E enjte, 25.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Mendime

Mexhid Yvejsi: Ringjallja e Enverit dhe dashamirësit e territ...

E marte, 14.10.2008, 10:23 PM


Mexhid Yvejsi
RINGJALLJA E ENVERIT DHE
DASHAMIRëSIT E TERRIT...

Rreth shënimit të 100-vjetorit të diktatorit të Shqipërisë,
Enver Hoxha (1908-2008)

“Askush nuk është aq i verbër se sa ai
i cili nuk dëshiron të shohë”.
-_Xh. Suift.

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Ata që e shënuan, ata që e përkujtuan, ata që e organizuan Akademinë përkujtimore për Enver Hoxhën, në njëqindvjetorin e lindjes, kanë të drejt, por e drejta e tyre nuk do të thotë se ata vepruan drejtë..
Pse?
Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, në Shqipëri u pushkatuan mbi 6000 burra dhe gra, prej tyre ishin mbi 1000 shqiptarë nga Kosova…
Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, vuajtën deri në vdekje mbi 16000 të burgosur politik, prej tyre 1605 vdiqën në burgje...
Sepse, me mbytë një njeri të pafajshëm, shkruan në Librin e Shenjtë, është si me mbytë krejt njerëzimin...
Sepse, “faji” i të pushkatuarve, i të burgosurve, ishte se ata ishin shqiptarë, besonin në një Zot, në një Shqipëri, me Kosovë e Çamëri dhe jo në Lenin, Marks, Engels, Tito, Stalin...
Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria përjetojë periudhën më të keqe të historisë…
Sepse, kjo periudhë e keqe bëhet edhe më e keqe kur mbrohet, kur lavdërohet, kur përkujtohet…
Sepse, kur përkujtohet lindja e vepra e tij – kjo është idhujtari. Idhujtari do të thotë adhurim i vetvetes…Adhurimi i vetvetes është larg prej të Vërtetës…
Me pak, fjalë kjo është e vërteta rreth Enverit o dashamirë të territ….
E vërteta nuk do të pëson ngaqë dikush nuk e pranon…
Askush nuk është aq i verbër se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë, thoshte Suifti….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora