Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dhimitri Pojanaku: Kur të vish

| E merkure, 22.01.2020, 08:08 PM |


Dhimitri Pojanaku

KUR TË VISH...

Kur të vish këtë herë pranverë,

Të pret ajo gonxhja e kopshtit tim

Që vjet,

Nuk çeli dot.

Ndoshta nga gëzimi i tepërt,

Nga ndonjë dhimbje e vjetër,

Po të pret...

Është ajo gonxhja që rrinte vetëm

në qoshen e djathtë të kopshtit,

Të kujtohet?!

__________

Janar, 2020.