E premte, 29.03.2024, 02:52 PM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Dështimi i koalicionit LDK dhe LVV?

E diele, 12.01.2020, 01:54 PM


DESHTIMI I KOALICIONIT LDK DHE LVV (?)

Nga Hilmi Saraçi

Kohë më parë pata shkruar për ngërqin e panevojshëm për formimin e qeverisë në mes të koalicionit LDK dhe LVV për të cilin u debatua shumë, ku qytetarët filluan të mërziten dhe të humbasin besimin që kishin ndaj këtyrë subjekteve politike. Megjithatë nuk u arrit pajtimi për një zgjidhje të duhur për të dyja palët. Ky dialog edhepse u zgjat pa nëvojë ,prap muk u arrit pajtimi i pritur, sepse interest dhe lakmia  për pushtet ishin të pranishme te të dyja subjektet politike. Kjo ka të bëjë më tëpër në “papjekurinë” politike dhe inateve si rrjedhojë në të kaluaren në mes të këtyre dy subjekteve, sidomos të LVV me Albin Murtin i cili i fitoi zgjedhjet e  6 tetorit dhe doli partia e parë. Ndërsa e dyta LDK-ja me Isa Mustafën, Në fillim u pa se lehtë do ta formojnë qeverinë, sepse kështu deklaronin gjatë prononcimit para gazetarëve dhe mediave të tjera, por tani po shihet se sikur  kanë dështuar këto bisedime dhe vështirë në këto afate të shkurtra të sgjidhet kjo  marrëveshje dhe  ta formojnë qeverinë ashtu si ishte e nevojshme, e paraparë dhe e domosdoshëm për votuesit- për shtetin.Ky vonim është duke shkuar nëdëm të Kosovës, prandaj sa më parë duhet të punohet në këtë drejtim…

Ka disa opcione për zgjedhjen e qeverisë nese dështon koalicioni për t’u formua qeveia. Njëra nga ato është rizgjedhjet. Në se shkohet në zgjedhje të reja këto dy subjekte politike nuk do të fitojnë do të kanë shumë më pakë përkrahës dhe votues, sepse të dyja partitë sikur i kanë “tradhëtuar” votuesit-elektoratin e gjerë.Albin Kuri më nuk do ta ketë shansën për tu bërë kryeministër as LDK-ja. Kjo e fundit fitoj në bazë të Vjoca Osmanit.

Pa hyrë shumë në mëndimet e të tjerëve  rreth këtij deshtimi mëndoj se fajtor për këto mospajtime janë të dyja palet, por ma tepër mendoj se LVV prinë pë deshtimin në formimin e qeverisë, sepse partia e parë e ka pasur “timonin” në dorë  dhe kryeministrin e nominuar, prandaj është dashur të “lëshojë pe”.Albin Kurti nuk është i papregatitur si lider, kjo është parë edhe më heret  me qendrimet e tij mjaft të arsyeshme dhe të  guximshme: kundër krimit të organizuar, dukurive negative e të tjerave, në saj të kësaj ai fitoi një simpati dhe besim se ai do të jetë më i merituari që  do  të luftoj të gjitha këto pa kompromis dhe kështu do të bëhen ndryshimet që kërkojnë qytetarët,prandaj edhe doli si parti e parë. Në të kaluaren  Kurti me veprimet dhe sjelljet e tij si opozitë dallohen me përdorimin e gazsjellësit në parlament, hudhjeve të gurëve dhe mjetëve të tjera gjatë protestave, mospranimit të simboleve (flamurit ) të shtetit të Kosovës,qortimit nga ndërkombëtarët për veprime radikale e të tjera. Tani si  kryeministër(nese zgjidhet) me qëndrime dhe metoda të tilla nuk mund të qeverisë -shpejt do ta “thej kerrin” nese nuk përmirësohet. Prandaj sikur ka frikë që të merr timonin e qeverisë me probleme të grumbulluara. Ai (Kurti) gjatë fushatës premtoj se do ta luftojë krimin e organizuar, dukuritë nëgative në shoqëri, kapjen e pushtetit që tani kanë rrënjë të thella dhe vështirë të memjanueshme . Kurti gjithashtu kishte me të drejt vërëjtje në diologun me Serbinë. Për të gjitha këto Kurti si kryministër e ka vështirë për t’i realizuar, sepse tani duhet të ket qasje të tjera, të studijuara mirë pa ngutime dhe pa nërvozë- më sygjerime, udhëzime dhe pajtime me  të tjerët.Mëndoj LVV-ja në krye me Albin Kurtin nuk disponon me kuadër  të duhur për ta udhëheq qeverinë, në përjashtim të disave që dallohen  në disa fusha. Mirëpo LDKja ka karjerë për qeverisje me Isa Mustafën të rryar si politikan dhe Vjoca Osmanin njëra ndër femrat më të përgatitura dhe të votura si dhe  kuadra mjaft profesionale , prandaj koalicioni LDK dhe LVV do të ishte i sukseshëm për të qeverisë falë LDK-së. Albinë Kurti ka llogaritur gabimisht kur ka menduar se LDK në krye me Isa Mustafën do të jetë “kafshatë”e  lehtë në ndarjen e pushtetit, duke e konsideruar vehten supëriore dhe duke menduar se ai i ka “frerër” në dorë si parti e parë dhe siq mëndon ashtu edhe të bëhet.Në këtë fushë edhe LDK-ja ka startuar me gabime. Njëra ndër to është propozimi i presidentit në të ardhmen që ishte edhe “mollë sherri” për koalicionin. Më në fund përkundër afrimit të qëndrimeve LVV-ja me Albin Kurtin reflektoj edhe disa gabime të tjera :zgjedhja e Glauk Konjufcës për Kryparlamentar  dhe propozimi i ministrave në qeverinë e Kosovës nga radhet e LVV-së pa marrveshjen e partnerit të koalicionit. Kjo si duket edhe ka ndikuar që të fillohet nga fillimi që vështirë është të merrë kahje të mbarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora