E marte, 19.03.2024, 08:10 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Profesor, si e ke "plakën?!"

E shtune, 18.01.2020, 10:00 AM


Profesor, si e ke "plakën?!" *

Tregim

Nga Përparim Hysi

Duro Selimi qe mësues letërsie dhe,ngaqë kishte   gati 40-vjet që e jepte këtë lëndë, nga të rinjtë thirrej "profesor". Ishte apo nuk ishte profesor,për tregimin tonë nuk ka fare rëndësi. Tani,kur me  sy po ia bënte pensioni,e kishin emëruar inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit. Rrethi  ishte goxha i madh dhe, veç 6 shkollva të mesme, kishte dhe mbi 70-shkolla 8-vjeçare. Ngjarjet në këtë tregim zhvillohen në 10-vjeçarin e parë të viteve '90- të, kur ende 8-vjeçarja nuk qe kthyer në 9-vjeçare.

Duro Selimi qe mësues shumë skrupuloz dhe kjo egzigjencë e tij në punë kish bërë që t'i ofrohej vendi i inspektorit.

Qe pak paradoksal ky emërim dhe pak si një përjashtim. Në një seminar kombëtar që u organizua nga Ministria e Arsimit qe i vetmi nga fshati që mbulonte rrethin e tij. Gjuhën e kish shpatë dhe debatonte nga ana profesionale me këdo nga specialistët.Jo vetëm debatonte, por gjithmonë kish fituar diskutimi i tij racional. Kur vinte për kontroll, kurrë nuk qe prepotent, por,  përkundrazi, qe shumë i pranueshëm në diskutim dhe gjithmonë ndihmonte me fjalë e këshilla. Vartësit shihnin tek ai jo inspektorin që të bënte gjëmën, por kolegun që dinte të vinte pikat mbi i.

*      *    *

Shumica e mësuesëve që jepnin gjuhë-letërsi, ishin femra. Qenë të moshave të ndryshme dhe ai,lehtësisht, vinte re se si skuqej njëra apo tjetra, kur shkonte  për kontroll. Për ta zhveshur sado pak nga emocionet, i thoshte mësueses:- Zëre se në mësim të ka ardhur një shoqe a shok nga i cili nuk druhesh. Kjo këshillë qe në të mirë të orës  së mësimit,por jo gjithmonë ndodhte kështu, Kishte prej tyre që, ngarkuar  emocionalisht, i kapte një gërç  dhe nuk arrihej qëllimi  i mësimit. Kur bënte analizën, ai,urtë e butë e plot tiganin, ia vinte në dukje të metat dhe, pasi i linte një afat kohor racional, kthehej përsëri dhe,kur vinte re që ishte vënë poshtë ai lloj"gërçi", e përqafonte mësuesin apo mësuesen , se dhe vet dihej mirë nga kjo arritje në dobi të punës.

Duro Selimi qe tip që bëhej me të"zi" e të"bardhë" dhe krijonte  intimitete.Qe tip i afrueshëm dhe,nganjëherë, arrinte puna aq: sa duhej fre, se sa shtyrje. As e kërkonte aventurën, por dhe nuk i shmangej asaj. Shkurt: i"haheshin  hudhrat" dhe, ca më shumë ato"që rriteshin në kopshtin  e botës". I tillë qe, por kurrë nuk abuzoi  me detyrën apo ta përdorte fuksionin e tij si mjet shantazhi ndaj vartësve. Tjetër detyra dhe tjetër privatësia e seclit.

*     *    *

Mësuesja qe  e re. E sapomartuar dhe ndryshe nga kolegët e tjerë,kishte ardhur nga jugu dhe,kur pa inspektorin, ca nga emocionet dhe ca nga tualeti i rëndë i një nuseje taze, u duk si një kungull i porsapjekur dhe porsa dalë nga furra.. Ajo nuk kish guxim që ta shihte inspektorin, por tejskuqja u vu re ng inspektori. Mësimin,pothuaj, e mori dreqi dhe mësuesja,ngaqë e kuptoi mirëfilli këtë,ish gati të lotonte. Ra zilja dhe,ndërsa nxënësit dolën për pushimin e gjatë, mësuesja, me sy të përlotur,po priste ndëshkimin.

-Çfarë pate?- pyeti ai.

Ajo uli kokën dhe gati po mbytej.

Ai u afrua, ia kapi kokën me të dy duartë dhe me një butësi(që ajo nuk e priste),i foli:- Dëgjo! Kështu mund t'i ndodh kujtdo. Zëre se nuk kam parë asgjë. Nuk dua të shoh lot dhe, kur të vijë pas dy  muajësh, dua të shoh përparimin e nxënësve.Ka vetëm një sekret në mësimin e leximit,- porositi ai:-Vëri nxënësit të lexojnë. Po nuk arritën një lexim shprehës, kurrë nuk arrijnë të nxjerrin pika plani,idenë kryesore apo të bëjnë  analizë personazhesh. Mësuesja dëgjonte kokëulur, pa e vështruar dot në sy.

-Më shiko në sy,- foli ai.

Ajo i hodhi sytë dhe,nga fjalët e ngrohta, qe gati t'i hidhej drejt e në gjoks,  se aq mirënjohëse ndihej. Atë ditë,inspektori, pa dhe regjistrat dhe dokumente të drejtorisë dhe premttoi se do vinte një herë tjetër.

*      *    *

Sado që kish premtuar për t'u kthyer pas dy muajësh,ndodhi diçka e papritur. Pas një jave,Durim Selimin, e thirri drejtori në zyrë. -  Dëgjo,- i tha drejtori, do shkosh nesër në X... shkollë,se ka një ngjarje festive. Shkolla do marrë emrin e një mësuesi veteran (është ndarë nga jeta).Ky mësues i vjetër, ish-normalist e ka filluar punën si mësues në KOSOVË dhe pjesëmarrja do jetë e madhe. Do përshëndetësh në emër të DREJTORISË  dhe, sa për të tjerat, i  di vet ti. Durimi u vesh dhe u ngjesh si për festë dhe, kur arriti tek shkolla, u takua përzemërsisht me gjithë personelin. Sot shkolla nuk kishte mësim   dhe secili nga mësuesët ndihej i çliruar nga emocionet. Qe ulur në një nga karriket në drejtori dhe,kur po i hidhte një sy fjalës që do mbante, trokiti dera. Pa i thënë "hyr" trokitësit, pa që hyri ajo. Ajo nusja që mend u mbyt me lot. U ngrit që t'i jepte dorën dhe ajo,jo vetëm e pushtoi me forcë e ngrohtësi,por dhe ca më tepër: një fllad freskie ra mbi buzët e inspektorit. Ai u  trondit: jo se nuk e pëlqente këtë"lloj flladi", por frikohej nga befasia e ardhjes të dikujt. Janë që të gjithë tek palestra,- i tha ajo si për t'i nxjerrë frikën,- dhe,papritur, ia mbështeti buzët e saj të freskëta e të njoma. Inspektori donte që ky "idil" të zgjaste pa mbarim, po frika a nuk ruan vreshtat? Gjithmonë doja ta shpërbleja atë që bëre për mua,-tha ajo. Kaq është sa për"gudulisje",- shpotiti ajo. Dhe iku. Inspektori u fut prapë në lëkurën e tij,Rregulloi pak veshjen (e vërteta nuk kishte pasqyrë aty), futi fjalimin në mes një dosjeje dhe,tek dëgjoi zilen, doli në koridor. Nxënësit qenë rreshtuar. Si"presidium" për mysafirët shërbeu platforma e betonit dhe,pas nxënësve, plot prindër  e bashkëfshatarë të ish-mësuesit veteran.Për shëndetën mysafirë,veteranë dhe DURIM SELIMI e bëri fora me fjalën përshëndetëse. Tha,mes tjerash:- Mes këngëve popullore,dua të citoj atë për AVNI RUSTEMIN:"Libohova shumë e mirë/se kishte djalë AVNINË... dhe unë po them:" X... shumë i mirë/se ka patur djalë (këtu lakoi me ton të fortë emrin e mësuesit të ndjerë)... Sheshi, presidiumi dhe nxënësit duartrokitën stuhishëm.Ceremonia kaloi gëzueshëm dhe,pasi ikën shumica e pjesëmarësve, në palestër u shtrua dreka e festës. Midis tavolinave të mbushura plot,ish krijuar një mjedis për vallëzim. Kur ra"gongu" i një valci (drjetuesi,si me porosi, ua dha"forcën" femrave),inspektori pa se para tij, u përkul"flladi freskues":- A mundesh,- sikur u lut ajo. Po unë jam"plak",- desh të mbrohej inspektori dhe nuk mbaj mend,kur kam kërcyer së fundi. - Je nën"kontrollin" tim, për"leximin shprehës",- shpoi  ajo. U ngrit dhe sikur u përtërit. Ky,"flladi freskues", në momente relaksi, qe aq e dlirë, sa më tepër kish nevojë për fre. Tek rrotullohej, ai i tha:- Unë do kisha vdekur  me mendim tjetër për ty. Ajo,shpotitëse si askush tjetër, ia plasi:-Profesor, mbaje mendjen në mësim: më shkele këmbën!!! Jo, jo,- tha me vete ai,- qenka djallushe dhe do bërë kujdes me të. Kish veshur  një fustan pak më tepër se"allafrënga" dhe dy gjiret (do jenë të fortë-gur-kështu i mendoi ai),sikur ta bënin me sy.Inspektorin e mundi nepsi dhe,si për ta hequr paksa mendjen, i tha:- Unë as emrin nuk ta di. -Thëllëzë, Thëllëzë quhem,por andej nga jam unë, më thonë"fëllëzë".- Moj,"fëllëzë",- foli ai. Më more frymën,se të thashë që tani unë jam plak.

-Profesor,- tha ajo duke shkërbyer paksa fjalën"plak",si e ke plakën?!!! Orkestra skur e zgjati shumë atë kërcim dhe profesorit,sado që u lodh, sikur i pëlqeu. Djallushja foli:-Zaret u hodhën, profesor dhe nuk e di,kur do flasë CEZARI?!!! Kjo e folur me"rotulla" bëri që profesorit, me të vërtetë, t'i vinte mendja rrotul.

*      *     *

Sado që nuk kish moshë për aventura, kur qe i ngeshëm, zuri të mendoj për"detyrën e CEZARIT" që i kish vënë mbi supe Thëllëza që i thoshin "Fëllënzë". Duke i lakuar të dy emrat, kujtoi një këngë nga jugu"Thëllëzat që hedhin valle". U kap pas vargjeve si i mbyturi pas filiit të kashtës  dhe u mundua të krijonte ndonjë vjershë dhe qoftë ndonjë"kalambur" që,edhe pse nuk do qe perfekt, të paktën do t'i mbante para sysh"flladin freskues" që,sado nuk qe prezent, po ia mbushte mushkëritë me ozon.Ajo e "hodhi vallen" dhe e"kërceu" mirë atë, por tani ç'do bësh ti, o lumëmadh,-gjykoi veten ai. Mirë këmbën ia shkele, por ajo"si e ke plakën",sikur është këmborë e rëndë. Domethënë,"si e ke plakën",se je plak dhe nuk merr dot"hak". I ra pragut që të dëgjojë dera. Tek përsiatej me lloj-lloj gjykimesh e trillimesh, hynë dy kolegë të zyrës dhe u ulën mbi karriket e tyre. Sa thanë mirëmëngjes.i futën krahun Durimit dhe zbritën për tek klubi ku pinin kafenë e mëngjesit. Sa do bënin këmbë tek klubi, u rrëfye ajo si me porosi. I përshëndeti ata dhe me politesë,duke u skuqur, u tha:- Do më falni se kam një porosi për Profesor Durimin. Ai u nda pak mënjanë dhe ajo i dha një letër. Ma merrte mendja që nuk do ishe vetëm dhe në letër i shkruante,se e priste në ora17 në shtëpi. Për të larguar çdo dyshim nga kolegët e Durimit, para se të largohej,e ngriti zërin:- Do vij ta marrë sot përgjigjen,se nesër e kam  mësimin shembullor. U nda duke i dhënë dorën (sa do donte të mos e lëshonte atë dorë) dhe i hipi furgonit për në shkollë. Kolegët e hëngrën sapunin për djathë dhe,sa mbaruan  kafetë, shkuan në zyrë. Atje, në zyrë, Durimit po i hante tërë trupi. I dukej sikur ora 17.00,sapo vajti dhe ai u fut në"ujëra" me shtjella: në këto"ujëra" ai herë zhytej dhe herë mbytej. Qe hall dhe mall,njëkohësisht. "Halli ma kalli",iu kujtua atij një shprehje nga Veriu ku kish bërë ushtrinë. Më tej, si CEZAR që qe "graduar" tashmë, mendoi: Thonë që MOISIU,PRIJËSI  i madh i HEBREJVE, ra në hall para DETIT të KUQ! Të keqen e DETIT të KUQ,o MOISI! Kjo,Thëllëza, që unë e quaj"flladfreskie",është ca më e thellë se ai det.. Kam për t'u mbytur,- u thye si  i mundur. Dhe pastaj ajo shpotia tronditëse:- Si e ke plakën? Bobo,sikur të ndodhë vërtet që mos jem i zoti "për të marrë hakën". Jo vetëm s'do kem surrat t'idalë përpara dhe jo më të shkojë e të kërkoj"lexim shprehës". "Të pjerdhsha mu në lexim shprehës!- mallkoi. Ky, ky"leximi tjetër" tregon në je "profesor" apo je pulë e lagur. Qeshë mirë e bukur dhe rashë në bela. Thonë mirë në Dibër,- kujtoi ai:" Vajti Shyta për brina dhe la dhe veshët në ta!!!".

*        *     *

Ai shkoi atje dhe,sa hodhi sytë nga ballkoni, pa atë (kështu porosiste në letër) dhe mori vesh se ku duhet të ngjitej. E gjeti derën gjysëmhapur dhe hyri, pa u ndjerë. Ajo,ndërsa i tregoi derën e dhomës, i vuri shulin  derës hyrëse. Dhe pa folur fare i kërceu në gjoks. Mezi kish pritur dhe mend turfullonte nga kënaëqsia. Profesor,- urdhëroi duke shpotitur,- nuk arrihet "leximi shprehës" veshur. Pa m'u zhvish kollopan   dhe futu nën  jorgan! Ai, sado në moshë të babait të kësaj "riosheje" që nuk mbahej nga shpotitë,filloi të zbatojë një për një,"komandat" e saj. Ajo jo vetëm e   bombardoi me"batuta të rënda",por, në të njëjtën kohë, u zhvesh dhe vet kollopan. Pastaj kërceu mbi krevat (ashtu si një bishë mbi prenë e vetë,- vërejti "profesori) dhe, kur hasi mbi "viktimën", filloi t'ia rrufiste buzët me neps. "Viktima",sado më gjakftohtë, nuk mund t'i bënte ballë një furie të tillë. Tanimë nuk kish të bënte me një"flladë freskie", por me një vullkan në shpërthim. LLava e nxehtë e këtij"vullkani" e çau koren e magmës dhe me gjithë densitetin e saj vërshoi mbi"profesorin" . Tani profesori u kthye në CEZAR dhe bëri detyrën e tij "perandorake". Tek ndiqte atë "lojë të vjetër sa bota", si me përvojë që qe, s'kish si mos vinte re se ç'ndodhte me partneren e tij të re. Ajo e përjetonte me drithërima atë seks aq të lirë dhe nxirrte nga diafragma thirrje kënaqësie të tillë  sa dhe partneri sikur po shkonte në tjetër botë.

Në"finale" ajo u mblodh "kutullac", sikur nga ç'bëri humbi një copë dhe, për ta rifituar atë që humbi, i tha profesorit:-Leximi shprehës fitohet me rilexim!

Aha,- u dorëzua profesori,-  a e di ti"fllad freskie" se sa vjeç jam unë? Mirë tha ajo dhe, pa e prishur terezinë, ngaqë ishte e lindur për shpoti, sulmoi:- Me  një"lëndë" ke mbetur me"provim në vjeshtë". E mira pret dhe  përgatitu mirë, profesor. Mezi u ndanë nga puthjet reciproke. Profesori mori rrugën për në shtëpi. Atje, bri së shoqes, para se t a zinte gjumi, zuri e meditoj. Ç'djallushe që është? Dhe ka  ardhur nga një qytet provincial. Të nesërmen,kur po i afrohej zyrës,ndjeu që i foli ajo.Aty i hipte furgonit. I foli dhe  tani nuk i tha :-Si e ke plakën? -Mirëmëngjes, profesor! Mirëmëgjes, foli tërë kënaqësi ai. Jam duke i ushtruar nxënësit për"Leximin shprehës" dhe të presim, profesor. Ai po ngjiste shkallët e ndërtesës ku punonte dhe me sy përgjoi furgonin e"flladit të freskisë". Leximi shprehës,-tha me vete. Po si mund të harroj?!!!

* përkimi i emrave është vetëm rastësi.

Tiranë, 15 janar 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora