Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: A është arabishtja gjuha e parë zyrtare në Gjakovë?

| E marte, 14.01.2020, 10:08 PM |


Ky mbishkrim vetëm në gjuhën arabe me shkronja arabe, nuk është në Arabinë Saudite, nuk është as në Kuvajt, Siri a Irak, është në Gjakovë, afër qendrës së qytetit. Prapa ballinës arabisht (shqipen e ndalon islami sepse e trajton gjuhë të djallit) është Teqeja e Gjakovës, e shpërfytyruar dhe e “rinovuar: nga TIKA, organizatë kulturocide që nuk la objekt sakral pa e shëmtuar e shpërfytyruar në Dardani e në Shqipëri. Në një skaj të teqës shkruan diçka shqip, por në ballë është gjuha arabe si të ishte gjuha e parë zyrtare në Gjakovë.

Gjakova çerdhja e dikurshme e nacionalizmit nuk e di si nuk e kanë vërejtur dhe si e kanë pranuar këtë fyerje të rëndë.