E marte, 19.03.2024, 04:15 AM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Bilbilat e Këngës

E diele, 19.01.2020, 09:33 AM


Shyqyri Fejzo

Bilbilat e Këngës

“C’kini o gjunjë që u pretë

Sëmurë jini, a bëni vetë”

Kënduat në moshën e tretë

E sot jeton kënga e vërtetë

Ata dy këëngëtarë,  këngën kur këndonin

Lumenjtë shkumbë e valë, rrugën ngadalësonin

Bregu e vala mbanin ison, pemët rreth dëgjonin

Hëna e yjet të qeshur, ndricimin do shtonin

Tefik Hyka ja thoshte, me zërin  e tij shpellë

E mbante Rrapoja, këgën mjaltë ëmbëlsonte

Kënga e tyre xhugul nga shpirti,dhe bëhet erë

Isoja në konkak e për rreth si det gjëmonte

Ashtu gjëmoi kur fshatce e pritëm Themistoklinë

Kënga e maleve, me simfoninë e bukur ngjante

Miq të lartë në fshat, shpresë për Shqipërinë

Mihal Grameno me shokë ison e këngës mbante

Flokët u zbardhi bora, kënga e moshës tretë

E kënduat me mall e lot në konak atë mot

“Si u bë kështu kjo jetë?

në një mendje s’gjen dy vetë”

Të ishit gjallë, kjo këngë këndohet dhe sot

Ju ishit fillimi, këngës i vutë themelet

Shosha e kohës e ndau cilën na ka ënda

Si ju nuk kish tjetër, vegimi juaj ngelet

Këngët që na latë, mbetën kryekënga

Avni Lushka e shokë, sot kur e këndojnë

Janë engjujt tanë e nuk janë të huaj

Në dritare këngën me mall e përgjojnë

Duket se na përcjellin dhe mesazhin tuaj

Ju e hodhët farën, që në tokë të bjerë

Vepra që ju latë, e pastër si drita

Nga Hykajt u shtuan, bilbila të tjerë

Në rrugën që hapët, shkon sot tradita

Kënga dhe lumi

Sa herë që shkoj në fshatin tim Lenie

Do e marr nje sy gjumë në prozhme a hije

Sa shtrihem mbi bar thellë më kapit gjumi

Bashkë me një këngë të bukur që vjen nga lumi

Asnjëherë në gjumë s’ja dallova fjalët

Ne këndonin brigjet a këndonin valët

Fjalët e këngës me miqtë i mësova

Sic vinin nga Lenia apo nga Grabova

Në konak gurgullon kënga e vërtetë

Si e nisur nga malet që prekin retë

Ai që ja thosh këngës si lumi i sertë

Ai që priste këngën si pellgjet i qetë

Kënga merr vrull e nuk do të ndalet

Ajo sjell gëzim dhe ju qan hallet

Isoja si valë,  gjat bregut gjëmonte

Dukej si një garë, kush më mirë këndonte

Lumi plot me këngë këta njerëz rriti

Ndaj ata këngën kurrë se ndajnë nga shpirti

Kënga popullore

Gjëmon, në dasma, lindje e gosti

Sa vetë jeta je e vjetër

Ku ka njerez, ndodhesh dhe ti

Veç teje çfarë do të donin tjetrr?

Ai që ja thotë, zërin shpellë

Ai që ja mban, këngën ëmbëlson

Sa del nga shpirti, bëhesh erë

Isoja si det  për rreth gjëmon

Kur ke gotën përpara plot

Cfarë gas i madh është ky?

Në fyt kënga e në sy lot

Kapën hedh tej kur jam me ty

Këngë të reja do të dalin

Të vjetrat në xhep janë përhera

Ato kurrë nuk do te ndalin

Vlerësohen sot ashtu si vera

Vetëm një ka “Vajza e valave”

Si “Qeraxhiu I Grebenesë”

Vetëm një “Kënga e maleve”

Aq sa “Ura e Qabesë”

Sot ty lart të hedhin gurë

Po gurët shpejt, bien në tokë

Ata nuk të arrijnë dot kurrë

Hedhesve u kanë rënë në kokë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora