E hene, 06.04.2020, 07:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Prarimi

E enjte, 16.01.2020, 07:12 PM


P R A R I M I

Mehmetali Rexhepi

erdhi prarimi

me vashën  prej avulli

mbase ajo kishte harruar t`mi kthente thesaret

vaktësinë e atyre pikave avulluese

stisje filigrani

për qafë të asaj nuse

*

ti

dridhje tingujsh të blertë të  kitarës

polen i shkundur prej gishtash të Jusuf Gërvallës

jepi shend  melodisë së zamares

më nxirr jashtë kryqëzimeve

gërshërëve të zeza të hijeve

mos eja lot-vërshues

më hedh  mes njomështish të  lastarëve

praro  bulëzat  mbi trungun  e  thatësisë  time

*

prarim

eja me fijet e fëmijërisë

urbanizmi sa kishte nisë

  thuret shporta e rrjepur prej zbrazëtisë

ndoshta  ende  përcëllon  ngricë e vesës

cakërro  me të  kuqen e venës

t`i ndizet  pigmenti buzë-qershisë

përderisa  (a)gurron  gjaku

e  ruaj për shkrirjen e atij akulli

kur  i trashet  lirisë

*

i fryve valës dhe  çele tiparin

të pa thënat lidheshin nyje

në dialogët e kakofonisë

kishin  hyrë monologët  e  mbërthyer

kujt t`i duartrokiste publiku

fjalës e ditës i kishte ngelë e njëjta meny

*

pa  rrezet tua

fshihet kontrasti

as matet hija

shkundet tërmeti

bie arkitektura

mbi skia

*

ja si më prarove mijëra dhurata sythash

le të  ngjyejnë tej  malesh të  bardhët  plisa

çastet buzë purpurta

le të më puthin

por ah

vetëm  derisa të galdojnë petalet

mandej gjethet kërcejtë e ethet

*

ç`është e bukura

pa prekjen tënde

pos  peng modeli

ai i pa vjeli

*

prarim i këtij rruzullimi

praroje dhe  trungun tim

se ja po më thërret

amshimi

Gjilan,  16 kallnor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT