E enjte, 23.01.2020, 08:52 AM (GMT)

Komente

Hysni Osmanaj: Për burrin e mirë ka hije edhe loti

E shtune, 11.01.2020, 09:32 AM


Për burrin e mirë ka hije edhe loti

Nga Hysni OSMANAJ

A u merzitet …A po mun’po mbahi per Bajram Nezen..Po, u merzitem, por po perpiqemi te mbahemi..Ani, per burrin e mire ka hije edhe loti! Jane disa nga mesazhet e shumta qe u shkembyen ato dite te funddhjetorit te vitit qe sapo lam, kur na erdhi i lajmi i hidhur per ndarjen nga jeta te shokut dhe mikut tone Bajram Neza, njerit nga bijte e shquar te Malsise se Gjakoves, me vlera dhe kontribute te vecanta kudo qe ka punuar dhe jetuar nder vite. Nuk eshte e lehte te shkruash per njerez te permasave te tij…sidomos per ne qe punuam shume vite se bashku ne ato kohe te veshtira, ku kujtimet, mbresat, pervojat dhe sfidat e perjetuara duhet kohe dhe shume laps e leter per ti risjelle ne kujtesen e diteve te sotme. Por edhe pa fole dicka nuk mund te rrime…Per mua ka qene privilegj te isha bashkepuntor i tij per shume vite.Para se gjithash ai ishter nje meues i shkelqyer, nje metodist model ne pune dhe ne jeten e perditeshme…Nje liber i hapur, ku secili qe donte kishte cfar te mesonte.E them pa droje se shume kuadro dhe specialist te brezit tim u rritem dhe u formuam si te tille, duke mesuar nga shembulli, keshillat dhe pervoja e tij, ku tipari me themelor ishte thjeshtesia dhe arti i komunikimt me cdo kategori dhe shtrese te popullit.

Bajram Neza erdhi ne Tropoje si kuader i formuar nga Kukesi, ku kishte sherbyer per reth 7 vite si k/inxhinjer ne SMT e atij rrethi dhe me nje pervoje edhe si i zgjedhur ne organet e pushtetit lokal. Nuk zgjodhi rrugen e privilegjeve andej nga Tirana apo ne institucionet qendrore, ku i plotesonte te gjitha kriteret, por erdhi per ti sherbyer vendlindjes me deshire dhe pasion. Si rralle kuader tjeter, ai qendroi ne postet me te larta drejtuese te rrethit Tropoje per nje kohe relativisht te gjate… Erdhi djale i ri, me enderra dhe pasion per ti dhene vitet me te bukura te jetes Tropojes se tij.. erdhi me floke te zi dhe iku nga Tropoja me floke te bardha si borat e bjeshkeve te saj. Ato i falen bardhesine e tyre, ndersa ai u fali bardhesine dhe mirsine e shpirtit dhe zemres se tij..Te tille e njohen minatoret, gjeologet, sharrtaret, ndertuesit, bujqit dhe blegtoret,punonjesit e shendetesise, te arsimit dhe kultures, vetranet, te rinjete dhe te moshuarit, intelektualet, kuadrot dhe specialistet e te gjitha fushave… qe i deshi dhe e deshen dhe e respektuan aq shume, duke u fituar zemrat dhe mbetur miku i te gjitheve….Vlerat dhe kontributi i Bajram Nezes eshte i misheruar ne arritjet dhe zhvillimet transformuese teTropojes per gjithe ato vite qe ka qene drejtues atje…Nuk do sjell shifra, mbasi ato jane te prekeshme ne cdo fushe te jetes ekonomike, kulturore dhe ate shoqerore. Vitet e fundit te punes u ngarkua me detyren e kryetarit te komitetit ekzekutiv te rrethit Gramsh… Si e keni kryetarin, e pyta nje mikun tim nga Gramshi... do kishte qene fat i madh per ne, me tha, sikur te kishte ardhur ky burre para 7-8 vitesh. Pra, edhe ne nje rreth te larget dhe te pa njohur per te, arriti leje nje emer te mire dhe shume te vlerauar.…Edhe pse ne vitet e pensionit jetoi midis Tiranes dhe New Yorkut, duke u perballur edhe me fatkeqesi familjare sic ishte  ndarja para kohe e djalit, si rralle kush arrinte te sfidoi dhimbjen, dinte te ruente me nje kujtese brilante lidhjet me shoket dhe miqte e shumte tropojan, gramshiot, tiranas apo ne cdo cep te vendit…te cilet nuk i kan munguar asnje here. Nje burre si Bajram Neza, leshon vend te madh, per familjaret, te afermit, shoket dhe miqt e tij.. Ndaj e kemi te veshtire te perballemi me mungesen e tij fizike…E fjala lamtmire ne ket rast nuk ka vend..nuk mund ta themi, mbasi ai do jetoi gjate ne memorien e atyre qe e njohen, por edhe te atyre qe do lexoine e degjoine per  ket personalitet te madh te Tropojes.

Tirane, Janar 2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT