E enjte, 04.06.2020, 08:12 AM (GMT+1)

Personalitete

Blerim Latifi: Ernest Koliqi mori vendimin e madh

E enjte, 16.01.2020, 09:45 PM


Blerim Latifi:

Si sot, 45 vite më parë, vdiq Ernest Koliqi, shkrimtari i njohur shkodran. Në vitin 1941, Koliqi si ministër arsimi në qeverinë shqiptare të mbështetur nga italianët, mori vendimin e madh për dërgimin e mbi 200 mësuesve në Kosovë për të hapur shkollat shqipe dhe për t’i dhënë fund analfabetizmit total, në të cilin ndodheshin shqiptarët e Kosovës, për shkak të sundimeve brutale osmane dhe serbe. Me mijëra tekste në gjuhën shqipe u ngarkuan në kamionë dhe u nisën në drejtim të Kosovës. Brenda një viti u hapën 173 shkolla fillore, 3 shkolla të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Për herë të parë në histori fëmijët e Kosovës morrën në duart e tyre librin e abetares. Shqipja e shkruar dhe e lexuar, pas shekujve të ndalimit me dekrete shtetërore, kishte mbijetuar edhe në Kosovë. Edhe diçka: nga ajo kohë kanë kaluar 79 vjet, por asnjëherë, as në Tiranë, e as në Prishtinë, nuk kemi pasur një ministër arsimi që i përafrohet nivelit intelektual e kulturor të cilin e kishte Ernest Koliqi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora