E premte, 29.03.2024, 09:50 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Sa e duam historinë tonë?

E merkure, 22.01.2020, 07:13 PM


Sa e duam historinë tonë?

Shkruan Fahri Xharra

Përderisa akademitë tona shqiptare janë kundër dhe e mohojnë historinë pellazge, serbët krijojnë literaturë po nga ajo histori, të cilën e përvetësojnë dhe ia paraqesin botës si të tyre.

Kemi nga ata që thonë, se dihet e vërteta, por harrojnë që bota i beson të shkruarës e jo "pallavrave", historisë gojore.

Ta shihni një libër të serbëve :" Perëndite e Olimpit nga Serbia", një libër i financuar nga shteti dhe i recenzuar nga akademiket serb.

Unë e lexova,; serbët e njohin antikën tonë me mijëra herë më mirë se historianët tanë, por e keqja për ne është që ata e shkruajnë si të "para-ardhësve " të tyre. dike mohuar çdo trashëgimi shqiptare.

Mu duk shumë interesant që libri ishte botuar në vitin 1998. Ata ishin në atë kohë të angazhuar me luftën e Kosovës,; por vjedhjen e historisë nuk e linin anash sepse historia iu vyente për " tapi " të tyre historike mbi Kosovën.

Shfletova me dhjeta portale serbe, ku diskutohej për këtë "histori të shkruar", por te gjitha komentet ishin lavdërime dhe përkrahje

dhe falënderime autorëve që munden ta shkruajnë këtë libër.

Jam shumë i brengosur me mentalitetin tonë të ngrysur i cili prodhon vetëm urrejtje kundër vetvetes.

Njerëzit tanë me tituj bombastik , ku janë ? Pse heshtin? Pse sulmojnë ? Pse nuk na e çelin rrugën neve vullnetarëve që po mundohemi me mish e me shpirt dhe pa fije ndihme financiare të shpalosim diçka me vlerë nga historia e jonë .

Nëse ne flemë, e ende nuk u ngimë gjumë, serbët po e zënë vendin e tyre ne mesin e popujve "të lashtë " të Europes.

Të kemi pak mëshirë, për t`iu siguruar brezave që vijnë një bazë të shëndoshe për ardhmërinë e tyre.

Populli pa histori mbetet gjithmonë skllav i të tjerëve.

Fahri Xharra,19.10.19

Gjakovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora