Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Bir i Lurës me forcë e shpirt sizifian

| E premte, 17.01.2020, 07:32 PM |


BIR I LURËS ME FORCË E SHPIRT SIZIFIAN

Intelektualit dhe ushtarakut penëdritë,  që nderon vendlindjen, Gëzim Loka

NGA MEVLUD BUCI

Koha dhe jeta, zemra e bardhë dhe pasionante,  dëshmojnë forcën e shpirtit , sesi njeriu e vlerëson traditën, mirësinë, detyrat, fjalën, mbi të gjitha,   dashurinë për njerëzit.Jeta është e shkurtër, por secili ka vend që të dëshmojë ndaj të tjerëve,  forcë  shpirti dhe të rrezatojë për ne e ata që do të vijnë.

Para vitesh dhe vitesh, që kur njoha Gëzim Lokën, ndonëse kisha dëgjuar shumë për të, më mbeti në mendje shpirtbardhësia, zelli i tij për krijimtari, dashuria  e zjarrtë për Lurën, për traditat;nderimi për shokët, krenaria prej luriani.Ai guxon, duron, vepron realizon e me përkushtim sublim.

Gëzim Dule Loka u lind më 13 shkurt 1956 në Lurë,  dhe banon në Tiranë.Ka mbaruar shkollën pedagogjike”Nazmi Rushiti” në vitin 1976 dhe shkollën ushtarake më 1980.Po në këtë vit , ka kryer kursin pasuniversitar të përgatitjes fizike.

Akademinë e Mbrojtjes e ka kryer më 1989.Ka punuar officer në Pogradec, Gjirokastër, Prrenjas, Tiranë.Pasionet e tij janë alpinizmi, noti, atletika.Ka qenë i aktivizuar në këto sporte në ekipin e”Partizanit”, para dhe pas shkollimit të tij si ushtarak.Ka botuar shkrime të ndryshme në të përditshmet kombëtare duke trajtuar tema të rëndësishme.

Gëzim Loka mban medalje nderi”Ylli i Kuq”, ”Flamuri”, ”Ushtarak Shembullor””Medalje Shërbimi”, ”Medalje Mirënjohjeje”, ”Medalje Karriere”.

Më 13 korrik  themeloi shoqatën”Lura “ dhe nis botimin e gzaetës”Lura”.Nga viti 2015-2019,  ka botuar 6 libra me vlera studimore e krijimtari artistike

Udhët e jetës mbeten për të fisnike dhe krenare.

Qysh në fëmijëri ku vazhdon arsimin fillor e tëtëvjeçar,  u edukua me traditat e kullës e të fisit, me bukurinë e Karareve për peshën e rëndësinë e fjalës, me motivet e vëllazërimit e nderimit fetar, me bukuritë e natyrës.Ai ishte nxënës shembullor.Edhe si mësues e , më pas si ushtarak,  u dallua për shembull në punë.Punoi si misionar e vizionar.Edhe pas 45 viteve punë, ai ende rrezaton  aftësi profesionale, humanizëm, nderim për vlerën e brezave, traditat, vendlindjen e më gjerë.

Jo rrallë herë , mjaft shokë të punës i thërrasin:komandant, gjeneral.Këto vlerësime burojnë nga respekti.

Shkrimet, pamfletet, tregimet e tij satirike godasin në shenjë.Ndonëse ka pasur vështirësi me shëndetin,  ai nuk ndalet.I kudondoodhur pranë veteranëve, pensionistëve, ushtarakëve , duke gjurmuar  e pasqyruar përvojat, fisnikërinë e njerëzve.

Bashkëshortja dhe fëmijët, kolegët, gjejnë te Gëzimi njeriun e thjeshtësisë, të punës dhe të vlerave.

Gzata “Lura” që është në vitin e tretë të saj, të cilën e boton Gëzimi, ka një tematikë të gjerë e të pasur, ngre problem  bashkëkohore për Lurën , shpërfaq talentin e tij prej resdaktori si gjumues i drejtësisë e si pasionant i thekur.

Në këtë gazette,  botohen poezi, ese,  analiza, dhe të gjitha japin vlerat e Lurës dhe reflektojnë dashurinë për të parët, për traditat por edhe për aktualitetin, këto shkrime pasqyrojnë problematikat e kohës së sotme në këtë trevë aq të dashur , siç është Lura.

E thamë që Gëzimi ka botuar gjashtë libra, por do doja të ndalesha te libri i fundit”Një kandidat për hero” që është një sitë ndaj fenomeneve negative e dukurive të sotme, ku demaskohet politika e politikanët shterpë, korrupsioni babëzia e karrieristët kokëboshë.

Ai shkruan edhe poezi, krahas prozës së tij.Ato dallohen për lirizmin e patetizmin, për rrjedhshmërinë e vargut e përkushtimit ndaj fjalës së bukur dhe mençurisë popullore.(Vëllimi poetik:”Ujëvarë shpirti”)

Është e rëndësishme të theksohet se Gëzim Loka me kohë i ka bërë vend vetes me dinjitet si ushtarak e intelektual i sprovuar, njëherit,  brenda cilësive më të mira: i vendosur, komunikues dhe vetëveprues;ai me krenari u ka kënduar fiseve lurjane, atdhetarisë.luftërave, partizannëve, demokracisë së vërtetë, vlerave njerëzore.

Puna dhe zelli për të,  janë moto e jetës së tij.

Ndaj,  për gjithë këto cilësi të tij, këtë shkrim po e mbyll me disa vargje të miat:

Siç ndrijnë liqenet plot kaltërsi

Siç blerojnë Kurora, Lura e toka,

Pena jote buron dritë e bardhësi

O shpirt Sizifiani, Gëzim Dule Loka…