Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Kemi kohë

| E diele, 12.01.2020, 09:19 AM |


Jusuf Zenunaj

KEMI KOHË

Kemi kohë, nuk bëhet vonë,

partitë tona kështu thonë !

Ca me fjalë e më shumë me punë

si ariu kanë rënë në gjumë.

Dielli në vjeshtë i lëshoi pak rreze,

sikur pula kur bënë veze

e pulari fle gjumë

gjeli ngreh zërin më shumë.

Pula e gjeli prapë me huqe

presin të qelin vezet klluçe.

Kemi kohë, nuk bëhet vonë,

gjeli e pula janë në garë

kush e zë vendin e parë ?!

J.Z. , Dilbeek , më 10 janar 2020