Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Në atë kallnor

| E merkure, 22.01.2020, 08:15 PM |


Neki Lulaj

Në atë kallnor

(Kushtuar Presidentit historik)

Unë, cumraku i vogël

Cucërroj pas dere si culan

Shumë gajasa në atë Kallnor

E di

Loti im shkriu akullin në shpirtin e bardhë.

Ti emër i përveçëm çarës i robërisë

E Dardania e fitoi Shtetin

E trasove rrugën e drejtë

Arkitekt i Pavarësisë

At ditë kallnori

Ti urtaku i jonë

Rrije i qeshur në fotografi

Në krye të kolonës flamur

Ta kujtoj

Ditën e varrimit, o Pinjoll i Dardanisë