E marte, 19.03.2024, 04:23 AM (GMT)

Kulturë

Illo Foto: Persiatje mbi novelen e Resmi Osmanit, per jeten e trazuar te poetit arberesh Zef Serembe

E marte, 14.01.2020, 08:20 PM


Persiatje, mbi novelen e Resmi Osmanit, per jeten e trazuar te poetit arberesh Zef Serembe

Nga Illo Foto

Kolegu, romancieri  Resmi Osmani, që tashmë ka bërë emër në letërsine tone bashkëkohore, me romanet historikë, tregimet, novelat, esetë dhe publicistikën, më dërgoi dorshkrimin e novelës së tij të fundit ”Kur dashuronte Poeti” me subjekt  jetën e trazuar të poetit arbëresh Zef Serembe.  Në pamje të parë krijon pershtypjen se   autori , në këtë krijim me afro 50 faqe dhe 9 nëndarje, na jep një  tabllo  të jetës së poetit lirik, nga më lirikët e letërsisë shqipe të fundshekullit të XIX, në këndvështrimin artistik, per jeten  plot trazime te  ketij poeti te  famshm  arberesh . Sikur edhe kaq të ishte , do ta  mirpritja  me kërshëri , sepse  me pelqen historia e atdheut tim dhe personaliteteve të tij , në ç’do formë , që të paraqitet  . Ne formë jetshkrimesh   në formë udhërrëfimesh , kontradiktash ,  pajtimesh. Nuk me plëqejnë   tregimet    me gjakmarrje , qe padrejtësisht i janë  bashkëngjitur mizorisht   atdheut  tim të stërlashtë .

Jetshkrimi i letrarizuar i   Serembes(për atë pjesë të jetës që trajton) , ishte brënda shijeve të mija, si nga forma, si nga përmbajtja . E lexova , me laps në dorë , brënda  5 orve . Pasi e fillova, nuk mund të shkëputesha nga leximi. E  shkrova këtë  hollësi , sepse   lexusit janë bërë alergjikë me  shkrimet e stergjatura , të të  tëra   gjinive .  Nga kjo  alergji , nuk shpetojne  as shkrimet cilsore  e të moderuara. Bëhet fjale , për një braktisje të  heshtur të  leximeve. Dhe kjo është për të ardhur keq.  Kesaj alergjie i  duhet te gjendet  mënyra  , për ta eliminuar , se shkrimet  mund të jenë   të gjata dhe shume te gjata , kur  e kerkojne  kushtet  e  motiveve , qe rrahin .  Kjo deri diku, është në dorë të autorëve. Autori i kësaj novele, me duket se e ka kapërcyer këtë rrezik, për hir të ekonomisë së fjalës, prozës cilsore dhe skenave jetesore të larmishme, të besueshme, me mendim dhe filozofi.

Titulli i noveles  ishte “Kur dashuronte  poeti “ . Nuk me befasoi titulli , sepse si lexues i thuajse gjith krijimtarisë së tij, e njof talentin  dhe psikollogjinë e  autorit . Ky romancier  zotëron një  kulturë  te gjerë dhe solide , që e ve në shërbim të artit të tij, aq sa u jep jetë  edhe  gurëve , që përshkruan . Keni dhe ne kete liber nje  paragraf , qe flet per  mermeret  . Kur ta lexoni  do me  jepni te drejte . Në veprën e Resmiut   nuk ka firo ideoro- artistike . Këtë  e kisha të sigurtë , kur  fillova të  lexoj  , arbereshin   Serembe, vëllanë e” gjakut tonë të shprishur”. Jeta e një poeti, e parë thjesht, nuk përbën  ndonjë eveniment  kombetar , por kur  e  pershkruan Resmi Osmani , me shumësinë e ndjenjave, poezise qe i buron nga shpirti, dshurinë e bukur e të pastër  për vashën, pasionante por fatkeqe, dhimbjen dhe brengën për atdheun e të parëve nën robërin e turkut, varfërinë, prapësitë e fatit etj., kthehet    më shumë se kaq,në vlerë dhe pasuri e kulturës kombëtare .  Osmani  është mjeshtër që zotëron magjinë e fjales se shkruar . Me  veprën , që kemi në studim , na ka dhënë një  poet arberesh, nxënës dhe mik të Deradës së madh, me dimensione sa vete jeta arbërore  . Ai  zotëron  në mënyrë të përkryer plastikën e fjalës së shkruar , në kuptimin , që  në disa raste,   një fjalë vlen më shumë se  100 të tilla .

Në plan të parë  autori  na jep dimensionin  shpirteror të dashurisë, që  barazohet  me jetën , por vetë jeta , nuk ka gjithmone dimensine  dashurie , madje  shume rrallë , merr  permasa të tilla . Jeta infatile dhe ajo madhore , rrallë ngjajnë me njera- tjetren . Ne rastin konkret  u zhvilluan rrjedhshëm  dhe ngjashëm .  Ne keto  labirinte   jetesore , na i përshkruan  autori , poetin arbëresh   Zef  Serembe ; një nga  poetët  , që ka  lënë trashëgimi   të përkore, por tejet liriko-filozofike, romantike, por edhe me nota realiste dhe atdhedashurie, që e vendosin atë në panteonin e  poezisë shqipe të tëra kohrave . Fama e  Serembes është gjithnjë  e freskët dhe  bindëse  , sepse   i perket nje komuniteti , qe  ka merguar   rreth 500 vjet më parë nga  Atdheu  mëmë . Krijoi një  atdhe të  dytë , ne viset me inproduktive te  shtetit   italian dhe bëri histori, me figura të shquara të jetës kulturore dhe politike .  Sot ne  atdheun e dyte  arberor , kemi   Universitet , punime shkencore -gjuhesore , u ruajt  tradita   mdi 500 vjecare , lidhje natyrale me  atdheun ame ,  një  fenomen botëror  , që  studjohet  nga  UNESKO .

Këtu, në katundin Strigari, ka lindur , u burrërua   dhe zhvilloi  krijimtarinë  letrare   ,  Zefi , ky shqiptar  me te cilin   nderohet kombi dhe leresia shqipe  e te gjitha kohrave .  Zef Serembe, si poet i lindur është edhe  atdhetar i flakte .  Atij i përkasin vargjet e famshme:

Arbëria që pas detit na kujton,

se na të huaj jemi  te ky dhe,

sa vjet shkuan! E zemra nuk harron,

se për turkun qëndruam pa Mëmëdhe.

Ai e  barazon  poezinë me jetën  dhe kështu  vepron . Stuhia emocionale , që përjeton  cilido poet i lindur , nga shumica e poetëve  nuk përballohet në  moshë  të mesme , deri në  madhore .Të rrallë janë poetët , që vjershërojnë  tërë jeten . Serembe  bën pjesë në  të rrallët .   E përballoi  moshën kritike  .  U lind dhe  e mbylli jetën , poet lirik.  Si atdhetar , lundroi , në të njejtat  ujra . Jetën e  salloneve me shandane të ndritura në oborrin perandorak  ne Rio de Zhaniero të Brazilit ,  e ndërroi përfundimisht me  jetën   varfaranjake, u kthye në vendlindjen  e dashur , në Strigari  .  Këtu , ku   përjetoi bashkë me varfërinë    dashurinë  e parë , që u nderpre   tragjikisht  dhe nuk  gjeti të  dytë të ngjashme . Autori   na i përshkruan   heroin e  vepres  me pasionet  e tij , pa i diktuar  asgjë .  Ai është hero i veprës   , me të gjitha virtytet  dhe të metat , që i   fal geni i talentit   dhe që  meriton te ndiqet nga brezat e rinj  të të dy  atdheve , që u qëndroi besnik  gjithë jetën  e tij te ndriitur .

Problemi tjetër , që  shtjellon  autori i noveles , nëpërmjet  heroit  Serembe  , është trajtimi  seksual i   dashurisë .  Ky akt jetësor , është përshkruar dhe përshkruhet nga   ç’do  autor  , duke  qenë  gjeneza  , për lindjen e jetës dhe zhvillimin e saj pa nderprerje  . Autori na i ka dhene me doza te  rezervuara , por realiste  këtë  akt , që e quan hyjnor . Duke marrë shkak , nga  ky pershkrim jetësor , që i le më shumë vend nëntekstit në novelen  në fjalë , dua të   permend se disa  shkrime  letrare , ose gazetareske ,  që më ka rënë rasti t’i lexoj   ndalin  ne  pershkrime  seksuale  , sikur të kenë bërë   ata   zbulimin e    ketij fenomeni  hyjnor ! Teperohet    në këtë fushë të  shkrimeve të sotme . Në disa   shkrime  autorët , kalojnë në vulgaritet të shëmtuar, që  nuk edukon .  Mos  me këto që shkruaj, behet fjale , per censure ?

Jo. Ata qe shkruajne  , nuk  kane asnjë  kufizim  moral .    Mund të  shkruajnë  atë, që mendojnë pa kufizim , por ligji përkufizon  moshën, ngaku lejohen  përshkrimet  me  drejtim seksual vulgar . Esht e pranuar nga të   gjitha   shtetet  , madje dhe fete , qe mosha 18  vjec  eshte  kufiri , që  mund të    diskutohet  dhe  praktikohet  veprimtaria seksuale e pa kufizuar .   Duhet të   jesh i sigurt  , që  shkrimet  të mos  lexohen  posht kësaj moshe ,  gjë që s’është  e mundur, sepse fjala botim , e ka origjinën nga  fjala botë  . Dijetarët   kanë krijuar  letërsine , gazetarinë , publicistikën   dhe të gjitha  zhanret , që lidhen me to . Per të mos pasur kakofoni  , në   zhvillimet e sejcilit  zhanr , është krijuar pornografia , prandaj  është e kufizuar ligjërisht , që kjo e fundit të nderhyje  ne jeten  publike . Novelen e  Resmiut , mund ta lexojë pa kufizim  ç’do moshë , të rinj e të reja, burra dhe gra.

Une gjykoj se disa   emisione  televizive , shkrime gazetareske   dhe vecanërisht   shkrime   letrare , nuk e respektojnë këtë kufizim , që është    ligjor .Vulgariteti  ka qënë dhe do të mbetet  e kundërta e artit . Nuk mund të jetë artist fjale dhe vulgar njëkohësisht  . Ajo ç’ka  duhet të   veçojnë  lexusit  , është fakti , që  jeta është   shumë më e gjerë  edhe se poezia   , që është produkt  emocional , i   individëve të  shquar . Serembe u bind , për këtë realitet  jo vetëm , kur   humbi dashurine  e dlire , por dhe kur u përballua me  vështirësitë  e jetës  emigratore , që u përforcua , kur   pa punën e  skllevërve , në plantacionet e  kafesë  , pambukut  dhe duhanit . Lidhur me  problemin e   fundit , më duhet të    zgjerohem  dicka më tepër për  filozofinë jetësore , që  ushqen   autori.

Po paraqes  nje pershkrim të  autorit , për  dashurinë  e humbur . Bëhet  fjalë,  për një  motiv  mistik , por  ka ngjyrën e     realitetit , që duhet ta ketë ç’do  përshkrim i këtyre natyrave . Përzihet mistika  me realen , ngaku lexusi , shef njeriun , personazhin . Të tilla përshkrime, janë  shumë të vështira , por  autori ynë , ja ka dalë . Më poshtë përshkrimi mistiko- jetesor   :

  Zëri heshti. Rënkimi i dheut u prajt, puhiza e erës u meh dhe pëllumbi i bardhë u ngrit fluturim duke rrahur flatrat drejt kaltërsisë së qiellit. Zefi  u përmend. Mendueshëm,   me çape të ngadaltë, mori udhën e kthimit. Do të jepte gjithçka që të kthente motet e shkuar, por ja që s’ishte e mundur.Në këtë varrezë kishte lënë pas dashurinë dhe rininë e tij.

Ç’e priste në ditët dhe vitet qe vinin? Ç’kishin paracaktuar për të Zoti dhe fati? Këtë s’dinte ta thoshte. Rruga ishte ende e gjatë dhe me plot të panjohura.”( Vepra  f  . 32 )

Ti , si lexus , nuk dallon misticizmin , sepse përshkrimi është i tille , që  nuk ka valvul shkarkimi të mendimit . Kufirin midis   reales dhe mistikes  e  ka  eliminuar arti i  perdorimit me mjeshtëri    fjalës.

Skenat , që përshkruhen  , për gjendjen emocionale të Zefit- poet janë  prozë , që gjëndet rrallë në literaturën   e  tashme   shqiptare . Problemi  i   skllaverise , që  sundonte  botën , në  200 vite më parë , është   një  skenë tjetër , që rrallkush   e ka  zhvilluar në këto përmasa  dhe në këtë  format  artistik .  Po paraqes një fragment , për të illustruar , mendimin  , që sapo përmenda .

“ Lagjet periferike, bënin kontrast të thellë me qendrën dhe lagjet e pasunarëve. Mbushur me baraka dhe kasolle, jetonin ish skllevër që kishin fituar lirinë pas pjemarrjes në luftën e Uruguait dhe fatkeqë të tjerë, kryesisht aziatikë. Të mbyste pisllëku dhe varfëria e pranishme gjithandej nga fëmijët e zhveshur, lipsarët dhe pleqtë e rrënuar e të gërmuqur. Për Zefin u bë e qartë: begatia dhe lulzimi i këtij vendi dhe i gjithë perandorisë, ngrihej mbi djersën dhe gjakun e skllevërve. Portugezët, i gjuanin ata si kafshët e egra , i lidhnin këmbë e duar dhe i sillnin në portin e Rios dhe San Paolos. I këmbenin veç me flori. Ari i zi me arin e ndritshëm! Gjuetia dhe skllavëria e njerëzve. Kjo ishte një njollë turpi për botën kristiane, që Zefi ky dashnor i zjarrtë i lirisë, nuk mund t’a pranonte”.  ( Novela  f. 40 ) .

Jemi të një  mendimi , që  të tillë përshkrim , për skllavërinë  ,nuk e  gjen me ndonjë vepër tjetër shqiptare . Shkrimtarët  klasikë   e kane rrahur    gjerësisht , këtë temë , por ne ç’do rast  përshkrimi i autorit R. Osmani ka vulen origjinale të një  romancieri vital . Nuk mbaroj me kaq, Të tilla përshkrime   dhe  opinione të  shkrimtarit , për probleme  kardinale ,  gjen në të  gjithe  veprën .

Per  zhvillimin e  subjejktit  tërësor të novelës, që mund të cilësohet dhe roman ,  bie në sy   gjuha  e pastër ,  e larmishme  dhe ndërtimi sintakstor  i figurshem  . Asnje fjali   nuk  gjeta , me ndonje mangesi  sado të vogël  stlistikore.

Episodi  me tragjik i noveles dhe i vete jetes se  Zefit  , është odisea e kthimit në vendlindje.Autori ka gjetur nje zgjidhje elegante të paraqitjes së kësaj ndodhie, në formën e epilogut që mbyll novelen: fjetja ne  sallën e portit të Marsejës – Francë , ku i  vodhën portofolin me paratë  dhe  Ai, poeti  Zef Serembe, i mbetur pa mjete,  ju fut jetës asketore , mori rrugën , për në Strigari , në këmbë, duke pershkuar qindra kilometrat e rivierës franceze,  dhe ja arriti .  Një rast i pa njohur  në të tëra  diasporat e  botës . Keni lexuar ndonjë  shembell  të ngjashëm ?

Mbas kësaj  aventure prej asketi endacak , Zef  Serembe  arbërori ,  na flet nga  Strigari arbëresh . Na mëson se   cila është  ndenja  e dashurisë  për atdheun , për far’e fisin , për njerzit , që kemi ndarë  gëzimet dhe hidhërimet e kësaj  jete.    Kemi të   bëjmë me nje gjigand të mendimit  , që s’ka nevojë për emancipim .

Dashuria për  atdheun dhe njerzit, mbetet metafora e jetës , për ç’do njeri, që merr frymë , mbi tokë  .

Illo Foto , Studjus . NY - 10 janar  2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora