E enjte, 28.03.2024, 03:32 PM (GMT)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Aktivitete dhe suksese të shumta në vitin 2019

E diele, 12.01.2020, 11:46 AM


SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

Veprimtari e frytshme, aktivitete dhe suksese të shumta në vitin 2019

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010 dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi, ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe kultivimi i krijimtarise kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare.

Që nga themelimi i saj, në tetor të vitit 2010 deri më sot, , Shoqata për Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta:

-Ajo organizoi 10 Konferenca shkencore dhe botoi 11 libra shkencorë.

-Më 28 dhjetor 2018, kryetari i Shoqatës priti në një takim pune biznismenin Muharrem Salihu nga Medvegja, me të cilin u morën vesh lidhur me organizimin e një Konference shkencore në Medvegjë, më 1 e 2 maj 2019.

Në takim ishin prezentë edhe Kryetari i Kuvendit të Shoqatës, Z. Hysamedin Ahmeti  dhe nënkryetari i Shoqatës, Z.Rrahman Hyseni nga Medvegja.

-Gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2019, Shoqata për Trashëgimi hartoi disa projekte, me të cilet aplikoi në Ministrinë e Kultures të Republikës së Serbisë dhe në Ministrinë e Kulturës të Kosovës.

-Më 23 prill 2019, një vizite pune në Medvegjë-biznesmenit dhe donatorit të Konferencës shkencore: “Veshjet shqiptare në Medvegjë dhe viseve tjera”, Z.Muharrem Salihu, ku u bisedua lidhur me Konferencën shkencore. Në vizitë ishin Xhemaledin Salihu, kryetar, Z.Rrahman Hyseni, nënkryetar dhe Z.Ali Sinani, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës.

-Gjatë vitit 2019, Muzeu i Kosovës në Prishtinë, nëpërmjet ushtrues drejtorit, Bislim Bislimi dhe etnologes,Znj. Erodita Qorkaxhiu-Haxhiu i propozoi Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore nënshkrimin e një Marrëveshjeje të bashkëpunimit kulturor, gjegjësisht që disa aktivitete kulturore të zhvillohen në Preshevë dhe disa aktivitete Shoqata t’i zhvillojë në Prishtinë.

Në pamundësi të lokalit për punë dhe mjeteve financiare, Shoqata për Trashëgimi qe e detyruar që këtë bashkëpunim Muzeut t’i propozojë me Shtëpinë e kulturës “A.Krashnica” në Preshevë. Kështu në emër të këtij bashkëpunimi Muzeu i Kosovës, në Shtëpinë e kulturës organizoi një ekspozitë të veshjes dhe fotografisë shqiptare në modernitet.

Pastaj shfaqja teatrale e Teatrit të Qytetit nga Presheva, në emër të këtij bashkëpunimi mori pjesë në Festivalin e Etno-fshatit në Kukaj të Prishtinës, ndërsa një ekspozitë e pikturave dhe e fotove të trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës nuk u realizua, përshkak të mjeteve financiare.

-Konferenca Shkencore : “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera”, më 02.05.2019, në Medvegjë-Sijarinë, ku morën pjesë shumë studiues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Konferencës Shkencore i parapriu tubimi-tradicional i këtyre viseve, shumë domethënës “Takimet e Vendlindjes”, që u mbajt në fshatin Tupallë, më 1 maj 2019, ku prezentuan edhe studiuesit e Konferencës shkencore.

Konferenca Shkencore ishte organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në bashkëpunim me AFEDS, respektivisht Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi.

Konferencën shkencore e financoi Z.Muharrem Salihu, biznesmen nga Medvegja dhe kryetar i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik.

-Në Kuvendin Ndërkombëtar që e organizoi Qendra Kombëtare “Rrënjët Tona” Tiranë, në krye me Prof. Sazan Guri, i cili u mbajt në Tiranë, më 9-12 maj 2019, në Muzeun Kombëtar, kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu mori pjesë me dy punime:

1.Çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kërkesat për bashkim me Kosovën, në raport me bisedimet Kosovë-Serbi, në sesionin e historisë dhe

2.Vallet e burrave të Preshevës me rrethinë janë pasuri dhe thesar i veçantë i trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore shqiptare, në sesionin e etnokulturës.

-Më 10 qershor 2019,  Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi u  dekorua me Çmimin Kombëtar “Ali Vishko”, që mban emrin e një veprimtari  të shquar të arsimit dhe shkencës, nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, nga Tetova, në 141 vjetorin  e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

-Më 27 korrik 2019, në orën 11, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u mbajt një debat “Zëri i Mërgatës” me temën : “Roli dhe rëndësia e Mërgatës në zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, shendetësor, informativ dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile në Luginë të Preshevës”

-Më 1 gusht 2019, në Konferencën shkencore : “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78-2018” mori pjesë Xhemaledin Salihu, kryetar, me punimin shkencor: KRAHINA E PUSTA REKËS /Lumi i Shkretë/ NË SERBI, DIKUR ISHTE SHQIPTARE/Dëbimi i Shqiptarëve nga Pusta Reka sipas Shoqatës Atdhetare të Pusta Rekës dhe studiuesve serbë: Vlladimir Kariq,  Milenko S. Filipoviq dhe Jovan V. Jovanoviq /

-Më 25 gusht 2019, në Tiranë, në Manifestimin kulturor “Festa e Plisit të Bardhë” mori pjesë Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës që pati fjalë rasti në Manifestim, Dr.sc. Shefki Selami, kryetar i Shoqatës për kulturë dhe shkencë “Pellazgët” nga Tetova që me fjalë rasti përshëndeti Manifestimin, Sevdail Hyseni mori pjesë, anëtar i Jurisë profesionale në Manifestim, lidhur me konkursin letrar për Atë Gjergj Fishtën dhe Nehat Ramizi, mori pjesë më një poezi në konkurs.

- Më 27, 28 dhe 29 shtator 2019, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë kulturore, në Preshevë, përfundoi realizimi i projektit “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, në kuadër të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, të cilën e drejtoi Xhemaledin Salihu, Gjatë realizimit të këtij projekti janë zhvilluar një varg aktivitetesh me tematikë: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, pastaj formimi i Ekipit të Pedagogëve, printimi dhe distribuimi i pllakateve, ligjërata të ekspertëve-pedagogëve, të Sami Agushit, profesor dhe Xhemaledin Salihut, profesor,  vizitat e të rinjve-nxënësve të Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë dhe të Shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë vlerave të trashëgimisë kulturore të jo luajtshme, punëtoria e vizatimit dhe pikturimit me të rinjtë-dy punëtori, një në Rahovicë, me nxënësit e shkollës fillore dhe një në Preshevë, me nxënësit e Gjimnazit, ndërsa punëtorinë e udhëhoqi Agim Arifi, arsimtar i artit, ekspozitë e fotografive dhe punimeve të të rinjve, si dhe programi kulturor-artistik, me këngë e valle burimore nga Lugina e Preshevës, ku morën pjesë SHKASH “Presheva” dhe SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci.Vlen të ceket se projektin: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” e financoi Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë dhe e sufinancoi Këshilli komunal në Preshevë.

-Në fillim të tetorit 2019, dolën nga shtypi librat:

1.” Çështja e luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar: Të drejtat e njeriut, siguria dhe marrdhëniet shqiptare-serbe”.

2.” Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e luginës së Preshevës dhe viseve shqipare”, , në botim të Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë.

Financimin e botimit të librave e bëri Këshilli komunal në Preshevë, nëpërmjet mjeteve të ndara nga konkursi i shpallur, në të cilin aplikoi Shoqata.

-Më 26 tetor 2019, në sallën e Kuvendit komunal u realizua Konferenca shkencore: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, ku morën pjesë shumë studiues eminent nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Konferencën shkencore e financuan donatorët: Qenan Haxhi Vlora Hamdiun, Selajdin Sinani Çajanin, Bunjamin /Emin/ Ademin dhe Flamur /Skender/ Sylejmanin.

-Më 26 tetor 2019, në Preshevë, në seancën solemne të Konferencës shkencore: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi” u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Kulturor : Tiranë-Tetovë-Mitrovicë-Preshevë-Bujanoc, nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë, Shoqata për shkencë e kulturë “Pellazgët” Tetovë, Qendra për Studim dhe Hulumtim Mitrovicë, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë dhe nga Bashkësia Kulturore Shqiptare Bujanoc, me të cilën arritëm pëlqimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë kulturor, shkencor e të artit.

-Poashtu, gjatë nëtorit dhe dhjetorit të vitit 2019, Shoqata për Trashëgimi aplikoi në konkursin e shpallur të Këshillit Nacional shqiptar më tri projekte:

1.Konferenca shkencore: Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare”

2.Edukimi i3 të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezentimi I vlerave të trashëgimisë kulturore

3.Pjesëmarrja e Shoqatës për Trashëgimi në Manifestimin tradicional kulturor “Festa e Plisit të Bardhë në Tiranë dhe

4.Me programin e punës për vitin 2019.

-Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë u themelua më 16 tetor 2010.

Ajo që nga themelimi deri më sot, më vitin 2019 pati aktivitete të shumta dhe veprimtari të bollshme.

Shoqata për trashëgimi pa ndihmën e donatorëve nuk do të mund të kishte suksese në organizimin e aktiviteteve dhe veprimtarisë së saj. sidomos ndihma e donatorëve ishte shumë e mirë se ardhur në organizimin e 10 konferencave shkencore dhe botimin e 11 librave.

Andaj, Shoqata për trashëgimi me rastin e mbarimit të vitit 2019, vit shumë i sukseshëm për aktivitetin dhe veprimtarinë e saj i falënderon publikisht donatorët e shumtë të organizimeve të aktiviteteve dhe veprimtarisë së saj.

Xhemaledin Salihu, kryetar

Preshevë, janar 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora