E enjte, 18.04.2024, 08:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Sevdail Hyseni: Lypsarët nuk njohin kufij, moshë, gjini dhe përkatësi nacionale!

E premte, 17.01.2020, 09:51 PM


Lypsarët nuk njohin kufij, moshë, gjini dhe përkatësi nacionale!

Nga Sevdail Hyseni

Në një rrëfim të zonjës Behije Hamiti, një pedagoge, humaniste dhe adhuruese e fjalës së shkruar artistike, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, na shpaloset me ngjyra emocionuese, rasti i një femre të moshuar lypsare, duke na kthyer në kohën e Migjenit tonë të madh, kur "mjerimi kishte vulën e vet të shumtueshme, ishte e neveritshme e keqe e turpshme!"

Gjendja e vështirë ekonomike, varfëria ekstreme, papunësia enorme, ka bërë që rrugët tona të na mbushen me lypsarë vendorë dhe të ardhur nga vende të ndryshme. Është e pamundur të kalosh trotuarit për të vizituar ndonjë shitore, apo për të gyrë në ndonjë bufe e të mos dalin lypsarët me duar të shtrira për lëmosh.

"Miq të dashur, motra dhe vëllezër! Para disa ditësh gjatë një vikendi, vendosa me dy shoqet e mija të bëjë një shëtitje. Taksi na la para një Butiku dhe akoma pa hyrë brena. Një grua e moshuar e kishte shtrirë dorën dhe kërkonte ndihmë", nis rrëfimin Zonja Behije e rrëmbyer nga një dhembje, të cilët nuk e fsheh në rrëfimin e saj prekës dhe tepër emocionues.

"Të them të drejtën, nga këto pamje, ndjeva një dhembje te madhe shpirtërore. U ndala para derës së Butikut, duke u ndarë nga mikeshat e mija dhe iu ofrova gruas së moshuar, si të ishte gjyshja ime. Nxora sa kisha lek dhe ia dhurova me dashamirësi. Gruaja skamnore, së cilës as që nuk ia dija emrin e as origjinën, mu afrua duke tentuar t'mi puthte duart, në shenjë falënderimi", shprehet plot me mallëngjim.

Në rrëfimin e saj zonja Behije, të cilën në rrjetin social të facebook -ut e njohin me shkurtesën Beki, lëshon një ofshamë dhembshurie që ta këput shpirtin : "O Zot! Sa dhembje të madhe kam ndier sot ndaj një gruaje kaq të moshuar që lyp ndihmë, pamja e së cilës nuk më hiqet dot nga sytë e mendja, e cila në këtë dimër e acar, kërkon lëmoshë!"

Zonja Behije e përmbyll rrëfimin e saj me një Apel, për të gjithë ata, që kanë mundësi të mos kalojnë pranë lypsarëve, pa u ofruar ndihëm, të paktën një copë bukë!

Ky apel i Zonjës Behije, na kujton vargjet e poetit Ali Asllani, i cila para 100 vjetësh shkruante, po e parafrazoj "Fukarasë t'ia shtrimë dorën, sidomos kur t'shohim borën!"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora