Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sheradin Berisha: Propozim për Albin Kurtin!

| E diele, 19.01.2020, 10:11 AM |


PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!

Nga Sheradin Berisha

(Mos)marrëveshjet LVV - LDK për formimin e qeverisë duket që kanë arritur kulmin!

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) i kanë fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje LVV me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër ka dalë parti e parë - fituese, ndërsa LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër ka dalë parti e dytë.

Rrjedhimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë barrën kryesore për formimin e qeverisë.

Prandaj për të dalur nga ky ngërç, mendoj që Albin Kurti si kandidat fitues për kryeministër, duhet të reflektoj!

Propozoj që pozita e kryeministrit të bëhet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit (tetor 2019 - tetor 2021) të jetë Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë, ndërsa dy vitet pasuese (tetor 2021 - tetor 2023) Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë!

Pozitën e kryeparlamentarit ta ketë LVV (Glauk Konjufca), ndërsa posti i presidentit të propzohet nga LVV! Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!

Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm!

LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet 'mollë sherri' në procesin e formimit të qeverisë!

Me këtë veprim Albin Kurti do ta zhvilloje një partneritet afatgjatë me Vjosa Osmanin, e cila duke qenë për dy vite si kryeminstre do ta forcoi pozicionin e saj brenda LDK-së, për t'u bërë pastaj kryetare e partisë.

***

Pra, propzimi im është si vijon:

1. Në periudhën: tetor 2019 - tetor 2021, Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë;

3. Në periudhën: prill 2021 - prill 2026, Murat Jashari president i Republikës;

2. Në periudhën: tetor 2021 - tetor 2023, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë;

4. Kabineti qeveritarë me 12 ministri,

- 5 ministri LVV,

- 5 ministri LDK, dhe

- 2 ministri minoritetet!

Albini duhet ta bëjë këtë hap, sepse në këtë mënyrë i hap rrugë ndryshimit substancial.

Nëse dështon formimi i qeverisë faji kryesor (ndonëse ka shumë fajtorë të brendshëm e të jashtëm) do t'i adresohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!