E marte, 21.01.2020, 02:05 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lisi i madh i Luginës

E diele, 12.01.2020, 10:46 AM


Lisi i madh i Luginës

-        Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Lis i madh  një lis fatbardhë , në Luginë na mbiu –

Ai e ka emrin famëmadh , është Jonuz Musliu !

Lisi i madh rrënjët i kishte atje prej Konçuli –

Nuk pat forcë aq fuqishme që mund t’ ia shkuli !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ,

Lum nëna që t’ rriti  Lis të madh t’ Luginës !

Si Lis  nga  Lugina , n’ Kosovën lindore –

Tirana e Prishtina do të kujtojnë prore !

Lis i madh Jonuz Musliu , o rrezja e shpresës –

Pa dyshim , për ne do t’ mbetesh simbol i qëndresës !

Dhe simboli  i bashkimit në Luginën  e Preshevës ,

Luftëtari i shpëtimit për shqipet e trevës !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Në Janar , o Lis na erdhe , porsi lulja e pranverës –

Kudo brenda nesh u bëre simbol lufte i qëndresës !

Furtuna kurrë nuk të mundi , Lisi i madh i Luginës ,

Por , as vdekja nuk të trembi , që erdhi të mori tinëz !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Lisi i madh Jonuz Musliu , biri i nënës shqiptare –

Ishte aktivist i hershëm i çështjes sonë  kombëtare !

Më datë 18 Janar t’ vitit 2018 –

Edrene të Turqisë , Jonuzi i sëmurë ndërroi jetë !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Jonuzi do të kujtohet gjatë si luftëtar vullnetarë –

I angazhimit të paepur për bashkimin kombëtarë ,

Të Luginës së Preshevës me trevat e sajë kreshnike ,

Me Kosovën heroike dhe me Shqipërinë etnike !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

I aftë si Jonuz Musliu , vështirë mund t’i gjendej shoqi –

Dikur ishte Kryetar i Komunës së Bujanocit !

Pastaj ishte Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë –

Që kërkonte n’ vazhdimësi bashkim me Kosovën mbarë !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Aktivist Jonuz Musliu , i burgosur politik –

Vetëm pse kërkonte t’ drejta për shqiptarët tanë etnik !

Pastaj si burrat e besës , që ulën n’ odë për rreth sofrës –

Jonuzi , n’ fillim rreshtohet n’ Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Pas kësaj lufte çlirimtare , që bëri jehonë  Evropës –

Jonuzi , ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës !

Ishte trim dhe luftëtar , që askund nuk kishte shoq –

Ndër themelues t’ parë të UÇPM- së dhe në Bujanoc !...

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Jonuzi , ishte  trim kreshnik edhe luftëtar me besë –

Drejtoi Këshillin Politik të UÇPMB-së !

Një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë –

Që luftonin për liri , anë e mbanë n’ këtë rajon  mbarë !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Pas përfundimit të konfliktit nëpër këtë rajon mbarë –

Në Pranverë t’ 2001-shit , bënë  ndërhyrje  ndërkombëtarë !

Jonuzi , themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik

Dhe n’ Luginën e Preshevës , u përfshi n’ jetën politike !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Edhe në zgjedhjet e dyta , aktiviteti nuk u ndal –

Jonuzi , prapë emërtohet kryetar i Kuvendit Komunal !

Pozitë kjo , që e ka mbajtur rresht nëpër disa mandate –

Jonuz Musliu , me punë ishte krenaria e kësaj popullate !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

N’ vitin 2014 , që ishte një vit i mbarë –

Jonuzi , zgjidhet Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë !

Jonuz Musliu , ishte një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë –

Që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptarë !

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Jonuz Musliu , kishte mbështetje politike e institucionale –

Nga të gjitha fshatrat e rrafshit , po edhe ato në male !

Kishte mbështetje institucionale të Kosovës dhe  Shqipërisë,

Nga  gjithë krahinat shqiptare , t’ Malit t’ Zi , t’ Maqedonisë !...

Refreni :

Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ...etj.

Gjilan, më 05.01.2020. Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT