E premte, 29.03.2024, 09:26 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: “Bamirësi” turke me 500 apartamente, apo investim neo-otoman

E shtune, 18.01.2020, 11:23 AM


“Bamirësi” turke me 500 apartamente, apo investim neo-otoman: Turqia na fal 500 “thërrime” nga “bakllavaja” e fitimeve në Shqipëri

Nga Kastriot Myftaraj

Ekonomikisht, Turqia tashmë ka marrë në Shqipëri pozitën e një fuqie koloniale ndaj kolonisë së saj. Sot, Turqia fiton rreth 500 milion euro nga investimet e privilegjuara që ka bërë në Shqipëri, sipas marrëveshjeve me shtetin shqiptar. Këto investime janë në sektorë fitimprurës deri edhe strategjikë, si telekomunikacioni, industria metalurgjike, banka, miniera, energjitika, arsimi, shëndetësia, IT, transporti detar, ndërtimtari etj. Shifrat zyrtare shqiptare duhen marrë me dyshim duke pasur parasysh se autoritetet shqiptare i tolerojnë bizneset turke që të përdorin të gjitha mënyrat e ndërlikuara për fshehjen e të ardhurave si falimentimet e rreme të shoqërisë metalurgjike “Kurum”. Këto të ardhura i kanë kryesisht njerëz të afërt me Erdoganin dhe partinë e tij.

Në këto rrethana, shteti turk mund t’ i lejojë vetes që të luajë rolin e bamirësit në Shqipëri duke ndërtuar një lagje me 500 apartamente, rreth 100 ndërtesa banimi, për 500 familje që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. Sigurisht edhe me një xhami dhe një shkollë turke në mes të lagjes. Duke pasur parasysh politikën zyrtare neo-otomane të islamizimit që ndjek shteti turk, nuk dihet nëse kjo lagje turke duhet quajtur bamirësi turke apo investim turk. Jo rastësisht është zgjedhur qyteti i Laçit, me shumicë popullsie katolike, për të fuqizuar praninë muslimane atje.

Cdo 1 milion dollarë ndihmë arabe dhe turke në Shqipëri, është marrë me kushtin që të ngrihet një minare, e cila kërkon së paku një xhami, sepse në Shqipëri janë ndërtuar edhe xhami me dy, tre madje edhe katër minare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora