E premte, 19.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Arratisja e lumit

E hene, 13.01.2020, 08:47 PM


Arratisja e lumit

Mehmetali Rexhepi

lumi rridhte  përpjetë

nuk e gjente udhën e vet

bishtin i lidhën nën shalë

si një kali të harlisur

shtratin i grabisin

shtrihej i molisur

i hoqën dhe  jastëkët

stomet e tij jetik

nga doli nuk e shpinin dot

i rebeluar e krejt anarkik

i thyen shtratin horizontal

mbledh gjymtyrët në puset vertikal

rrjedhës tij kaltëroshe

vragat zijoshe

gjymtyrë të këputura

as pilivesa as flutura

pikturë e shpirtit i fanit rrjedhën

gurgullimat ia paqësoi amullia

ata tinguj të lëngshëm

tela të këputur kitarash të ujit

violina të thyera tutje çiftelia

copa të hedhura

dridhje të shtanguara

zukamë shushunjash

mbi invalidë ujërash

vërshëllimë ere thëllëzash të etura

i mbyllur në  të zjarrtat korniza

vija e lumit një gjarpër i vardisur poetit

pa këndshëm  mblidhej e këputej

në sfond joshte kaltërsia

gjarpri helmues ngrihej sakaq

nuk  i ndërrohej as  lëkura

zvarranikut nën saç

përderisa rrufetë tytave të shqyera

lakadredhur  shfryjnë  malit matanë

kujtimi i lumit të  lanë

poeti mëtoi shtratin e shpirtit t`ia lëshonte rrjedhës

e kaplonte dëshpërimi një kuçedër prej erës

lum o lum

të është bërë shumëçka e palarë

si  ta  heqësh  vetveten  zvarrë

të ndërrosh lëkurën ujore

t`i vësh fikën  jetës

vazhdës tënde të mbetur

t`i  lësh arkivolin prej  gëlqereje

prej dheu gurësh e rërës së vjedhur

padron  ngrehinash dyzetkatësh

gjuhën jashtë  prore ta  mbash

për  lëpirje jonesh

ndoshta do të shuash etje

shtegtimit të reve

atje ku u arratis lumi

të cilin e ndiqje

dhe kurrizin i theve

Gjilan, e rishkruar, më 12 kallnor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora