Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Jam i rryem

| E marte, 14.01.2020, 06:42 PM |


JAM I RRYEM ..

Koha kur e lypë

ndêrroj me natë ,

ndërroj me ditë,

jam i rryem në politikë.

Ju që s'më njihni,

duhet të më besoni,

kur e lypë nevoja

jam kameleoni.

Fala bjeshkë e male

që s'i kam shkelur kurrë,

edhe sot; lirshëm i kaloj,

si dikur me veturë.

Jam i rryem në politikë

prej "sitemi në sitem",

sikur dheplra në mjegull,

kurdo ndërroj vend

.Më kujtoni në çdo stinë

prej dimrit në verë,

vetëm kurrë nuk isha,

si unë ka edhe të tjerë.

J.Z. , Dilbeek , më 11 janar 2020