E shtune, 29.01.2022, 07:53 AM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Vetmi e burgosur

E merkure, 22.01.2020, 06:11 PM


Tahir Bezhani

VETMI E BURGOSUR

Dimëri po më futë frikën

Çdo gjë e ngrirë,tharë edhe pemët

Gishtërinjtë e duarve nuk i ndjej

Afër zjarrit kallem,nxihëm si dru e lagur

Larg tij dridhem si zog pa krahë

Në vetminë e burgosur pa ty

Në rrafsh t  tmerr vapa, frikë acari

A do vish prap një ditë?!....

VALBONA E BARDHË

Isha dje në Valbonë

(ëndërr malli më dërgoj)

Kishte vënë qeleshen e bardhë

Iu kishin rritur amat shtatit

Rrëmbyeshëm  valët  shkonin shtratit

Sa e këndshme ajo këngë qumështore

Ujëvaret shkumbë e bardhë

Pishat nën streq si nuset me duvakë

Sa shpesh më përkund në  ëndrra

Trishtueshëm  iki prej saj

Shpirti shprush  përmallshëm

Të ngrirë e mbaj shikimin...

AS FTOFTE AS NXEHTE...

Verës,  përvlohëm nga vapa

Frymëmarrja ngadalsohet

Aritmia  dalldiset

Shkoj birucave  të podrumit

Prap val, ku të shpëtoj?

Ku ta gjej freskinë e humbur

Varë dredhave në bistekët e tu...

Gjakovë,

Janar,2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora