E shtune, 20.04.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: LDK mos e var Kosovën!

E hene, 20.01.2020, 07:46 PM


LDK mos e var Kosovën!!!

Shkruan Asllan Dibrani

Kanë kaluar më shumë se tre  muaj  nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe procesi ende nuk është përmbyllur. Përafërsisht   dy muaj vazhdoj numërimi  rinumërimi, numërimi rinumërimi në vendvotime deri  në certifikimin  e  rezultateve, nga e cila u lodh populli deri ne zhgënjim nga ai proces  shume neveritës! Ky fenomen   kaloj sfida  zhgënjimi, mosbesim ,revolte, deri në humbjen e shpresës, madje edhe pendim pse dolën në zgjedhje???

Edhe tani se kaluan tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit zvarritet formimi Qeverisë nga lakmia te përfitoj sa me shume .

Dihet  se zgjedhjet i ka fituar një subjekt politik, që quhet parti dhe jo koalicion. Nga gara ka dalë një subjekt politik dhe ajo është LVV, si fituese e zgjedhjeve. Askush nuk e mohon këtë që VV ka fituar. Kushtetua ia mundëson të jetë udhëheqëse  edhe monitoruese e qeverise së re.

Tyxharët  e LDK-se po i  vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e

zvarrisin  formimin e qeverisë!?...

Ne të gjithë e dimë se Albin Kurti  është fitues, mirëpo, këta veteranet  te LKK-së ne krye me  Isa Mustafen , Agim Veliun ,Lutfi Haziri duke u përpjekur në maksimum qe ky koalicion të mos ndodhë, për arsyet personale po e pengojnë punën e z. Kurti, me shpresë qe nuk do kapen nga drejtësia. Këto po e dimë të gjithë tani... LDK-ja  ka frikë nga Albini dhe ligjet qe ai do  ti fut  ne funksion ekzekutiv  gjate mandatit te tije...
Albini gjithçka do te epte, përveç atyre pikave ku institucionet e shtetit duhet te ruhen  ne nivelin e larte te përpalljes se ligjeve në zbatim  qe të  dënohen keqbërësit e 20 viteve me  hajni ,korrupsion , vrasje dhe keq menaxhim.

Nga ky fenomen zbrazja  e Kosovës po  vazhdon nga qytetaret  e vet  te pa shpresë të pa perspektive  të stermbytur në varfëri   e skamje...

Tyxharët  e LDK-se po i  vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e

zvarrisin  formimin e qeverisë  duke ia shtrënguar lakun  fituesve deri ne alivanosje apo zgjedhje të reja.

Tyxharët e LDK-se minojnë, vetëm për interesat personale , janë duke bërë  trageti me djersen dhe  votën  e popullit !
Pleqtë  veteran te LKK-së Isa Mustafa Agim Veliu ,Lutfi Haziri janë rrënuesit e votës  se popullit qe i dhanë Vjosa Osmanit  për një qeverisje  te përbashkët me Vetëvendosjen.

LdK-ja si humbëse dhe  ish  pushtuese  e këtij populli qe 20 vjet  pretendon ti vjedh  votën  e lire !!!

Këta  janë  humbësit dhe  protagonistet qe po i shuajnë shpresën por edhe ëndrrat   këtij populli ne mbarëvajtjen e Kosovës drejt evropianizimit .

LdK-ja si humbëse dhe  ish  pushtuese  e këtij populli qe shume  vite  po pengon jetën institucionale, pra paralizon jetën institucionale në Kosovë, pengon zhvillimin ekonomik dhe social por edhe ndikon në jetën e përditshme të secilit qytetar të Kosovës.

Zvarritja e procesit të ngritjes së institucioneve të reja po krijon pasoja të shumta për vendin, posaçërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ngriu negociatat për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje duke luajtur  rolin  si fituese e jo  si humbëse    e zgjedhjeve.

Vjosa shpëto Kosovën Albini te pret...
Albini e Vjosa me mendjen e tyre te shëndoshe janë e vetmja shpresë e Kosovës qe janë edhe ma te votuarit ,e  kurrsesi LDK-ja e Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit...ftoj Vjosa Osmanin  qe sa me parë paraqes  veton  ne këto zgjedhje pa Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit nese ka ligje epja votat tua  ose edhe dil si kandidate  e ndarë nga  dhunuesit e Kosovës... Vjosa shpëto Kosovën Albini te pret... preja konopin Kosovës .Te lutem Vjosa  mos u nëpërkëmb nga  këta plëngprishës  bashibozuk  po bashkoju popullit aty ku të kanë përcaktuar. E dashura Vjosa  te gjithë sytë i kemi tek ti po të presim... 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora