Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Dritë në altar

| E enjte, 16.01.2020, 06:24 PM |


DRITË NË ALTAR

Kushtuar Lurës dhe gazetës së saj,”Lura”

Poemë nga MEVLUD BUCI

Lurë moj

Tokë e lashtë,

Me pyje e troje,

Plot mrekulli.

Nëpër shekuj

Flakadan

Për shqiptari.

Nëpër shekuj

Flakadan

Për shqiptari,

Ballë betejash

Në sheshmejdan

Zëkushtrim

Për liri.

Ballë betejash

Në sheshmejdan

Zëkushtrim

Për liri,

Lind prej çarkut

Çdo lurian

Dritë ,shenjtërim

Për vëllazëri.

Lind prej pushkës

Çdo lurian

Dritë shenjtërim

Për vëllazëri,

Uragan

Plot guxim

Për liri.

Në ball të luftës

Uragan

Për liri

S`ia ka tutës

Çdolurian

Bash si bajrak

Lis në stuhi.

S`ia ka tutës

Çdo lurian

Bash si bajrak

Lis në stuhi

N`mejdan

Si luan

Për kët prag

Kudo kanë pri.

Në mejdan të luftës

Këndoi grykëholla

Në male e fusha

Në shpate e gur,

Në xhamadana

Çelën lulëkuqe

Gjaku i bijve

S`harrohet kurrë.

Bir i Lurës

Ky Dom Nikolla

Fis i kKaçorrëve

Me Ismail benë,

Gen arbërori

Shqipe për atdhe

Firmëtar flamuri.

Me Ismail Benë

Firmëtar flamuri

Shqipe për atdhe

Me besën e burrit,

Krah për krah

Për Pavarësinë,

Prijës të rrallë

Kreshnikë të flamurit.

Krah për krah

Për Pavarësinë

Prijës të rrallë

Të historisë,

Lum moj Vlorë

Lum moj Lurë

Për bijtë- kurorë

Të nënë Arbnisë.

Breza viganësh

Prinë nëpër mote,

Bekim i zotit

Dritë e vërtetë,

Në mejdan burrash

Bij të Kastriotit,

Ranë si me le

Për herë të tretë.

Lum moj Lurë

Me bijtë trima

Ballëkrenarë,

Ra Gjok Doçi

Te ti ndrit

Lapidar.

Nëpër mote

Si Gjok Doçi

Rrallë le nana

Nuk harrohen

Në përjetësi

Ali Çupi,

Dule Skana,

Lurë,

Kurorë trimnie,

Bekuar prej zotit,

Vatër krenarie

Ndër breza rrite

Bij të Kastriotit.

Lurë me Karare,

Të ndriçojnë

Besa,sofra,

Në kullat-fortesë

Ti je fron

I përendisë.

E tha Im Zot Kaçorri

Yll që shkëlqen

Mot e mot moti…

  za epoke

Të përkundi djepi

Zgalem -shqote

Trima-bajrak,

Sokola shkrepi

Mal e kurorë:

300 nuse me duvak.

Lurë shtet

Brenda shtetit

Si Vatikani

Në Itali,

Nusëron ti

Prej ujëvarave të shpirtit.

Perlë e Evropës

Blerim, hijeshi.

Pasqyrë e dritës

Shpirtit bujar

Më të bukurën urti,

Lurë të njeh jeta,

Madhështi të dhanë,

Kohërta,natyra,gazeta.

Gazetë urtie

Që shkrepëtin

Vlera,bardhësi

E lashtë ke qenë

E re mbetesh,

Kurorë-zjarr,

Dritë në Altar…