E premte, 19.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Erion Veliaj (Lal Kapone) kapet ne flagrancë duke shantazhuar gazetarët

E diele, 19.01.2020, 01:03 PM


Erion Veliaj (Lal Kapone) kapet ne flagrancë duke shantazhuar gazetarët dhe pronarët e mediave me Ambasadën Amerikane dhe fletushkën mafioze “Nata”

Nga Kastriot Myftaraj

Erion Veliaj, i vetëshpallur Lali Eri, por që meriton të quhet Lal Kapone, ka një ndryshim nga politikanët e tjerë të rëndësishëm në Shqipëri. Lali Eri është një krijesë politike e Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila është kujdesur për të qëkurse Lali Eri ishte një adoleshent. Si e përse është një histori e gjatë, por fakt është se dikur Lali Eri u kthye në Shqipëri si njeriu i mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe sot e kësaj dite mburret se është i tillë.

Asgjë të keqe nuk do të kishte këtu, nëse Lali Eri nuk do ta keqpërdorte emrin e kësaj ambasade për të mbuluar bëmat e veta të këqija si politikan në pushtet, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nuk guxon dot një gazetar të bëjë një kronikë ku të tregojë rrugët e përmbytura të Tiranës në një ditë me shi, apo të tregojë për teleshikuesit gropat në rrugët e ndërtuara keq të kryeqytetit, si dhe kapakët e pusetave të vendosur aq keq saqë janë bërë praktikisht “mina” për automjetet. Në të gjitha këto raste, Lali Eri i kërcënon se do t’ i futë në listën e zezë të Ambasadës Amerikane gazetarin përkatës, por edhe pronarin e medias. Madje Lali Eri nuk shqetësohet as nga lënia e provave. Ai dërgon sms të qarta kërcënuese ku shprehet qartë se Ambasada Amerikane është një “hanxhar” në dorën e tij. Fillimisht ndërsehet nga Lali Eri fletushka “Nata”. Nëse nuk mjafton sulmi me qen, vjen sulmi me “dron”, pra me listën e zezë të ambasadës amerikane.

Aq të shpeshta po bëhen këto sjellje të Lali Erit, saqë ambasada amerikane duhet të mbajë një qëndrim publik dhe madje të bëjë një hetim të brendshëm për ata anëtarë të personelit të saj që i mundësojnë Lali Erit të bëjë një lojë të tillë. Cilët janë këta? A janë brenda vijës zyrtare të kësaj ambasade apo jo? Aq më tepër e them këtë kur vetë Lali Eri ka marrë kohët e fundit veç një vizë pesë ditore për në SHBA, me sa di unë.

Miqësia shqiptaro-amerikane ka themele të forta historike dhe nuk është nevoja që të privilegjohen të tillë si Lali Eri, për t’ u fuqizuar kjo miqësi.

Në ditët në vazhdim, do të shkruaj më tepër për këtë problem. Nuk administrohet Tirana e vitit 2020 si Teherani i administruar nga Ahmedinexhad kohë më parë. Me këtë çështje do të merrem edhe në emisionin tim televiziv “Ju flet Moska” në RTV Ora.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora