E premte, 29.03.2024, 10:26 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Përvjetori i 552 i vdekjes të Gjergj Kastriotit

E enjte, 16.01.2020, 08:47 PM


Përvjetori i 552 i vdekjes (varrit bosh) të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti nuk vdiq! - si mund të vdesin burrat e mëdhenj?!

Ai erdhi si bubullima që i futi frikën armikut - pushtuesit otoman, dhe sa herë kombi ynë të jetë në prag humnere ai zbret me të njëjtën bubullim për t'i dhënë goditjen të keqes dhe armikut të brendshëm e të jashtëm.

Virtyti nuk vdes, dhe siç dihet Gjergj Kastrioti ishte mik i virtytit.

Heronjtë nuk vdesin sepse kanë lindur për t'i sjell popullit lirinë, dhe liriprurësit janë edhe jetëprurësit e atij atdheu, e atij vendi.Kombi ynë ka patur bekimin e madh kur u mbretërua nga vizionari dhe burrështetasi Gjergj Kastrioti sepse ishte pikërisht ky lider që i hoqi gurin serioz të mëkatit - të armikut që e pengonte kombin tonë të jetonte i lirë, ai e bëri realitet Shtetin e unifikuar arbëror europian dhe si një mbrojtës i madhë i civilizimit europian i dha edhe idenë kombeve të kontinentit se si të unifikohen kombet europian në një union.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora