. Për të penguar zhvillimin e kësaj greve të studentëve Z. Ramiz Alia, aso kohe ish President i Republikës thërret në një tryezë të përbashkët përfaqësitë e të gjitha partive politike duke përfshirë edhe ato të rejat si Partia Demokratike, Republikane, Ekologjike dhe Agrare. Gjithashtu në këtë tryezë bënin pjesë dhe përfaqësuesit e organizatave të Rinisë, Gruas, Frontit Demokratik si dhe ato të Bashkimeve Profesionale edhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve. Z. Ramiz Alia kërkoi të dilej me një deklaratë të përbashkët në formë thirrjeje drejtuar popullit për paqe dhe qetësi sociale. Vetëm Z. Fiqiri Xibri si përfaqësues i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve nuk pranoi për ta firmosur. Të gjithë përfaqësuesit e tjerë në takim e firmosën këtë deklaratë. Më pas, Radiotelevizioni Shqiptar e transmetoi në emisionin e lajmeve këtë deklaratë duke çensuruar kundërshtimin që i bënë kësaj deklarate përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve. Rreth orës 16:00 para Kinoteatrit Studenti u mblodhën studentët që do të futeshin në grevë urie. Studenti Shinjazi Rama del para tyre duke ju thënë studentëve grevistë që të përkulemi para flamurit tonë kombëtar dhe të betohemi që do të japim dhe jetën deri në plotësimin e kërkesave tona duke qëndruar në ambjentet tepër të ngushta të kinoteatrit. Dhe ashtu u bë. Afro 900 studentë grevistë u ngujuan në këto ambjente. Komisioni organizator i grevës nuk lejoi të hynin në ambjentet e grevës operatorët me kamerat e Televizionit Shqiptar si dhe asnjë qytetar që nuk ishte student ose pedagog i Universitetit të Tiranës. Në ambjentet e Qytetit Studenti u mblodhën me mijra e mijra qytetarë dhe familjarë të studentëve grevistë. Ato të gjithë bërtisnin me parrullat patriotike: “Ejani mblidhuni këtu këtu, bashkë me ne; Poshtë burokratët etj.,” në mbështetje të grevës së urisë të studentëve. Vetëm operatori televiziv i Partisë Demokratike Z. Agim Buxheli lejohesh të filmonte studentët grevistë.

E diel 19 shkurt 1991.

Përfaqësuesit e shumë sindikatave të pavarura të krijuara para disa javësh

(afro 15 veta) u mblodhën rreth orës 9:30 tek parku i lodrave pranë Rrugës së Elbasanit. Aty u vendos që të mbështetesh pa rezerva greva e urisë së studentëve. Për këtë qëllim ata dolën me një thirrje të përgjithshme që ju drejtohesh punonjësve të ndërmarrjeve të gjithë Tiranës që ditën e Hënë më 20 Shkurt 1991 të ndërprisnin punën dhe të shkonin të gjithë në ora 10 të mëngjezit tek Qyteti Studenti në mbështetje të studentëve grevistë. Kjo do të përkrahesh edhe nga populli i Tiranës. Këtë thirrje për njoftim e dërgoi në Radiotelevizionin Shqiptar Z. Vangjel Kozma. Gjithashtu po këtë ditë u bë edhe mbledhja e Plenumit të Komitetit Qëndror të PPSH-së. Televizioni Shqiptar jep njoftimin e parë se një grup i madh studentësh të Universitetit të Tiranës kanë hyrë në grevë urie duke kënduar këngë patriotike dhe duke hedhur parulla të ndryshme si nga ana e grevistëve ashtu edhe nga qytetarët e Tiranës të mbledhur në Qytetin Studenti. Rreth orës 15:00 plenumi i KQ të PPSH-së del me një deklaratë duke theksuar se kushtet e jetesës së studentëve janë përmirësuar mjaft dhe u refuzua kërkesa e studentëve për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës si e pa bazuar. (Pas dy muajsh, emri Enver Hoxha i Universitetit të Tiranës, u hoq).

Mbasdite Z. Saimir Maloku mbledh një grup të përbërë kryesisht nga ish të persekutuarish politik dhe aty ai i ngarkon me detyra që nesër të persekutuarit e Rrugës së Kavajës dhe të rrugëve të tjera ndërmjetse mbas mitingut që do të organizohet nesër paradite në Qytetin Studenti, të jenë sa më të bashkuar dhe në pararojë të turmës për ta orientuar në drejtim të Sheshit Skënderbej. Gjithashtu ai dha detyrë disa grave që të mbronin Zonjën Liri Berisha nga provokatorët e sigurimit ( Babai i Saimirit si dhe ai i Zonjës Liri ishin shokë tepër të ngushtë). Po ashtu Saimiri u shpjegoi atyre se objektivi i ditës së nesërme nëse do të lindnin mundësitë do të ishte heqja e simboleve komuniste:

1. Rrëzimi i monumentit të diktatorit duke tërhequr atë me makinë të rastit.

2. Heqja e parullës: “LAVDI PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË” e cila ndodhej mbi Pallatin e Kulturës.

3. Djegja e veprave të diktatorit komunist tek Librari Flora.

Gjithashtu ai i udhëzon ata si të ruhen dhe të demaskojnë provokatorët e sigurimit si dhe të lajmërojnë shtëpi në shtëpi që të ketë sa më shumë pjesëmarrje. Pas kësaj mbledhje Saimir Maloku me disa gra e burra shkojnë tek Sheshi Skënderbej dhe diskutojnë për heqjen e simboleve komuniste.

Filluan shenjat e para të urisë dhe pagjumësisë tek studentët grevistë. Ata morën masa duke bllokuar derën e kinoteatrit me shufra të trasha hekuri nga ndonjë ndërhyrje e befasishme e Repartit 326 ndërhyrjes së shpejtë. Një grup gazetarësh të huaj hyjnë në pasditen e 19 shkurtit në ambjentet e studentëve grevistë. Ata bisedojnë me këta të fundit për kërkesat e tyre si dhe i japin informacione telefonike dhe televizive agjensive të ndryshme perëndimore. Gjithë bota ishte e interesuar dhe e shqetësuar për atë çfar po ndodhte në Shqipëri.

E Hënë 20 shkurt 1991, ora 10:00 Qyteti Studenti.

Dhe dita e shënuar erdhi. Dolën jashtë parashikimeve përmasat që mori kjo grevë e përgjithëshme e punonjësve të Tiranës si për vetë Sindikatat e Pavarura të Punonjësve ashtu edhe për Partinë Demokratike. Falë organizimit të mirë të sindikatave sidomos e atyre të minatorëve u arrit që të mblidheshin afro 100 mijë veta midis tyre punëtorë , studentë, pedagogë, qytetarë të tjerë të Tiranës që protestuan në Qytetin Studenti, në përkrahje të grevës së urisë së studentëve. Të parët që erdhën ishin minatorët e Valiasit të cilët duke brohoritur nga Rruga e Durrësit e deri tek Qyteti Studenti arritën të mblidhnin rreth vehtes një turmë prej afro 10 mijë qytetarësh. Në krye të tyre printe Z. Fiqiri Xibri, Sami Karriqi, Gëzim Kalaja, Ilir Myftari etj. Rreth orës 10:00 në Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj rregjimit komunist me promovimin e parullave si: “ O Ramiz o zagar, do të varim në litar; Poshtë Diktatura; Liri Demokraci; etj.” Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demostrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u bëri thirrje protestuesve të shkojnë tek sheshi Skënderbej. Një grup protestuesish, i përbërë kryesisht nga familjarë dhe nëna të studentëve të grevës së urisë nisen në drejtim të Presidencës për të takuar Ramiz Alinë. Ndërsa turma kryesore e protestuesve niset në drejtim të Liceut Artistik në krye të protestuesve, ne vumë gratë dhe fëmijët e vegjël në mënyrë që policia të moskeqtrajtonte turmën e protestuesve.

Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar.

Forca të shumta speciale, të ruajtjes së rendit dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisura me skafandra kauçuku, shkopinj gome, gaz lotësjellës dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugën që të çonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu për këtë qëllim ato kishin bllokuar rrugën automobilistike edhe me dy makina IFA të ushtrisë. Një zjarrëfikëse e madhe lëshoi me presion ujë me ngjyrë të kuqe në një rreze të madhe hedhëse prej 20-30 metrash duke lagur të gjithë protestuesit. Kjo gjë irritoi pa masë popullin demostrues dhe ai filloi të drejtohej tek gardhi i madh i policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Nga presioni i madh i ujit të zjarrëfikses, shumë gra dhe fëmijë u rrëzuan për tokë. Disa gra protestuese si zonjat Liliana Llapaj, Hyget Borova, Lida Bezhani, Emanuela Kolonja, Elvira Kambo, Vera Rada, etj. u dëmtuan fizikisht. Mjaft gra sidomos fëmijët e vegjël ndër ta edhe Zonja Liri Berisha me djalin e saj të vogël Shkëlzenin u lagën nga uji i ngjyrosur me të kuqe dhe u dëmtuan edhe nga sytë si pasojë e presionit të madh të ujit të hedhur nga pompat e fuqishme të zjarrëfikëses. Duke parë këtë moment të rrezikshëm, protestuesit filluan të bërtisnin që gratë me fëmijët e vegjël të kthehen prapa. Policia arriti të zmbrapsë një pjesë të protestuesve deri tek ish Shkolla Kosova ku edhe aty u bënë përleshje fyt më fyt deri në goditje me tulla e tjegulla. Ndërsa turma kryesore e protestuesve prej mijëra vetësh duke valvitur disa flamuj kombëtarë, ju sul me një vrull dhe kurajo të paparë gardhit të madh të ushtrisë dhe policisë. Pas përleshjeve dhe përpjekjeve të pandalëshme të protestuesve, policia u detyrua të tërhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Këtu policia filloi të shtënat në ajër, të hedhi gazlotësjellës dhe të vërë në veprim edhe qentë e kufirit ndaj protestuesve. Në këtë moment duhet të falenderojmë punonjësit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe të Institutit të Informatikës, që në numër të shumtë kishin dalë jashtë godinës së tyre dhe ndërkaq bërtitën me të madhe: “Mos qëlloni, mos qëlloni”. Këtu u bë një përleshje e madhe e dytë midis turmës tonë të protestuesve dhe policisë edhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Këto të fundit, të ndodhura përballë presionit dhe qëndresës heroike të protestuesve u tërhoqën pranë godinës së Kryeministrisë duke krijuar një gardh mjaft të fuqishëm mbrojtës në mënyrë që të mos lejonin turmën e protestuesve prej afro 5 mijë vetësh që i ndiqte ata, të drejtoheshin drejt Bllokut Qeveritar. Afro 10 – 15 ushtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë ishin të rrethuar nga protestuesit pranë murit të ish Drejtorisë së Pritjes. Protestuesit i rrëmbyen atyre mburojat prej kauçuku dhe shkopinjtë e gomës. Ndërkaq disa prej ushtarëve filluan edhe të qanin. Saimir Maloku duke nxitur një grup të madh protestuesish bëri që ata të fillonin thirrjet: “Ushtria është me ne. Ushtarët janë vëllezërit tanë”. Ata i lirojnë ushtarët, i japin edhe pajimet përkatëse me vehte si dhe nuk lejuan që të dhunoheshin fizikisht nga njerëzit e irrituar. Tek Liceu Artistik, një turmë tjetër e madhe forcash të ndërhyrjes së shpejtë dhe të rendit, e shoqëruar edhe me qen kufiri kishte përçarë dhe ndaluar turmën e madhe të protestuesve që vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Këtu policia tentoi të bënte një akt barbar. Një oficer policie ekstremist, duke dalluar Zonjën Liri Berisha që mbante për dore djalin e saj 10 vjeçar dhe një vajzë të vogël të quajtur Xhoi (e cila kishte humbur nga sytë e prindërve) e ndodhur mes protestueve, urdhëron një grup ushtarësh që së bashku me qentë e tyre të kufirit, të sulen drejt saj. Në këtë situatë tepër të ndezur, një grup grash duke vënë edhe fëmijët e tyre të vegjël para këtyre ushtarëve me qen kufiri, i pengojnë ata që të kryenin këtë akt barbar ndaj Zonjës Berisha. Fatmirësisht Zonja Berisha me dy fëmijët e vegjël arriti të largohesh duke u strehuar pranë një familje që ndodhesh në katin e pestë të një pallati afër Liceut Artistik. Megjithatë, ushtarët me qentë e kufirit, sëbashku me oficerin e tyre, hypën deri në katin e tretë të asaj shkalle pallati për të kontrolluar, duke i rënë dyerve e duke bërtitur. Zonja Lindita Hamiti duke mashtruar forcat e ndërhyrjes së shpejtë tek Liceu Artistik, gjoja si punonjëse e RTSH-së bashkohet me grupin tonë të protestuesve dhe na tregon për këtë akt barbar. Kjo gjë na indinjoi thellë. Një grup i madh protestuesish, ish të burgosur e të persekutuar politik, të udhëhequr nga Z. Saimir Maloku nuk lejoi një grup të rinjsh të cilët donin të digjnin dy makinat IFA të policisë. Një grup punonjësish të RTSH-së, që kishin dalë për të parë protestuesit dhe për t’i përkrahur ata, duke qënë edhe si shokë të ngushtë me Saimir Malokun, i thonë atij: “Saimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitroloza dhe mund t’ju vrasin të gjithëve”. Në këto momente kaq delikate dhe të rrezikshme, për të shmangur një masakër të pabesueshme dhe të mundëshme që mund të ndodhte tek Blloku Qeveritar, Saimir Maloku merr një vendim mjaft të guximshëm dhe nisi të thërrasë: “Hajde të shkojmë tek sheshi për të rrëzuar monumentin”. Gjithashtu, Saimiri dërgoi një grup burrash dhe grash që t’i bënin thirrje turmës së protestuesve të mbledhur pranë Kryeministrisë që të ktheheshin mbrapsh dhe të niseshin në drejtim të Sheshit Skënderbej nga drejtimi i rrugës mbrapa Piramidës. Thirrjeve të këtyre burrave dhe grave ju bashkuan me qindra protestues.

Për të nxitur dhe entusiazmuar grupin e protestuesve që po mblidheshin shpejt e shpejt dhe sa më shumë, Saimir Maloku filloi t’u thotë atyre: “Hajdeni t’ja bëjmë Enverit si Stalinit, t’ja rrëzojmë monumentin si dhe t’ja djegim edhe librat tek librari Flora”. Një djalë i ri me flokë të gjatë, që mbante një rryp të kuq në ballë i afrohet Saimir Malokut dhe i thotë: “ Unë kam bërë një parullë të madhe ku shkruhet: LIRI – DEMOKRACI”. Ky djalosh i rritur jetim, që quhet Albert Risilia, ka banuar në konviktin e jetimëve pranë Qytetit të Nxënësve. Natën ai kishte hequr perden e madhe prej bezeje të dritares se dhomës së tij dhe mbi të kishte shkruar me bojën e këpucëve, parullën LIRI - DEMOKRACI.

Grupi i madh i të persekutuarvet politikë si dhe mjaft protestues ju bashkuan thirrjes së Saimir Malokut për të marshuar drejt sheshit për të rrëzuar monumentin e diktatorit komunist. Të gjithë filluan të bërtisnin njëzëri duke ftuar që me ta të bashkoheshin edhe mijra protestues të tjerë që ishin të bllokuar nga policia midis godinës së kryeministrisë dhe hotel Rogner (sot).

Kur turma u bë e madhe, Saimir Maloku, urdhëroi që parulla prej afro 3 metrash e gjatë të vendosesh në krye të turmës. Në krye të turmës printe grupi i të persekutuarve politik (kryesisht i rrugës së Kavajës) dhe i qytetarëve të tjerë të përbërë nga Albert Risilia, Ardian Heta, Xhovalin (Asim) Çokani, Hyget Borova, Sanije Vojka, Astrit Hatellari, Vera Rada, Lida Bezhani, Lindita Hamiti, Liliana Llapaj, Indrit Sukaj, Ilir Çumani, Gëzim Vojka, Hysen Hamiti, Gjolek Aliu, Arben Beli, Arben Rama, Seit Mici, Xhemal Zhuri, Luigj Bytyçi, Maksim Çali, Bashkim Ademi( i vdekur), Durim Hoxha, Hajrije Hasanaj, Ismete Rushiti, Zyhra Izeti, Agron Spaho, Dorant Vojka, etj.

Turma e madhe e protestuesve prej afro 2 mijë vetësh lëvizi dhe u drejtua për në sheshin Skënderbej, nëpërmjet itinerarit, që fillonte nga prapa Piramidës, Ura e Lanës, Hotel Dajti, Ministria e Mbrojtjes e deri tek stacioni autobuzit pranë Bankës Kombëtare. Në krye të turmës, në një distancë prej 5 metrash qëndronte Z. Saimir Maloku, i shoqëruar edhe nga një fotoreporter i huaj (spanjoll). Saimiri gjatë gjithë kohës inkurajonte turmën duke hedhur parulla si : “Liri – Demokraci, Poshtë diktatura, Ta rrëzojmë apo jo –Po, Po, Po etj”.

 

 

Ora 13:00. Sheshi Skënderbej.

Kjo turmë protestuesish që qe dhe më energjike ishte e para që arriti Sheshin Skënderbej për tu vendosur afër monumentit të diktatorit komunist. Për arësye se numri i forcave të policisë dhe i forcave të ndërhyrjes së shpejtë që ndodheshin pranë Sheshit Skënderbej dhe Muzeut Historik Kombëtar, ishte tepër i madh, u vendos që protestuesit të prisnin valën tjetër të protestuesve që vinin nga Qyteti Studenti. Në sheshin Skënderbej kaloi një veturë e bardhë dhe me sa morëm vesh brënda saj ndodhesh Zoti Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike. Kjo gjë i entusiazmoi protestuesit. Një grup protestuesish që ishin tek Liceu Artistik pasi u përleshën me policinë, u futën tek lulishtja pranë Parlamentit nëpërmjet Rrugës së Elbasanit. Pastaj pasi kaluan pranë godinës së Bashkisë u vendosën rreth monumentit të Skënderbeut. Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të shoqëruara me qen kufiri, të cilët i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombëtar, filloi t’u bëjë presion protestuesve të shumtë për t’u tërhequr dhe për t’u shpërndarë larg monumentit të Skënderbeut. Policia përdori edhe zjarrfiksen e cila hidhte me presion ujë me ngjyrë të kuqe që njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjetër e protestuesve që ishin të bllokuar tek godina e Kryeministrisë e frikësuar nga breshëritë në ajër të armëve të policisë u tërhoq nga tentativa për të hyrë në Bllokun Qeveritar. Ata kaluan në lulishten mbrapa Kryeministrisë dhe mbritën tek sheshi Skënderbej për t’u vendosur tek kollonat e Pallatit të Kulturës. Ndërkohë ky grup protestuesish tentoi të sulmojë për nga shatervani, por u zbrapsën nga policia. Disa makina të vogla të policisë qarkullonin nëpër sheshin Skënderbej duke i rënë sirenave për t’u bërë protestuesve presion psikologjik. Një djalë i ri, i quajtur Durim Hoxha, shkëputet nga grupi kryesor i protestuesve që ndodhesh pranë Bankës së Shtetit, për t’u kapur pas kabinës së zjarrfikëses. Por, pas pak ai rrëzohet i dëmtuar nëpër trup dhe me fraktura të brinjëve. Grupi i katërt i protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset përreth sheshit Skënderbej.

Ndërmjet protestuesve (banorë kryesisht në Rrugën e Kavajës, në Laprakë, në rrugën Ali Demi, Kombinat,etj) që ndodheshin pranë Bankës Kombëtare dhe monumentit të diktatorit, u hodhën mendimet se si të sulmohesh monumenti. Fillimisht duheshin thyer pllakat e mermerta të shkallëve për të zbrapsur dhe për tu përleshur me policinë. Gjithashtu pas kësaj nevojitesh të ndalohej ndonjë makinë e rastit, e tonazhit të rëndë për të rrëzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. Për të realizuar këtë aksion, Saimir Maloku së bashku me shokët e tij i kërkojnë ndihmë protestuesve për të gjetur midis tyre një shofer. Më vonë, ndoshta ky aksion mund të vazhdohesh me shkuarjen e protestuesve për tek Librari Flora për të djegur veprat e diktatorit komunist dhe heqjen e parullës: “LAVDI PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË” . Prania e ushtarëve të armatosur me snajpera sipër Pallatit të Kulturës, Hotel Tiranës, Muzeut Historik Kombëtar dhe në pallatet për rreth e bënte të pamundur dhe tepër të rrëzikshëm këtë aksion dhe ky mund të lihesh për një ditë tjetër kur të krijohesh mundësia.

Minutë pas minute shtohesh numri i protestuesve në shesh. Për një moment u dëgjua një e thirrur: “Mos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janë të armatosur me fishekë manovër (fishekë stërvitje që bën zhurmë, pa patur plumb brenda)”. Kjo i dha shumë kurajo protestuesve. Tre makina IFA të policisë të mbuluar me tenda shkarkojnë pranë shatërvanit një grup të madh forcash speciale të pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj gome. Ata krijojnë një gardh të fuqishëm mbrojtës për rreth sheshit tek monumenti.

Ndërkohë sheshi Skënderbej ishte mbushur plot e përplot nga dhjetra mijra vetë dhe të vendosur rreth e përqark tij, bërtisnin duke thirrur : “Ushtria është me ne; Të hiqet qelbësira; Liri - Demokraci etj. Një grup prej 40 deri 50 vetësh shkëputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranë monumentit të diktatorit. Sipas planit të bërë më parë ato filluan të thyejnë pllakat prej mermeri të shkallëve dhe nisën të qëllojnë policinë. Forcat speciale, të ruajtjes së rendit dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të armatosura me shotgun dhe armë të ndryshme filluan të qëllojnë në ajër me fishekë manovër dhe të sulmonin herë pas here grupin e protestuesve tek monumenti. Ndërkaq protestuesit i kundërpërgjigjeshin duke i qëlluar me gurë e copa mermeri. Nga krahu lindor i Muzeut Historik Kombëtar, në ndihmë të policisë erdhën forca të shumta të ushtrisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë me qen kufiri. Një protestues pranë monumentit mbante një flamur kombëtar. Sipër godinës së Bankës Kombëtare, Muzeut Historik Kombëtar dhe pallateve në hyrje të Rrugës së Durrësit dhe të Kavajës etj., policia kishte vendosur snajpera dhe kamera të fshehta. Në mes të rradhëve të protestuesve, policia dhe sigurimi e shtetit kishin infiltruar shumë informatorë, të cilët kishin për detyrë të raportonin mbi veprimtarinë e elementeve të rrezikshëm rebel. Por përpjekjet e policisë dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë ishin të kota para turmës së madhe të protestuesve të cilët u sulën nga të gjitha krahët dhe i detyruan ata të tërhiqen. Populli duke bërtitur: “Fitore Fitore” u sul i tëri drejt monumentit dhe u bë zot i sheshit Skënderbej. Një helikopter policie fluturonte dhe filmonte protestuesit e shumtë që u mblodhën përreth monumentit. Një kameraman i quajtur Agim Buxheli bënte filmime me një kamera amatore. Në mes të turmës, një qytetar rreth 70 vjeç i quajtur Hysen Berberi (Vjehrri i Saimir Malokut dhe ish i internuar në Kampin famëkeq të Prishtinës) ishte i goditur në kokë dhe i mbuluar tërë gjak në fytyrë. Disa gra protestuese e morën për ta çuar në mjekim pranë ambulancës Nr, 5. që ndodhesh përballë ish godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve. Një qytetar tjetër në gjëndje të plagosur ishte i shtrirë për tokë. Gjashtë qytetarë e marrin në krah e vendosin tek një makinë aty pranë dhe e nisin drejt spitalit. Duhet të theksojmë se gjatë kohës së përleshjeve të protestuesve me forcat speciale tek monumenti qytetari Ardian Heta (nipi i kirurgut të njohur Dr.Prof. Hysen Heta dhe kushëri i Saimir Malokut) mori një makinë IFA të braktisur, që ndodhesh në sheshin Skënderbej. Ardiani merr drejtimin e makinës IFA dhe pasi bën dy xhiro rreth shatërvanit godet me spond një makinë zjarrfikse që lagte popullin me ujë të ngjyrosur me bojë të kuqe. Makina zjarrfikse nga kjo goditje ndalon së lëvizuri. Ndërkohë aty pranë ndodhesh një polic rreth 35 vjeç, i plagosur në kokë nga gurët e protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta së bashku me shokun e tij Indrit Sukaj, e marrin në makinë policin e plagosur dhe e transportojnë në spitalin ushtarak në Laprakë. Para se të nisesh makina shumë protestues i thonë Ardianit që të kthehesh prap se makina mund të nevojitesh edhe për rrëzimin e monumentit. Dhe ai e mbajti premtimin.

Ora 14:00. Sheshi Skënderbej.

Populli brohoriste dhe hidhte parulla triumfuese. Një grup i madh qytetarësh ishin të vendosur pranë vëndit ku qëndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Ishte problemi i rrëzimit të monumentit. Nga rruga e Durrësit vijnë dy djem të rinj me një rrotull litari prej liri. Po në këtë kohë mbërrin tek sheshi Skënderbe, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinën drejt e tek vendi ku ndodhesh monumenti i diktatorit. Pastaj një grup njerëzish ndihmojnë Astrit Hatellarin që të vendosë litarin tek monumenti i diktatorit. Përpjekja e parë dështon sepse litari shkëputet. Nga makina sjellin një kavo çeliku jo shumë të gjatë të cilin e lidhin me litarin. Në përpjekjen e dytë, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga një qytetar tjetër e vendos litarin pranë gishtave të dorës së majtë e ulur poshtë, të monumentit të diktatorit. Pastaj ne i larguam të gjithë njerëzit, që të mos dëmtoheshin nga rreziku i shembjes së monumentit gjigant. Makina e tërheq 3-4 herë monumentin e derdhur në bronx të diktatorit komunist, i cili bie anash në drejtim të Muzeut Historik Kombëtar. Gjithë ai popull prej afro 100 mijë vetësh, që ndodhesh tek sheshi Skënderbej, duke u përqafuar me njëritjetrin nga gëzimi i madh i kësaj ngjarje të papërsëritshme, filloi të brohorasë i entusiazmuar tej mase.

Ra simboli i komunizmit, i cili lavdinë e tij e vuri mbi vuajtjet e dhjetra mijra vetëve në burgje, internime dhe dëbime. Gjatë diktaturës komuniste u pushkatuan me mijra veta sepse patën për ideal demokracinë e sotme. Është për t’u theksuar se gjatë kohës së rrëzimit të monumentit vazhdonin punimet e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Z. Hekuran Isai, në atë kohë Ministër i Brendshën duke informuar për situatën e krijuar Z. Ramiz Alinë, thotë se megjithëse ka një ligj për mbrojtjen e monumenteve, unë nuk mund të shkoj deri në masakër ose në gjakderdhje ndaj popullit. Z. Ramiz Alia e miraton mendimin e tij. Kjo bëri që Z. Hekuran Isai nuk ju bë asnjë vërejtje nga Komiteti Qëndror i Partisë së Punës. Duke kujtuar momentin e inaugurimit të këtij monumenti gjigant të diktatorit komunist, militantët ekstremistë komunistë bërtisnin: “ Parti Enver jemi gati kurdoherë”. Ndërsa në momentin që do të rrëzohesh ky monument, populli demokrat i Tiranës me entusiazëm të papërshkruar bërtiste: “ Ta heqim, ta heqim qelbësirën”. Njerëzit nga kurreshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit të diktatorit dhe me veprime nga më të çuditshme shprehnin urrejtjen e tyre të madhe ndaj tij. Pastaj protestuesit i vënë kavon kokës së këtij monumenti gjigant. Pastaj, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoqëruar në kabinë nga shoku i tij Indrit Sukaj, e tërheq zvarrë këtë monument gjigant përgjatë sheshit Skënderbej. Mbi makinë dhe mbi monument, rrinin të ulur njerëz të shumtë. Gjithë populli i Tiranës, që ndodhesh në Sheshin Skënderbej e shoqëronte kamionin me thirrje dhe brohoritje të shumta.

Pas gjithë këtyre, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Pesëdhjetë metra larg nga godina e ish të përndjekurve politik (sot), shkëputet busti nga pjesa tjetër e monumentit gjigant të diktatorit. Gjithashtu makina IFA pëson difekt ( i digjet freksioni) për arësye të peshës së madhe të demostruesve të hypur mbi makinë dhe mbi monumentin e diktatorit. Turma e demonstruesve shkëpusin kavon nga makina dhe fillojnë të tërheqin vetë bustin e diktatorit deri pranë parkut të lodrave në Rrugën e Elbasanit. Gjithashtu tek pjesa e mbetur e monumentit të diktatorit ( nga këmbët deri tek gjoksi) afrohet një skodë e parkut të mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shumë demonstrues e lidhin këtë pjesë të mbetur të monumentit me skodën. Shoferi Sulo Jaupaj me makinën e tij lëviz afro dy kilometra nëpër rrugëtë e Tiranës i përshëndetur nga mijra qytetarë. Në pjesën malore të Rrugës së Elbasanit për t’u ardhur në ndihmë demostruesve të lodhur vjen një autobuz me ngjyrë të kuqe që ishte i punëtorve të minierës së Krrabës. Kjo makinë drejtohesh nga një shofer zeshkan 50 vjeçar, që quhesh Hysen Alla. Autobuzi ishte i mbushur me minatorë. Minatorët dhe protestuesit e lidhën shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobuzit. Pastaj, Hysen Alla e drejton makinën e tij për tek godina e studentëve grevistë. Kur autobuzi mbërriti atje shpërtheu një gëzim i jashtëzakonshëm midis studentëve grevistë të urisë të ngujuar dhe protestuesve. Busti i diktatorit u la i varur lart tek godina e studentëve grevistë. Në këtë kohë Saimir Maloku shikon një djalosh të fuqishëm 30 vjeçar i quajtur Xhovalin (Asim) Çokani (I ati, ish i burgosur politik dhe tani emigrant në Itali), i cili mbante në dorë një çantë me çelsa të mëdhej mekanikë. Saimiri i lutet Xhovalinit që të shkonin tek Pallati i Kulturës për të hequr parrullën gjigante “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Të dy këto së bashku dhe me disa protestues të tjerë nisen me një synim të tillë drejt Pallatit të Kulturës në zonën e shkallëve ku ndodhet sot selia e Televizionit Arbëria. Por ky aksion nuk mund të realizohesh atë ditë sepse tek Pallati i Kulturës si poshtë po ashtu edhe lart në taracë, kishte policë të armatosur. Saimiri me Xhovalinin dhe protestuesit e tjerë e lanë për ta kryer këtë aksion ndoshta ditën e nesërme, menjëherë sapo të krijohesh mundësia. Gjithashtu nuk mund të nxitesh populli demostrues që të shkonte tek Librari Flora për djegjen e veprave të diktatorit komunist sepse tek Pallati i Kulturës, Hotel Tirana dhe në pallatet për rreth kishte ushtarë me pushkë me snaiper si dhe populli ishte tepër i lodhur nga pelegrinazhi i gjatë që kishte bërë atë ditë.

Mbasdite, mjaft qytetarë mblidhen përsëri tek Sheshi Skënderbej. Shumë prej tyre filluan të thyejnë bazamentin prej mermeri të errët të ish monumentit të diktatorit. Mbasi u errësua, minatorët e Krrabës e rilidhën përsëri bustin e diktatorit tek autobuzi i tyre. Pas kësaj, autobuzi me disa minatorë brënda vazhdon itinerarin për tek Rruga e Kavajës. Në zonën pranë ambasadave, policia gjuan me snajpera autobuzin dhe i thyen dy xhama. Arrestohen dhjetë minatorë midis tyre zotërinjtë Hysen Alla, Vladimir Xhillari, Agim Abazi, Arben Lame, Luan Paja (ish themeluesi i degës së PD-së për Minierën e Krrabës, vdekur) etj. Po atë ditë në qytetet e Gjirokastrës dhe të Korçës rrëzohen monumentet e diktatorit komunist. Radiotelevizioni shqiptar si dhe agjensitë e huaja të lajmeve jepnin njoftimin se në Tiranë, në mesditë u rrëzua monumenti gjigant i diktatorit komunist. Në ora 20:00 shfaqet në televizionin shqiptar Ramiz Alia, ish president i Republikës i cili në një pronuncim të tij publik ndër të tjera thotë: “ Sot kryeqyteti ynë kaloi një nga ditët më dramatike dhe të rënda të jetës së tij. Turma të irrituarish duke humbur çdo arësye llogjike kaluan në akte vandalizmi dhe arritën të rrëzonin monumentin e Enver Hoxhës etj.”. Pas orës 21:00 të asaj nate dhe në ditët në vazhdim, policia dhe sigurimi komunist bazuar në filmimet e kamerave sekrete dhe nga të dhënat e informatorëve të tyre të infiltruar midis protestuesve, arrestoi rreth 300 protestues. Ndër ta, afro 70 veta u dënuan me burgime të ndryshme me akuzat për grumbullime të paligjshme, shkatërrim monumentesh dhe goditje të përfaqësuesve të shtetit. Me qindra qytetarë të tjerë u pushuan nga puna.

E martë 21 shkurt 1991.

Me dhjetra mijra protestues ndodheshin paradite tek Ura e Lanës pranë Hotel Dajtit me qëllim që të sulmonin Bllokun qeveritar, nga që ishin përhapur lajme të rreme sikur Ramiz Alia kishte dhënë dorëheqjen si President i Republikës. Për të penguar protestuesit që të realizonin qëllimin e tyre, ishin të angazhuar forca të shumta të policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë të shoqëruara edhe me tanke të pajisura dhe me mitroloza të rëndë. Në këto momente tepër të acaruara pranë demostruesve rastësisht vjen Z. Neritan Ceka (ish Drejtor i Institutit Arkeologjik dhe anëtar i kryesisë së PD-së) i cili me një megafon në dorë dhe hipur në një makinë ju bën thirrje protestuesve që të ktheheshin tek Sheshi Skënderbej që të shmangesh gjakderdhja. Turma e protestuesve prej afro 50 mijë vetësh ju bashkua thirrjes së tij dhe u drejtua për në Sheshin Skënderbej duke bërtitur: “Poshtë burokratët, Nuk duam gjak etj.”. Populli protestues ishte shumë i irrituar sepse në rradhët e tyre kishte shumë provokatorë dhe punonjës të sigurimit të fshehtë komunist. Në këtë kohë një grup i madh protestuesish kryesisht ish të burgosur politik të Rrugës së Kavajës ju bëjnë thirrje protestuesve që të shkojnë të djegin veprat e diktatorit komunist pranë Dyqanit Flora që ndodhesh në krye të rrugës së Dibrës fare pranë Sheshit Skënderbej. Turma e protestuesve e irrituar së tepërmi, drejtohen për tek librari Flora dhe pasi shpërthyen derën, rrëmbenin veprat e diktatorit komunist. Ata filluan t’i grisnin këto libra dhe pasi i grumbulluan aty pranë Rrugës së Dibrës i vunë flakën duke krijuar një zjarr gjigant i cili vazhdoi të digjesh për disa orë. Gjithashtu një grup tjetër i përbërë nga Saimir Maloku, Xhovalin (Asim) Çokani, Arben Beli, Arben Rama dhe të tjerë nisen në drejtim të Pallatit të Kulturës për të hequr parullën “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Tek Pallati i Kulturës nuk kishte policë. Duke përfituar nga ky rast Xhovalini që kishte me vehte një çantë me çelsa të mëdhej mekanikë, së bashku me një qytetar tjetër e me ndihmën e disa protestuesve, hipën me shumë vështirësi në taracën e Pallatit të Kulturës duke u kacavjerrur pas disa hekurave që ndodheshin në pjesën e mbrapme të shkallëve të këtij pallati. Xhovalin Çokani lagu me alkool metilik bullonat e dadot e ndryshkura që mbanin gërmat metalike gjigante që formonin parullën afro 50 metra të gjatë, e vendosur sipër Pallatit të Kulturës. Pastaj ai i bëri një zbërthim provizor këtyre dadove. Në të njëjtën kohë ai u bërtet nga lart qytetarëve protestues që ndodheshin në shkallët e Pallatit të Kulturës të spostoheshin më tutje në mënyrë që të mos binin sipër tyre gërmat gjigante metalike të parrullës. Ishte ora afërsisht 12 kur Xhovalini i ndihmuar dhe nga qytetarë të tjerë filluan të rrëzonin një nga një këto gërma gjigante metalike të parrullës “LAVDI PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË”. Një gëzim i jashtëzakoshëm përshkoi mijra qytetarë protestues të mbledhur në Sheshin Skënderbej sepse populli rrëzoi dhe hoqi simbolet kryesore të diktaturës komuniste. Se sa domethënëse është kjo gjë e pasqyrojnë më së miri fjalët e Z. Saimir Malokut që udhëhoqi popullin protestues. Më 28 gusht 1976 në gjyqin e tij politik para dy mijë vetave në një sallë kinemaje, ai tha: “Me pushkatimet, arrestimet, internimet dhe dënimet e shumta që po bën Enver Hoxha ndaj popullit dhe grupit të Beqir Ballukut, populli shqiptar mbas vdekjes së Enver Hoxhës, do t’i thotë atij diktator ashtu siç i thanë Stalinit, dhe do të shkatërrojnë monumentet dhe do të djegin veprat e tij”. Ideali për demokraci i Z. Saimir Maloku dhe i gjithë popullit shqiptar u realizua.

Populli demokrat i Tiranës në momentin e rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist luteshin me fjalët: “ O Zot,të falenderojmë se na e shporre komunizmin dhe mbas gjysëm shekulli na bashkove me Europën”. DEMOKRACIA – FITOI. Populli tashmë ishte i lirë të fliste, të jetonte, të lëvizte dhe të mendonte.

 

I lutemi Shenjtërisë së tij Papa Benedikti XVI si dhe Shkëlqesisë së tij Jose Manuel Barroso – President i Komisionit Europian, që në shenjë respekti ndaj popullit demokrat të Tiranës të presin një përfaqësi të protagonistëve kryesorë të kësaj ngjarje kaq të madhe historike.

 

Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, i takon Z. Bamir Topi, President i Republikës, i cili rrjedh nga familjet më të vjetra, më të nderuara dhe më demokrate të Tiranës, që në shenjë respekti ndaj popullit demokrat të qytetit ku ai ka lindur dhe është rritur, të dekorojë ata ish protestues protagonistë, të cilët

sakrifikuan më shumë për këtë ditë më të shënuar historike, në bazë të ligjeve në fuqi për dhënien e dekoratave në Republikën e Shqipërisë.

 

I lutemi Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit, që në nderim të datës 20 shkurt 1991, kjo ditë, me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me miratim nga Parlamenti, të shpallet: “ Dita e Rrëzimit të Simboleve Komuniste”. Gjithashtu ata të urdhërojnë dikasteret shtetërore të poshtëshënuara të plotësojnë kërkesat tona.

 

I lutemi Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve si edhe Drejtorisë së Radiotelevizionit Shqiptar dhe Institutit të Mediave, të mundësojnë realizimin e një filmi dokumentar me metrazh të gjatë me konsulent Saimir Malokun dhe me regjisor edhe skenarist Z. Saimir Kumbaro. Është dëshira e madhe e popullit shqiptar që nëpërmjet të këtij dokumentari të rizgjohet brez pas brezi, kujtimi i ngjarjeve të paharruara të asaj dite që ktheu një faqe të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Kjo ngjarje kaq e rëndësishme është anashkaluar nga disa analistë politikë të mediave të ndryshme. Shtojmë gjithashtu se në dispozicion të këtij dokumentari, operatori Agim Buxheli do të japë të gjithë arkivën e tij filmike. Gjithashtu edhe arkivi filmik i Televizionit Publik Shqiptar dhe i Ministrisë së Brendëshme duhet të japin ndihmën përkatëse për këtë qëllim.

 

I lutemi po kësaj ministrie që të mundësojë botimin e kësaj deklarate në formën e një broshure në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht. Kjo i jep mundësi qytetarëve të Shqipërisë si dhe opinionit ndërkombëtar që të njihet me ngjarjen kaq të rëndësishme të 20 shkurtit 1991.

 

Gjithashtu i lutemi edhe Ministrisë së Arësimit dhe Shkencave, Muzeut Historik Kombëtar, Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Historisë që të marrin masat që kjo ngjarje kaq e rëndësishme të pasqyrohet në librat e historisë dhe në pavionin e demokracisë të Muzeut Historik Kombëtar.

 

Gjithashtu jemi mirënjohës edhe ndaj Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës që drejtohet nga Zoti Adrian Kati (ish i internuar familjarisht dhe me babanë ish i burgosur politik). Kjo qendër që ndodhet në Rrugën e Kavajës ka mbi 10 vjet që ka dhënë dhe u jep një ndihmesë të madhe për rehabilitimin moral dhe mjekësor të shtresës së shumëvuajtur të ish të përnjdjekurvet politikë, protestuesve të asaj dite të shënuar si dhe dhjetra mijrave refugjatëve kosovarë.

 

Falenderojmë Z. Alfred Moisiu ish President i Republikës, Z. Aleksandër Meksi ish Kryeministër, shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë partish politike, drejtuesit e komuniteteve fetare të vendit, Shoqatën Tirana, Çamëria, zotërinjtë Mentor Petrela, Hysen Heta, mjaft kryetarë Njësish Bashkiake të Tiranës si dhe pesëdhjet kryetarë shoqatash, organizatash dhe sindikatash më të rëndësishme të Shqipërisë, që janë firmëtarë në mbështetje të deklaratës dhe të kërkesave tona.

 

Ne ish protestuesit, populli demokrat i Tiranës dhe i Shqipërisë i jemi mirënjohës Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali i II, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Komunitetit Europian për ndihmën e dhënë popullit shqiptar në vendosjen e demokracisë.

 

Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

 

Presim përgjigje për kërkesat tona.

Me respektin më të madh

 

Ish pjesëmarrësit protestues në rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist.

 

Bashkangjitur është lista emrore e 215 vetave (krahas firmave përkatëse) e shumë prej ish protestuesve të asaj dite si dhe e mjaft personaliteteve të larta politike, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë partish, drejtuesve të komuniteteve fetare, sindikatave, shoqatave dhe njësive bashkiake që na kanë përkrahur në kërkesën tonë. Krahas kësaj kemi shprehur edhe rekomandimet tona për dekorimin e protagonistëve kryesorë.

Materiali është në ............................................... faqe i përkthyer në gjuhën angleze do t’i dërgohet përfaqësive diplomatike të huaja.

 

Adresa: Qëndra Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të

Torturës.

Rruga Kont Urani Nr. 10

Tirana - Albania

 

e-mail: arct@albmail.com Fax: +355 42 235 488

 

P.S. Cel. +355682623764

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Personalitetet shtetërore dhe publike, shoqatat, sindikatat dhe organizatat jo qeveritare, që kanë mbështetur kërkesat e pjesëmarrësve të deklaratës “ Si u rrëzua monumenti i diktatorit komunist”.

 

1. Alfred Moisiu - Ish President i Republikës së Shqipërisë.

2. Aleksandër Meksi – ish Kryeministër i Shqipërisë.

3. Nard Ndoka – Kryetar i Partisë Demokristiane dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

4. Neritan Ceka – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, President i Partisë Aleanca Demokratike, një ndër themeluesit i Partisë Demokratike.

5. Dashamir Shehi – Kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ish deputet i Kuvendit dhe Ish Zv.Kryeministër i Shqipërisë.

6. Tritan Shehu – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Nënkryetar i PDR-së.

7. Preç Zogaj – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; ndër themeluesit e PD-së.

8. Arjan Madhi – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

9. Sali Shehu – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

10. Baki Shehi – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

11. Lajla Përnaska – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

12. Parid Teferici – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

13. Frrok Gjini – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

14. Jak Ndokaj – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

15. Rahim Kaleci – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

16. Galip Ramadhi – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

17. Gilman Bakalli – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

18. Sami Gjergji – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

19. Maksim Konomi – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish Ministër.

20. Antoneta Deda – Ish deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

21. Lazër Stani – Ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

22. Ruzhdi Keçi – Prefekt i Qarkut Tiranë.

23. Gëzim Kalaja – President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

24. Simon Mirakaj – Drejtor i Institutit për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

25. Mentor Petrela – Dr.Prof. Neurokirurg i shquar.

26. Hysen Heta – Dr.Prof. Kirurg Pediatër i shquar.

27. Fatmira Hajdari – Gjyqtare dhe bashkëshortja e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

28. Lavdie Nelaj – Bashkëshortja e Martirit të Demokracisë Havzi Nelaj.

29. Sali Kelmendi – Ish Kryetar i Bashkisë së Tiranës 1992-1996.

30. Albert Brojka – Ish Kryetar i Bashkisë së Tiranës 1996-2000.

31. Arben Tafaj – Kryetar i Shoqatës Tirana dhe i Njësisë Bashkiake Nr. 8.

32. Gerti Bogdani – Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 10.

33. Lindita Nikolla – Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr. 1.

34. Përparim Bodinaku – Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 2.

35. Pandeli Sara – Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 7.

36. Armond Halebi – Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 9.

37. Eduart Kelmendi – N/kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 10.

38. Seit Mici – Drejtor i Entit të Banesave të Tiranës.

39. Ardian Tana – Kryetar i shoqatës “Çamëria”.

40. Saimir Rusheku – N/kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

41. Iris Maçi – Kryetare e Gruas pranë Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

42. Andon Merdani – Episkop Ndihmës i Kryepeskopit. Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.

43. Henrieus Velokamp – Kancelar i Arqipeshkvisë Metropolitane e Tiranës dhe e Durrësit.

44. George Frendo – Ipeshkëv Ndihmës i Arqipeshkvis Metropolitane e Tiranës dhe e Durrësit.

45. Baba Edmond Brahimaj – Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

46. Adrian Kati – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Reabilitimin e Viktimave të Traumës dhe Torturës.

47. Mujo Buçpapaj – Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “P. Arbnori”

48. Luigj Bytyçi – Mjeshtër i Merituar i Sportit dhe Mirënjohja e Qytetit të Tiranës.

49. Refik Halili – President i Sport Club Tirana.

50. Skënder Qendro – Kryetar i Shoqatës Antikomuniste i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

51. Elsa Ballauri – Drejtoreshë e Grupit Shqiptar i të Drejtave të Njeriut.

52. Erion Veliaj – Lëvizja Mjaft.

53. Gani Lami – President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Prefektura Tiranë.

54. Vladimir Beja – Nënkryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

55. Fiqiri Xibri – Ish Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.

56. Abdulla Omuri – Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë.

57. Besim Ndregjoni – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

58. Shefki Çupi – N/drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurvet Politikë të Shqipërisë.

59. Ylli Komti – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë.

60. Lili Ndoci – Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Antikomuniste të Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

61. Lili Mitrovica – Kryetare e Shoqatës së Grave të të Përndjekurave Politike “Përtëritja”.

62. Reshat Kripa – Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Dega Tiranë.

63. Zhani Ciko – Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit të Operas dhe Baletit.

64. Ahmet Sulstarova – Nënkryetar i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”.

65. Gani Beliu (Mëniku) – N/kryetar i Shoqatës Tirana.

66. Ilir Çumani – Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve të Shqipërisë.

67. Rrahman Parllaku – Kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës.

68. Mehdi Pogaçe – Kryetar i Shoqatës së Ish Ushtarakëve në Rezervë dhe Lirim të Shqipërisë.

69. Vesel Lozi – President i Sindikatës së Pavarur të Nëpunësve Civil.

70. Hysen Daja – President i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve.

71. Pranvera Bodinaku – Presidente e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Kimisë.

72. Reshat Ibrahimi – President i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë.

73. Bajram Kruja – President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.

74. Flutra Hasko – Ish Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.

75. Jorgji Qirjako – N/drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare.

76. Jerina Zaloshnja – Kryeredaktore e Gazetës “Tirana Times”.

77. Sotir Qiriako – ish anëtar i kryesisë dhe ndër themeluesit e PD-së.

78. Blendi Fevziu – Gazetar dhe Analist Politik televiziv i njohur.

79. Agim Buxheli – Operator Televiziv i Ngjarjes së 20 Shkurtit 1991.

80. Tefta Radi – Gazetare e njohur e Televizionit Publik Shqiptar.

81. Bujar Kore – Operator i Televizionit Publik Shqiptar.

82. Muharrem Dhëmbi – Operator i Televizionit Publik Shqiptar.

83. Lulzim Balla – Operator i Televizionit Publik Shqiptar.

84. Pandeli Polena – Operator i Televizionit Publik Shqiptar.

85. Bujar Huta – Operator i Televizionit Publik Shqiptar.

86. Vladimir Mataj – Operator zëri i Televizionit Publik Shqiptar.

87. Artan Fortuzi – Operator televiziv i Shijak TV.

88. Kozeta Mamaqi – Gazetare e Radio Televizionit Shqiptar.

89. Sonja Mamaqi – Operatore e Kinostudios Shqiptare.

90. Hajrie Hasanaj – Kryetare e Shoqatës së Fëmijëve Jetim të Shqipërisë.

91. Dhimitër Ndrenika – Kryetar i Organizatës së Ushtarakëve në Pension dhe të Liruar të Shqipërisë.

92. Jorgji Terca – Kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Shqipërisë, dega Tiranë.

93. Dëfrim Spahiu – N/kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë.

94. Ilmi Hysolli – Sekretar i shoqatës së Unitetit të Pensionistëve të Shqipërisë.

95. Kozeta Zavalani – Kryetare e shoqatës “Familja dhe Media”.

96. Muharrem Koliqi – President i shoqatës humanitare “AMEN”.

97. Kastriot Bajraktari – Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Ish të Përndjekurve Politikë, Dega Shkodër.

98. Beqir Shabaj – Sekretar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Ish të

Përndjekurve Politikë, Dega Shkodër.

99. Riza Bregu – Kryetar i Shoqatës së Mundjes Dega Tiranë.

100. Leonard Prifti – ish Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, Dega Korçë.

101. Angjelina Dine – Presidente e Shoqatës “Nëna të Fëmijëve Jetimë”.

102. Mahmud Dodgjini – President i Lidhjes së Përgjithshme të Sindikatave.

103. Sinan Isufi – President i Shoqatës “Sofra Shqiptare”.

104. Eduart Ypi – Ish Drejtor iKomitetit të Përndjekurve Politik të Shqipërisë.

105. Çerçiz Loloçi – Kryeredaktor i Gazetës “Telegraf”.

106. Andi Beliu – Këshilltar i Njësisë Bashkiake Nr. 10.

107. Ibrahim Kërçiku – Ish Anëtar i Komisionit Nismëtar të BSPSH-së.

 

 

Lista e ish pjesëmarrësve e ngjarjeve të 20 shkurtit 1991 që kanë firmosur deklaratën: “ Si u rrëzua monumenti i diktatorit komunist”.

 

1. Saimir Maloku 2. Ardian Heta 3. Xhovalin Çokani

4. Albert Risilia 5. Arben Ramaj 6. Astrit Hatellari

7. Hyget Borova 8. Lida Bezhani 9. Sanije Vojka

10.Liliana Llapaj 11.Lindita Hamiti 12. Vera Rada

13.Agron Spaho 14.Xhemal Zhuri 15.Skënder Topi

16.Gëzim Vojka 17.Dorant Vojka 18.Arben Beli

19.Igli Hasko 20.Përparim Rama 21.Hysen Hamiti

22.Agron Hoxha 23.Fatmira Maloku 24.Meliha Topi

25.Edmond Vrapi 26.Ismete Rushiti 27. Zyhra Izeti

28.Naim Liçi 29.Leonard Plaka 30.Beniamin Gega

31.Rudina Cara 32.Eduart Jegeni 33.Emine Aga

34.Hamide Mëniku 35.Agim Mëniku 36.Izedin Çela

37.Besnik Heta 38.Dallëndyshe Dashi 39.Xheladin Çaushi

40.Agron Balla 41.Mereme Balla 42.Rasim Çiku

43.Fatmir Dashi 44.Hajrie Dashi 45.Gazmend Ruseti

46.Loreta Qirjaqi 47.Hajredin Fratari 48.Haxhi Ruka

49.Agim Elbasani 50. Liri Ruka 51.Emilio Ruka

52.Hafsa Hoxha 53.Beqir Turtulli 54.Edmond Kastrioti

55.Luljeta Kastrioti 56.Manola Kelmendi 57.Kadri Cara

58.Lumturi Cara 59.Elgert Cara 60.Metaldo Cara

61.Gazmend Shehi 62.Stavri Çoka 63.Fatmir Topi

64.Naxhije Bodinaku 65.Adrian Bodinaku 66.Alma Bica

67.Luan Bica 68.Diana Lulegjuraj 69. Mukades Vorpsi

70.Seit Vorpsi 71.Tedi Vokshi 72.Lumturie Pilkati

73.Vilma Hyka 74.Ilir Bushi 75.Ruzhdi Ibrahimi

76.Loreta Shkurti 77.Avni Dani 78.Arjan Hazizaj

79.Betina Duri 80.Alfred Loka 81.Napolon Hasanaj

82.Frederik Berisha 83.Artur Shemaj 84.Skënder Luari

85.Fatmira Kosta 86.Zyhdi Morava 87.Edmond Vrapi

88. Hamide Çaushi 89.Suzana Kadilli 90.Fatmira Kosta

91.Vjollca Mancaku 92.Gëzim Dema 93.Kleanthi Kekezi

94.Adnan Baholli 95.Natasha Gërdeci 96.Ajet Lamaj

97.Agim Preza 98.Florika Preza 99.Sami Pashaj

100.Behare Pashaj 101.Drita Dyrmishi 102.Bajram Dyrmishi

103.Aldo Guga 104.Mehmet Kumi 105.Shpresa Kumi

106.Bujar Veliaj 107.Spartak Veliaj 108.Tefik Dashi

 

..........

 

Rekuiem për krimet komuniste

 

Bedri Blloshmi*

 

Teksa disa fanatikë të diktaturës po bëhen gati të kremtojnë 100 vjetorin e lindjes se Neronit shqiptar, Enver Hoxhës, do të ishte mirë të risilleshin në kujtesë disa prej masakrave të tij të pangjashme:

 

- Të ekzekutuar burra: 5557 persona

 

- Të ekzekutuara gra: 457 persona

 

- Të dënuar politikë burra: 26768 persona

 

- Të dënuar politikë gra: 7367 persona

 

- Të çmendur: 308 persona

 

- Të internuarit janë aq shumë sa është e pamundur t\i nxjerrësh përafërsisht e jo saktësisht.

 

- Të varurit, nuk dihen

 

- Të zhdukurit, nuk llogariten.

 

Për të kuptuar fytyrën e komunzimit shqiptar, do tju lexonim vargjet e mëposhtme:

 

Enver-Koçi pa një ëndërr

 

Shqipninë - nuse, Titon – dhëndërr

 

N\nj\i shpi t\bukur, n\ nji shpi të gjanë

 

Që nga Beogradi deri në Tiranë.

 

Ka me mijëra deklarata dhe dëshmi për mizoritë e diktaturës, por unë do të ndalem në dy prej tyre.

 

Deklarata e oficerit të Sigurimit Naun Bezhani:

 

Unë i nënshkruari Naun Bezhani, oficer sigurimi, deklaroj si më poshtë. Gjatë veprimtarisë sonë janë përdorur këto tortura

 

1. Jeleku (tortura më e tmerrshme).

 

2. Kamzhiku prej druri.

 

3. Lënia pa bukë dhe pa ujë për ditë të tëra.

 

4. Elektroshoku deri sa u bintë të fiktit.

 

5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.

 

6. Lidhja me duar prapa në dritare, në dru të varur në lartësinë sa të preknin majat e gishtrinjve.

 

7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (e përdorur pas dënimit të Shqefqet Bejës dhe të tjerë).

 

8. Kripë në gojë.

 

9. Stimulim varje ose pushkatim.

 

10. Tortura morale për familjen. Në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, në dhomën ngjitur me të çuam dy vajza të burgosura dhe dy të burgosur; ato bënë sikur gjoja ishin vajzat e tij që I kishin prurë atje për t\i çnderuar.

 

11. Futja kokëposhtë në një fuçi me ujë.

 

12. Fekale në gojë. Një herë Myftar Tarja e bëri këtë ndaj një Toptanasi.

 

Deklaratë e kapiten Lefter Lakrori, oficer i Sigurimit:

 

"Në atë kohë ishte zhvilluar gjyqi i deputetëve dhe si u dha vendimi për të gjithë ata që u dënuan me vdekje, jemi ngarkuar t\I torturojmë për të njerrë ç\a kishin. Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku nesti shkoi me komandantin në jug. Në vend të tij ishte Zihni Muço. Gjithë materialin që nxorrëm nga ata e mbajta unë deri sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime. Aty ka apsur edhe anëtarë të partisë që implikoheshin dhe janë survejuar. Më kujtohet Shevqet Musaraj, Mark Ndoja dhe të tjerët s\më kujtohen edhe nga deputetët që s\janë të organizuar. Materialin të dënuarit e kanë shkruar me dorën e tyre, ku edhe sot e kanë në dosje".

 

Vendimi i gjykatës i dhënë më 27 shtator 1947, ishte si më poshtë:

 

- Me varje: Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti

 

- Me pushkatim: Sheh Selim karbunara, Dr. Enver Sazani, Selim Kokalari, Selaudin Toto, Muhamed Prishtina, Paolo Sgiatti, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Beqir Çela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi dhe Agathokli Xhitomi.

 

- Me burgim të përjetshëm: Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.

 

- Me 20 vjet burg: Rustem Sharra, Xhevat Xhafa dhe Shefki Minarolli.

 

- Me 15 vjet burg: Sulo Konjari.

 

Por gjyqet dhe krimet nuk u ndalën këtu, shqiptarë të ndershëm u vranë ose u burgosën pa faj për hir të miqësisë shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-kineze, shqiptaro – kozmopolite, etj:

 

- Dënohet grupi i patriotit Riza Dani. Me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reçi; me burgim të përjetshëm: Kosta Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ivzi Kokalari dhe Demir Kallarati; me 20 vjet burg: Adem Prela, Arif Gjyli dhe Bexhet Shehu; me 15 vjet burg: Halit Gjoleka dhe Kamber Backa.

 

- Një ndër provokacionet komuniste të "serisë" ishte edhe gjyqi kundër klerit katolik të Shkodrës, me preteksin e fshehjes së armëve. "Ne Hys Zaja, prokuror publik i prefekturës Shkodër, urdhëroj ndalimin…". Në Shkodër numëroheshin 10 burgje, ndërsa sipas funizuesit të bukës duhet të ishin 17. Ishin kthyer në burgje Kuvendi i Franceskanëve, ndërtesa e Jezuitëve, shtëpitë e tregtarëve, i Prelës, i Pogut, i Ulqinakut përvec burgjeve të njohur si Burgu i Madh, Burgu i Gestapos, Burgu i Prefekturës…

 

"Ishim shumë të dënuar me vdekje në një dhomë, dëshmon Rakip Meta. Ja lista:

 

1. Hafiz Dërguti (pushkatuar)

 

2. Ëngjëll Deda

 

3. Rrok Mirashi

 

4. Mikel Koliqi

 

5. Mark Hasi

 

6. Ndue Suma

 

7. Mark Harapi

 

8. Karlo Serreqi

 

9. Agostin Ashiku

 

10. Marjan prela

 

11. Alek Baqli

 

12. Zef Pllumi

 

13. Filip Mazreku

 

14. Frano Kiri

 

15. Anton Luli

 

16. Gaspër Suma

 

17. Injac Gjoka

 

18. Jak Zekaj

 

19. Lekë Dredhaj

 

20. Ciril Cani

 

21. Mëhill Cani

 

22. Bonat Gjecaj

 

23. Toëm Laca

 

24. Nikollë Shelqeti

 

25. Gjon Karma

 

26. Mëhill Karaj

 

27. Donad Kurti

 

28. Leon Kabashi

 

29. Pjetër Gruda

 

30. Pal Dedaj

 

 

 

Autori është ish i burgosur politik dhe vëllai i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora