E shtune, 06.06.2020, 05:15 AM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: Edi Rama, a mendoni përsëri se Donald Trump është "turpi i qytetërimit tonë"?

E diele, 19.01.2020, 01:05 PM


EDI RAMA, A MENDONI PËRSËRI SE DONALD TRUMP ËSHTË "TURPI I QYTETËRIMIT TONË"?

Nga Aleks Kapllaj

Me 20 janar të 2020, bëhen 3 vjet që Donald Trump u zgjodh presidenti i 45' i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, dhe një vit para mbarimit të mandatit të parë, ai ka realizuar pothuaj të gjithë programin e tij qeverisës duke arritur suksese te jashtzakonshme në politiken e jashtme e në politiken e brendëshme ekonomike.

Kundërshtarët e tij brenda republikanëve, ishin shume skeptike për kandidimin e tij e ndërsa opozita përdori te gjitha metodat "demokratike", kundër  presidentit të ardhëshëm të SHBA-së, si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë këtyre tre viteve të presidencës, për ta skredituar me të gjitha mënyrat.

Në prill te vitit 2016, pikërisht në kulmin e fushatës elektorale kryeministri i vendit tonë, duke folur në emër të "internacionales komuniste" e jo në emër të shqiptarëve, e quajti kandidatin e republikanëve, i cili do te zgjidhej me 20 janar 2017, presidenti i 45 i SHBA: "turpi i qyteterimit tonë".

Një vit para zgjedhjeve të rikonfimimit të Trump, në detyrën e presidentit, bilanci i sukseseve të tij u prish humorin demokratëve amerikanë, por sidomos liderit të "internacionales komuniste", Edi Rama.

Bilanci i sukseseve të presidentit Donald Trump, janë strategjike dhe me efekte me kohë të gjatë, si trashëgimi për amerikanët e leksion për të gjithë botën. Disa nga arritjet e administratës Trump janë këto.

Ka rritur prodhimin e brendshëm me 5000 miliardë dollarë brenda tre vitesh, ishte 14000 miliardë, para se të merrte mandatin e sot është 19000.

Ka ulur papunësinë në 3.5%, në nivelin e vitit 1969. Rezultati më i mirë në 50 vitet e fundit dhe ka krijuar kushtet për biznesin dhe firmat amerikane duke ulur taksat.

Ka vendosur akord me Kinen, që favorizon prodhimet amerikane e vendos taksa për prodhimet e importuara nga Kina, me qëllim mbrojtjen e prodhimeve lokale.

Ka ndaluar hyrjen e kriminelëve e trafikantëve të vëndeve fqinje në shtetet amerikane.

Në politikën e jashtme ka arritur suksese në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranëve dhe diktatorëve në botë.

Ka eliminuar kokën e terrorizmit islamik botëror Al Baghdadi, pa dëmtuar asnjë civil të pafajshëm.

Ka ulur kokën e diktatorit të vogël të Koresë së Veriut, që kërcënonte gjithë botën me paradat e armëve bërthamore, sikur ishin fishekzjarret e fund vitit, me të vetmen armë, madhështinë e një superpotence botërore.

I ka treguar Assadit të Sirisë së kush është linja e kuqe që nuk duhet kaluar, gjë që nuk arriti Obama ta bënte për tetë vjet rresht.

Ka krijuar kushtet diplomatike favorizuese të afrimit të Emirateve, Arabisë Saudite e Egjiptit me Izraelin, që ishin në konflikte të gati përhershme

Ka vendosur e para ambasaden amerikane në Jeruzalem, që është edhe kryeqyteti i Izraelit, por duke qënë i pari shtet që e njef si të tillë.

Ka ndërprerë të gjitha fondet që jepte Amerika dhe ONU organizatës së Hamas, që shpesh herë sillet si mafiozë që kanë marrë peng një popull të tërë.

Ka goditur menjëherë kokën e atij që organizoi sulmin kundër ambasadës amerikane në Iran, pa shkaktuar asnjë viktimë nga protestuesit, por duke eliminuar vetëm ideatorin, Qamil Sulejmanin.

Ka ndaluar hyrjen në Amerikë të fondeve të huaja për universitetet që ushqejnë antisemitizmin dhe urrejtjen kundër hebrejve.

Ka ndaluar prodhimin e bombës atomike nga shteti nazist i Iranit dhe është betuar se nuk do ta lejojë t'a prodhojnë.

Nuk e di nëse Edi Rama ka të njëjtin opinion për Donald Trump, që kishte gjatë fushatës elektorale kundër tij, duke e quajtur: "turpi i qytetërimit tonë".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora