E premte, 29.03.2024, 02:01 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Të ruajmë porosinë e William Walker-it

E merkure, 22.01.2020, 08:10 PM


TË RUAJMË POROSINË E VALKERIT, ZËDHËNËS I REçAKUT TË MASAKRES DHE T’MERIT

Nga Dedë Preqi

Kush nuk e njeh Viliam Valker, kryetarin e OSB-së, në Kosovë, në vitin 1998-99, i cili udhëheqte Misionin e Verikimit të Kombeve të Bashkueme në vedin tonë, që dha zërin më të fuqishëm dhe më kombues në gjithë botën se, ç’farë po bënte ushtria FASHISTE e Serbisë, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.

Viliam Valker, duke dhënë lajmin më të prekshëm komunitetit ndërkombëtar, se në Kosovë po kryhet gjenocid, i cili ishte edhe vet dëshmitar i Masakres së Reçakut me 15 janar të vitit 1999, që pau me sytë e vet masakrimin e 45 shqiptarëve duar thatë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq, padyshim se ishte një tmerr  i rëndë për qenjën njerëzore.

Kaluan dy dekada nga kjo ngjarje tragjike e kësaj masakre makabre dhe ç’njerëzore, e cila zgjon parafytyrimin e trishtueshëm edhe sot këto ditë kur përkujtohen ato figura të pafajshme dhe në atë mënyrë që u masakruan në emër të një formule fashizoide dhe të paramenduar të regjimit serbo-millosheviqian, hija e të cilit edhe sot po i tensionon dhe trazon marrëdhëniet e dy popujve në mes vete.

Do të ishte një virtyt i madh njerëzor dhe vepër humane, kur njeriu e merr përgjegjësinë ndaj një misioni jo aq të lehtë për të thënë realitetin edhe për të kryer detyrën në kushte të jashtëzakonshme te luftës, sikur që ishte rasti i ambasadorit Valker, në kohën kur në Kosovë, kishte shpërthyer llava e luftës, duke u bërë një zëdhënës i fuqishëm dhe dëshmitar i gjenocidit ndaj një populli të pafajshëm, që ishte si një relacion i vetëm dhe i mundshëm për ta bindur mendjen e shëndoshë të njerëzimit ndërkombëtar, apo dhe supërfuqinë botërore, që të ndërhyjë sa më parë për shpëtimin e çfarosjes së një populli.

Sa më shumë që gjurmojmë në brendinë e vepres humane të ambasadorit Valker, aq më shumë i kuptojmë motivet dhe domethënjën e këtij veprimi, ku gjinden argumente të panumërta në favor të këtij veprimi, dhe në favor të këtij populli, i cili ishte në prag të veprimit të kryer, apo para çfarosjes nga faqja e këtij dheu, të cilin e kishte planifikuar regjimi i fashizmit serb në krye me kriminelin dhe kasapin e Ballkanit Millosheviq.

Prandaj, ndihma ishte e përgjithshme e faktorit ndërkombëtar me fuqinë e NATO-s, për ta nxjerrë nga kriza e luftës popullin e Kosovës, por populli amerikan ishte i pa lakueshëm dhe bastion i çfarë do natyre të përgjegjësisë, ndaj qëndrimit dhe veprimeve për shpëtimin e popullit shqiptarë, pikërisht në çastet më të ndjeshme dhe më të rrezikuara gjatë gjithë historisë, duke e kuptuar si popullin më përkrahës dhe liridashës të kombit tonë.

Viliam Valker, dje si zëdhënës i OSB-së, dhe dëshmitar i Masakres së Reçakut, sot si hero i gjallë kombit tonë dhe si këshilltar i pranishëm në kohën e paqës në Kosovë, përveq se merr pjesë për çdo përvetor në kujtim të kësaj tragjedie të rëndë njerëzore, ky njeri i madh për popullin e Kosovës, jep edhe këshila të nevojshme rreth çështjeve politike dhe organizative, në ecjet e mëtutjeshme dhe përpjekjet e gjithmbarshme përkrah këtij populli dhe në mirëqenjen e tij.

Porosia e Valkerit, në këtë kohë kur sot këtë vend e sheh në rrethana të tjera, do dalë e qartë dhe si një medium për analizë, sepse përkundër asaj që e sheh ndryshe Kosovën sot, sikur nuk kënaqët me gjendjen që duhet ta gëzojë ambasadorin, sidomos situata politike pothuaj se e ka zhgënjyer, e cila nuk është në përputhje të plotë me vetëdijën e formuar të këtij populli dhe esencën e tij, një gjendje e tillë, sikur duket e imponuar dhe jo e prirur në bazë të vullnetit, kushteve dhe rrethanave të cilat i meriton ky popull më mirë.

Ndërkaq, porosia e ambasadorit Valker, për popullin e këtij vendi, sikur do të thoshte me një qëllim mjaftë të prerë, duke e kuptuar se shteti i juaj po i përjeton akoma ditët e para të konsiledimit, ku ballafaqimet janë të natyrave të ndryshme, por në sipërfaqe keni nxjerrë vetë mollën e sherrit, duke luftuar jo për mirëqenjen e popullit dhe ndërtimin e shtetit, por për grabitjen e «pushtetit», dhe e keni shkrirë në vetëdije të brendshme politike, e cila po u kushton shumë dhe ua qanë kokën pa nevojë.

Prandaj, porosia e ambasadorit ka rëndësi jetike, kur thotë se, ka ardhë koha që përgjegjësia ndaj detyrave të rëndësishme shtetërore të bie në  përgjegjësinë e politikës që sjellin gjeneratat e reja kosovare, ndërsa gjeneratat e vjetra të marrin përgjegjësi vetëm ndaj vetëvetës, duke e kuptuar se të tillët e kanë hargjuar kohën e vet, për aq sa zëri i të rinjëve do të ishte në përputhje të plotë me zërin e vërtetë dhe ardhmërinë më të mirë të këtij vendi.

Dhe do të ishte e arsyeshme që Kosova, përmes kësaj elite të re politike të jetësohet dhe të udhëheqët në krahët e saj sa më parë, duke i quar çështjet përpara me seriozitet dhe ndërgjegjëshëm ndaj këtij vendi. Por jo, duke mbetur vetëm në sinjalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës të ndonjë insistim optimist, që vjen nga miqtë e vendit tonë ndërkombëtar, që të na udhëzojnë gjithëherë në rrugët tona të përditshme, sikur tani që kemi mbetur në gjysmë të rrugës,  pa qeveri të re…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora