Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Zinxhiri i shkaqeve dhe hallka e holluar e koalicionit në mes LDK-LVV

| E merkure, 15.01.2020, 08:04 PM |


Zinxhiri i shkaqeve dhe hallka e holluar e koalicionit në mes LDK-LVV

Nga Dedë Preqi

Vullneti i popullit të Kosovës,  kësaj radhe po anashkalohet dhe po e merr formën e një kaosi politik, ku shihet se përvojën dhe fitoren mbi vetëvetën dhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin e një populli, po i japim vetë kahe të kundërt, duke i ditur edhe pasojat, por për hirë të lakmisë së pushtetit, individët e caktuar, luftojnë vetëm për ta realizuar këtë zotërim, edhe pse do të ishte në dëm të shoqërisë dhe vendit.

Kosova nuk është një vend i gjithëpërmasave kapitale dhe potenciale, ku provon gjithçka me marrë nga shpirti i saj i varfër, apo sëcili kush qohet i pari do  të shfryente ëndjet dhe egot e veta përsonale e klanore, duke e njohur potencialin e këtij vendi dhe mundësitë ekzistenciale, kështu që mundësia në kuptimin e shkatërrimit është shumë e ndieshme dhe më e fuqishme se ajo e shpëtimit, apo ndërtimit të saj, kur edhe ndërgjegja e njeriut bie nga niveli dhe nuk merr mbi vete përgjegjësinë e veprimeve  të veta, atëherë ai vend  pushtohet shumë lehtë nga keqbërësit e mundshëm.

Ky imazh në kuptimin e grabitjes dhe betejave për pushtet, nuk i mungoj vendit tonë, pothuaj se menjëherë në fillet e themelimit të shtetit të Kosovës, kur në forma të ndryshme klanore dhe forma partiake, u krijue pushteti « diferencues » në krye me njerëz të pa përgaditur dhe të pa përzgjedhur, të cilët e vendosën njëri-tjetrin në pozita udhëqëse të vendit, ku përmes një strukture të tillë, që lindi nga grupet e ndryshme të UçK-së, u vërejtën në çdo mes abuzime dhe kidnapime të pronave private dhe shoqërore, deri në atë masë, sa kjo garniturë e dalë nga lufta e filloi edhe humbjen e besimit te populli i vet dhe për shumicën e saj e merr një domethënje tjetër të pa ndërgjegjshme, me një imazh te një praktike « keqbërëse ».

Për Kosovën dhe popullin e këtij vendi, pushteti që buroi nga populli, ishte një përpjekje e kahmotshme që këtij populli ti kthehej dinjiteti dhe ti jepet merita e demokracisë dhe lirisë, dhe do të ishte e pa imagjinueshme që kjo sakrificë të e humb përmbajtjen dhe rrolin e vet nga një grup njerëzish primitiv, që prodhojnë pushtet formal dhe primitiv me qëllim të përfitimeve të veta, ku edhe marrëdhëniet ekonomike e politike të këtij vendi bien në ndikimin e kësaj shkakësie, duke marrë të njëjtën sëmundje programore dhe shoqërore.

Do të ishte e dëmshme për një shoqëri njerëzore, kur një dëshirë kryeneqe e njerëzve apo grupeve shoqërore, arrinë të krijojë diçka të ngjajshme e cila nuk do të funksiononte në parim për një shoqëri të tërë dhe në favor të saj, që do të ishte vetëm një sajim pa efek dhe pa fuqi të brendshme, përderi sa njerëzit nuk ndihen të bashkuar nga brenda, si do ta bëjnë një gjë të tillë nga jashta, kur ka nevojë shteti për një zgjerim dhe harmoni të marrëdhënieve më të gjëra me vendet e zhvilluara.

Po të mirremi për një çast me formimin e qeverisë së re, që rrezullton mbas zgjedhjeve të 6 tetorit të kaluar 2019, ku kemi në favor dy parti fituese, VV dhe LDK, që sipas një këndvështrimi, asnjëra nuk është në formë ta prezentojë vetëvetën në mënyrë të saktë dhe të reformuar, që do marrin një qëndrim pozitiv dhe një proces i tillë të merr fund me një epilog të një kualicioni të përbashkët me qeverisë të ardhmën e këtij vendi, edhe duke marrë parasysh kushtet vendore dhe shtetin pa qeveri, ky imazh nxjerr një epilog me plot paragjykime për shoqërinë tonë, ku mendja jonë shoqërore po tregohet ende e pa pjekur për të udhëheqë me vetëvetën.

Zingjiri i shkaqëve dhe hallka e mos realizimit të koalicionit në mes LVV dhe LDK, pothuajse përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo ngjarje përcaktohet nga marrëdhëniet e vjetra, që janë dikund të acaruara më herët në mes këtyre dy partive, që tani duket se e kanë të vështirë një kualicion të mundshëm, dhe sikur thuhet se, njeriu gjason me diçka që përplotësohet edhe në mes dy poleve të kundërta, ndërsa shqiptarët me pole të njëjta e kanë të vështirë një gjë të tillë.

Në këtë rast dhe në rastet tjera do na duhej të arrinim në përfundim se kjo « mos kulturë » duhet të zhduket në mesin e shoqërisë tonë, sepse duhet të përballemi me rreziqe të njëpasnjëshme, dhe po ta kuptojmë më mirë dhe më drejtë çështjen e shtetit tonë nuk do e vëjmë në sprova edhe më serioze në kuptimin e krizës nacionale dhe shtetërore.

Kualicionet e mëhershme në Kosovë, si të tilla kanë ekzistuar si pushtete të duar-durshme, që populli i këtij vendi nuk do i dëshironte më të përsëriten, si forma të qeverisjeve të tilla pa vlera dhe mungesa të seriozitetit me popullin dhe shtetin e vet, duke jetuar sot për nesër, të pa punë, pa përspektivë, të pa sigurtë, gjëra që flasin vetë përditë, ku njeriu nuk di të çlirohet nga paragjykimet e veta dhe të pa natyrshme, të cilat i përjeton nga vetëqeverisja e njerëzve të vet.

Populli i Kosovës, përmes vullnetit që shprehi me gjashtë tetor të vitit të kaluar në zgjedhjet e veta qëndrore, duke nxjerrë dy partitë fituese nga LDK  dhe LVV, dhe populli beson dhe mbetët akoma i afërt ndaj një realiteti të mundshëm në mes këtyre dy partive në fjalë, që të mos merren me thashethënme dhe zëra ndjellakeqës, që nuk ia dojnë të mirën këtij populli dhe vendi, por të ulën si vëllezër dhe si burrshtetas në një tavolinë dhe të nxjerrin më të mirën dhe më të mundshmën, për ndërtimin e një kualicioni, jo për të fituar pushtet ndaj njëri-tjetrit, por për t’ia kthyer dinjitetin këtij populli dhe këtij vendi të nëpërkëmbur.

Një shembull i tillë është i mundshëm, i cili do ta përmbyste edhe një skajshmëri të opinioneve të pa kontrolluara dhe atyre që paraqiten si të huaj ndaj një reliteti të mundshëm, cili do qoftë mënyra e ndërtimit të këtij kualicioni, duke shpresuar se do ta nxjerrte vendin nga një kolaps politik dhe krizës  ekonomike, që mbështetët në ligjet dhe parimet e Kushtetutës së vendit, si dhe duke i qëndruar besnik premtimëve parazgjedhore, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

Edhe pse LDK dhe LVV, nuk janë parti me ideologji dhe orientime të njëjta, së paku kanë një përputhje të planeve dhe programeve të tyre në qeverisje, dhe nga veqoritë e gjithë kësaj formule, në këto dy subjekte politike, do kemi më pak kriminel dhe njerëz të akuzuar, më pak hajna dhe korruptor dhe më pak opurtonizëm se në pushtetët tjera.